Arvizu: Mbështesim reformat e ndërmarra nga qeveria

1 Mars 2011, 10:47Politika TEMA

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka vlerësuar reformat e qeverisë shqiptare dhe ka theksuar se qeveria amerikane do të vijojë t`i mbështesë këto reforma.

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të qendrës së tatim-paguesve në kryeqytet ambasadori Arvizu theksoi se qeveria shqiptare ka realizuar reforma të suksesshme dhe investime domethënëse. Sipas tij hapja e kësaj qendre tregon se si mund të rritet transparenca dhe shërbimi cilësor për klientët.

“Teknologjia e fjalës së fundit dhe mjedisi mjaft i përshtatshëm i kësaj qendre tregon gadishmërinë e qeverisë për të qënë të hapur dhe transparent” theksoi Arvizu.

“ORA NEWS”

11 komente në “Arvizu: Mbështesim reformat e ndërmarra nga qeveria”

  1. jani says:

    po ky delli, po na shfaqet si fanti spathi!
    sa here behen inagurime ky eshte ne krah te ketij dellit tjeter!!!! cudi

    1. sociologu says:

      Portreti i Ismail Qemalit duket hapur se eshte shume here me finik se keta dy “burrat e shtetit” poshte tij….

  2. LexuesiTemes says:

    …ashtu si mbeshteti ambasadori Dell zgjedhjen e presidentit te kosoves… hihihiiii..

    – Njeri ketej thote qe “Berisha eshte burre shteti se ma degjoi fjalen mua (keshtu qenka burri shtetit!!)”
    – Tjetri andej “perpiqet me sms qe te beje nje “Burre shteti” (dhe neser do thote qe “eshte burre shteti se e kam bere une)”,

    A nuk duket interesant kjo lloj ‘diplomacie’?!? Po normale, diplomaci “for Dummy”
    Ok, kane mbrapa fuqine e shtetit me te madh, dhe e perdorin (nuk ma nxe goja te them; perfaqesojne shtetin me te madh).
    Por te pakten ose ta bejne punen me me zgjuarsi, ose mos thone qe te gjithe kete po e bejme per ju, per interesin e popullit Shqiptar!!

  3. LORA says:

    Ky Arvizu qenka arixhi i vertete.Absurditetet qe ky i pershendet si reforma,per mua,jane tregues i patjetersueshem i shitjes se interesave te vedit tim nen cmimin”1 euro” me te njejtim ritem si daljet publike te Arvizut.Them se keto jane kohrat me te zeza qe po jetojme por e kemi plotesisht Ne,POPULLI SHQIPTAR, ne dore te themi NDAL.

  4. velo says:

    Arvizu dhe Dell. Me falni po si i thone “njeri pordhes tjetri patkoit”Dhe jane te dy della per zot. Taksirati yne te degjojme pordhet e tyre.

  5. ...question says:

    … me fal po keta amerikanet nuk kane ndonje metode me te sofistikuar per ti shprehur mbeshtejen e palodhur ne publik per liderit tone, se keto metoda na jane shpifur qe ne 1992 kur ai ambasori tjeter dilte ne fushate hapur me Berishen.
    Amerikanet edhe pak do te behen shume antipatik ne shqiperi, kur te dale wikileaks per shqiperine, sepse kane qene ata qe kane lobuar per kufirin detar qe ia dhuronim greqise.

    1. sociologu says:

      plotesisht dakort!

  6. Falcon says:

    ..dhe ne ta meshtesim ..zoti arvizu.. deri ne fund!

  7. zjarri says:

    zoti Baza, Akome me ket (fytyr)!..Boll kemi parre keto fytyr! te shemtuaro, gjakun e mbledhur ndaj hallemedhenjve te vrare e te plagosur ne Gerdec, 21 janar, gjak ne rruge 4 te vrare 100 indera te plagosur,ky tip me tip Sali agjent ne ora 16.00 deri ne 17.55, qeshnin me Sale PAZARE jo vetem per xhepat po PO per valizhet..ndaj ne protestojme BOLL me keta tipa si;” Sala dhe keti tipi eshte ofendim t’i thuashe amerikan! fytyra e ti as e zeze dhe as e verdhe, vetem nje zote e di..”NE SHQIPTARET TE NGRIHEMI NE KEMBE “keta halabak kafenesh, Ka shume borxhe per te paguar..

  8. mendimi_im says:

    Deri tani ishit ju qe e benit uncle Sam (USA) si vendi me demokrat dhe me parajse ne bote, ishit ju qe e benit uncle Sam si shpetimin e shqiptareve etj etj
    ishit ju qe brohorisnit rrofte Uncle Sam, rrofte Uncle Sam, rrofte Uncle Sam
    Tani qe uncle sam po e nxjerr ne fushe fytyren hipokrite dhe po e kuptoni qe cdo hap eshte ne interes te tyre dhe jo te shqiptarev ckeni?
    U zhgenjyet? ?
    hahahaha
    Kur te ju hapen syte juve dhe ta marrni vesh qe demokracia qe ofrohet eshte skllaveri do te jete vone
    ?

    Jeni ende te ri, do mesoni. Por edhe do ta pesoni saqe te ju thyhen dhembe e dhemballe.
    Nje thenie nga thote:

    “Nuk te ban shpi komshia, por puna jote”

    1. sociologu says:

      mendimi-im ke te drejte per disa parime themelore te qyteterimit shteteror!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje