Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Marc Perrin de Brichambaut ka deklaruar në Tiranë se nuk i duhet ndërhyrë prokurorisë në hetimin e 21 Janarit. Në një konferencë për shtyp së bashku me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ai ka deklaruar se mbështesin një hetim të pavarur dhe të gjithanshëm. Duke folur për zgjedhjet, ai tha se do sjellin monitorues për zgjedhjet lokale.
“Ne do të sjellim një grup për monitorimin e zgjedhjeve lokale. Unë besoj se Shqipëria ka përpara një të ardhme të shkëlqyer, ndaj ne do ta mbështesim atë për të qenë një anëtare sa më aktive në 56 vendet anëtare të OSBE dhe si një anëtare aktive e NATO-s”, tha ai.
Comments are closed.
nuk bejne gje vezhguesit tend zoteri zgjedhjet e regullta duan vullnet politik dhe regulla te forta dhe te drejta loje , pa to nuk ka vezhgues qe mund te beje detyren tamam sic duhet , e pame dhe me 2009 se cfare qene ne gjendje te benin vezhguesit tuaj !
Jo mo ti,ne s’po nderhyjme fare…Ne po presim se kush do ti kete vrare ata te shkrete,se kush do kete dhene urdhrin,se kush eshte shok bulevardi dhe kush shet fara ne bulevard.Moski frike se do nderhyjme ne,ne ne terezi e kemi,nga nje tubim ne muaj,per te premte,gjer ne Pashket!