“Kam qenë e shqetësuar me disa procedura të votimit gjatë zgjedhjeve të institucioneve. Për këtë arsye, presidenti duhet të zgjidhet nga populli, në mënyrë që të mos ketë ndonjë lloj presioni dhe loje në Parlament”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.
Ajo theksoi se nuk mund të gjykoj për shkak se nuk i di detajet e Kushtetutës e as rregullat e procedurave se si zgjidhet presidenti.
Tash kemi Qeveri të re dhe mendoj se do jetë shumë e rëndësishme që kjo Qeveri dhe koalicioni në Parlament të ecë shumë shpejt me miratimin e Ligjit të ri zgjedhor, i cili do të siguronte se në të ardhmen, gjatë zgjedhjeve, nuk do të përsëriteshin parregullsitë që i kemi pare, shtoi më tutje Lunacek.
Sipas kësaj eurodeputete, nuk duhet të ketë më vetëm një zonë zgjedhore për Kosovën, por disa. “Ka shumë çështje që duhet ndryshuar në Ligjin e ri zgjedhor, që është premtuar edhe nga kryeministri Thaçi.
Mendoj se për të treguar se ka gatishmëri politike për t’i ndryshuar gjërat dhe që në të ardhmen të mos ketë mashtrime dhe parregullsi, Kuvendit i ri dhe koalicioni duhet ta miratojë këtë ligj sa më parë”, ka thënë eurodeputetja austriake.
Comments are closed.
Presidenti zgjidhet nga populli
Gjygjtaret e larte te zgjidhen nga populli
Prokuroret e larte zgjidhet nga populli
Presidenti te zgjidhet nga populli dhe te kete me shume kopetenca