NANO NEWS

1 Mars 2011, 17:47Politika TEMA
NANO NEWS

Protestuesit zaptojnë selinë e Guvernatorit të Wisconsin

Përmbledhje e lajmeve të ditës parë nga këndvështrimi i gazetarit dhe analistit Mustafa Nano. Marrë nga respublica.al

Kjo është Amerika

“Po kalon pa shumë jehonë në media-n shqiptare ngjarja ndoshta më e rëndësishme politike në SHBA këto ditë. Në shtetin e Wisconsin-it, protestues të shumtë që kundërshtojnë masat e guvernatorit të sapo zgjedhur me votë popullore të shtetit (pra, presidentit/kryeministrit) kanë zaptuar Capitol-in (pra parlamentin e shtetit). Jo vetëm që askush nuk i qëlloi me armë, por askush nuk përdori forcë ndaj tyre edhe pse kanë zaptuar një institucion shtetëror. Madje policia vendosi që nuk do të bëjë asnjë përpjekje për nxjerrjen e tyre forcërisht nga, të themi, “tempulli i demokracisë”, “institucioni më i rëndësishëm” etj. etj., i Shtetit te Wisconsin-it. Mbas dy javësh “pushtimi” të institucionit, protestuesit kanë filluar sot ta braktisin godinën për shkak të nevojave personale. Kështu i trajton Amerika qytetarët e saj protestues. Çdo krahasim, kontrast apo koment tjetër do të ishte i tepërt. Çdo kush mund ta kuptojë vetë ndryshimin midis demokracisë, pra pushtetit të popullit, dhe autokracisë, pushtetit të një individi.” Sa më sipër më ka ardhur nga adresa [email protected] ……com. Është një vëzhgim, të cilin e miratoj 100%. Dhe shtoj: kjo është Amerika; nuk është as Arvizu-ja, as Countryman-i, as Clinton-i, as Obama.

Jemi njësoj shqiptarë

Nga adresa elektronike [email protected]…..com më ka ardhur ky koment: “Tek Nano questionnaire ju keni edhe një pyetje në lidhje me unitetin Kosovë-Shqipëri, diçka e tillë. Shumica e të intervistuarve janë përgjigjur se shqiptarët, në të dy anët e kufirit janë të njëjtë, me pak dallime të vogla e të papërfillshme. Është një mendim që e ndaj edhe vetë. Por kur lexoj komentet që shkruhen në shkrime gazetash online, rrëqethem kur shoh se ekziston urrejtje mes nesh. Ashtu si edhe tmerrohem me lehtësinë se si ne, këtu në Kosovë, etiketojmë të gjithë ata që në Shqipëri janë me Partinë Socialiste si sllavo-greko-ortodoksë apo ku di unë. Dikush mund të thotë se s’ia vlen të merremi me komentues anonimë gazetash online, se ata s’janë asgjë para atyre personaliteteve që ju i keni intervistuar e që na mbushin mendjen se uniteti mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit është “i çelniktë”. Sidoqoftë, një shije e hidhur të vjen kur lexon komente si në artikullin më poshtë: http://www.shekulli.com.al/2011/03/01/biznesmeni-kosovar-aksidenton-ish-te-dashuren-kengetaren-emmy.html. Të njëjtat komente, mbase edhe më keq, janë në shkrimin me të njëjtën temë tek Balkanweb. Të fala.” Sa më sipër jua solla me bindjen se ky koment mund t’ju bëjë të reflektoni lidhur me këtë çështje.

Komisioneri Fuele “preferon demokracinë, e jo stabilitetin”

Komisioneri i BE-së Stefan Fuele (Kush është ky? Është ai i “Krokodilit” në Strasburg –MN) ka dhënë disa deklarata “të forta” dje në parlamentin europian. Është nga të rrallët politikanë të kontinentit të vjetër që merr guximin të bëjë një autokritikë për qëndrimin e Europës lidhur me diktaturat e diktatorët e Lindjes së Mesme. “Europa nuk e ka ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të forcave demokratike në këtë rajon”, tha ai duke iu referuar vendeve arabe që kanë zënë të lëvizin kundër regjimeve të tyre. “Ne të gjithë kemi kërkuar stabilitetin në kurriz të demokracisë, e për këtë arsye kemi mbështetur regjime autoritariste. Turmat në Tuniz, në Kairo e gjetkë kanë luftuar këto ditë në emër të vlerave, tek të cilat besojmë ne të gjithë. Dhe ne duhet të përpiqemi me ta e për ta, e jo më me diktatorët që s’e kanë për gjë të vrasin në emër të pushtetit të tyre. Ne duhet të mbështesim frymëzimet demokratike në Afrikën e Veriut, ashtu siç bëmë në në vitin 1989 në Europën Lindore. As frika prej emigracionit, as interesi për naftën, as shqetësimi për ndikimin e qarqeve të forta islamike, nuk duhet të na bëjë që të kalojmë në plan të dytë mbështetjen për demokracinë në këtë rajon të rëndësishëm”, vijon ish diplomati çek, tanimë nga posti i komisionerit që mbulon zgjerimin dhe politikat me vendet fqinj të BE-së. Është hera e parë që bëhet një apologji lidhur me politikat e Europës ndaj regjimeve të Afrikës Veriore. Vetëm ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka bërë një gjysmë mea culpa deri tani, kur u shpreh (në blogun e vet) pas asaj që ndodhi në Tunizi, se “ne kemi dështuar në marrëdhëniet me Tunizinë”. Edhe diplomati i lartë finlandez, Alexander Stubb, eci kësaj udhe, por me tone më të kontrolluara. Të tjerët kanë vijuar të flasin nga llogoret e real-politikës.

Pacolli përcjell mesazhet e para si president

1. Duhet t’ju them se unë jam President i gjithë kosovarëve, pa marrë parasysh përcaktimin e tyre politik, fetar. 2. Mund të them se jeta ime është një histori e suksesit. Suksesi im, rrugëtimi im, normalisht nuk ka qenë i mirëseardhur për të gjithë. Është e pamundur që të mos përflitet puna ime – një kosovar i thjeshtë që shkon në një shtet demokratik, në një shoqëri demokratike, në një shoqëri super të zhvilluar ekonomikisht, në qendër të Zvicrës dhe aty të bëhet faktor me punën e tij. 3. Një tjetër premtim ka qenë që Presidenti të zgjidhet prej qytetarëve. Kjo ka qenë dëshirë e imja prej kur kam hyrë në politikën e Kosovës. E dini mirë se unë jam kritikuar kur e pata bërë këtë propozim. Tani të gjithë janë dakord me propozimin tim. Madje edhe zyrtarë të lartë nga Brukseli e mbështesin këtë ide. 4. Kemi tani dialogun me Serbinë, me të cilën kemi çka të bisedojmë. Jam i lumtur që tani bisedojmë prej dy pozitave të barabarta. Dhe e kemi bërë me dije se nuk ka diskutim për statusin e Kosovës, për integritetin territorial apo ndarjen e Kosovës. 5. Qëllimi ynë është që gjatë këtij viti të arrijmë deri në 100 njohje [ndërkombëtare]. Kjo duhet të ndodhë. Nuk mund të ketë shmangie nga ky qëllim. 6. Kam një respekt shumë të madh për familjen Rugova…. Unë nuk jam tash deputet i Kuvendit të Kosovës, por po të isha, do ta kaloja mandatin tim duke e ulur afër meje Ukë Rugovën, por pa paragjykime për askënd. 7. Dua t’ju them se unë vizitën e parë do ta bëj në Shqipëri. Këtë javë do të caktohet edhe agjenda. Jam jashtëzakonisht krenar që vizitën e parë e bëj në shtetin shqiptar. Biseda të cilat do të zhvillohen pa përkthyes. 8. Unë dëshiroj të theksoj se e dua shumë bashkëshorten time.…. Bashkëshortja ime është e përgatitur që ta përcjellë burrin e saj në çdo sfidë që vjen…. nuk jam i zhgënjyer që e kam një bashkëshorte që vjen nga Rusia, e cila nuk është ruse, por e ka shtetësinë ruse.

Për BBC-në nuk u ndje askush

Nuk ka më BBC në gjuhën shqipe – ky lajm u injorua pothuaj nga të gjithë. Të paktën unë nuk munda të regjistroja ndonjë vëmendje ndaj këtij lajmi (përjashtoj një shkrim të Ilir Kadisë, i cili, bash për shkak të faktit që ka qenë gazetar i këtij media-je, e thekson më shumë “shkretimin”). Gjatë kohës që BBC në shqip egzistonte, mund të dëgjoje tek-tuk ndonjë që e mburrte këtë stacion radiofonik (dikush edhe duke mburrur veten, që e kish dëgjuar BBC-në në kohë të egra, në vitet ’50 e ’60, atëherë kur të tjerët dëgjonin gjithë qejf radio Tiranën), ndërsa tani që BBC na ka lënë shëndenë, s’kujtohet askush. Pse? Mos vallë ngaqë BBC-ja nuk e ka më atë rëndësi që ka pasur pas luftës së dytë e botërore apo në vitet e para pas përmbysjes së komunizmit? Nuk e di. Ajo që di të them është tjetër gjë: BBC-ja në shqip është pjesë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë; e historisë së media-s po se po.

Miniera e Thompson-it dhe Michael Moore-i

Michael Moore nuk përton ta thotë të vetën lidhur me çështje e shqetësime të natyrës publike. Është progresist. Tepër progresist. Kjo gjë duket dhe tek shkrimi i sotëm i tij në huffpost.com. Po publikoj një pjesë: “Amerikanët nuk dinë gjë prej gjëje për Thompson-in e Kanadasë, dhe për ndeshjen që po bëjnë atje me kompaninë braziliane në fushën e minierave, Vale. Mund t’iu ngjajë një vend i largët, dhe mund të kenë nevojë për një hartë që ta gjejnë se ku bie (Thompson-i). Kështu do ndodhë gjithmonë për sa kohë media amerikane do të kujtohet të flasë për kanadezët veç kur bëhet fjalë për Justin Bieber-in. Këto ditë atje janë duke bërë një betejë; është një betejë e ngjashme me atë që po bëhet në Wisconsin, apo me atë që u bë në Egjypt, ku klasa e mesme (middle class) ka fituar vetëm round-in e parë. Dhe me siguri amerikanët nuk e kanë ditur – sepse kanë qënë të zënë me ngjarje mbi Justin Bieber-in – që Gamal Mubarak, djali i diktatorit egjyptian dhe i preferuari i tij si trashëgimtar, ka punuar për vite të tëra për Bankën e Amerikës (Bank of America.) Kanadaja nuk është si SHBA-të, pasi është ende një vend që i përket botës së parë, ku korporatat nuk mund të egzistojnë nëse nuk mendojnë për interesin publik. Sa për minierën e Thompson-it, këtë e zotëronte para ca kohësh një korporatë kanadeze me emrin Inco, e cila drejtonte në paqe e në marrëveshje me sindikatat dhe e cila bënte një shpërndarje të drejtë fitimeve. Puna u prish kur Inco u ble nga Vale në vitin 2006. S’kaloi shumë kohë dhe kjo kompani braziliane zuri të dhunonte kontratën e lidhur me qeverinë, mbi bazën e së cilës ishte e detyruar të bënte një shpërndarje më të mirë të fitimeve e të mirave. Dhe plasi greva më e gjatë në historinë e asaj miniere. Mirëpo askush nuk flet në Amerikë. Në Amerikë flasin për Justin Bieber-in.”

Pasaktësi (e padëmshme) e guvernatorit të Veneto-s

Guvernatori i Veneto-s, Luca Zaia, teksa u bë këto ditë pjesë e debatit e të shqetësimit lidhur me dyndjen e afrikanoveriorëve në brigjet e Italisë së jugut, u shpreh, se “nuk kemi ndërmend t’u vëmë pushkën këtyre të shkretëve, por nuk duam që të ndodhë si me shqiptarët në vitin 1991, mes të cilëve kish dhe njerëz të sapo dalë nga burgjet”. Guvernatori Zaia ngatërron vitin 1991 me vitin 1997. Përveç kësaj, paralelizmi nuk shkon dhe për një gjë tjetër. Shqiptarët në vitin 1991 po iknin prej mizerjes, e jo prej regjimit komunist që ish përmbysyr atëmot. Ndërsa afrikavoveriorët janë duke ikur prej luftrave civile, apo prej dhunës së regjimeve diktatoriale. Kështu që shqiptarët nuk hyjnë fare në këtë mes. Të kuptohemi, nuk është se na ka fyer me atë që ka thënë (s’ka pasur asgjë fyese në fjalët e tij). Thjesht s’ka qënë i saktë.

Hetim i plotë dhe i gjithanshëm?

E keni vënë re se të gjithë të huajt që vijnë nuk harrojnë të thonë, që “prokuroria duhet lejuar të bëjë një hetim të pavarur, të plotë e të gjithanshëm për ngjarjet e datës 21 janar”. Do të mjaftonte të thoshin “hetim i pavarur”, por ata shtojnë dhe “të plotë e të gjithanshëm”. Dhe me këtë duan të thonë, se duhet të hetohen dhe protestuesit. Ka rëndësi kjo? Nuk ka ndonjë rëndësi, pasi protestuesit në rastin më të keq do të dënohen me ca javë burg, dhe kaq. Pse e thonë, atëherë? E thonë ose ngaqë ua kërkon Berisha në emër të objektivitetit, që duhet të demonstrojnë në Tiranë, ose ngaqë gjenden në efektin e versionit apo propagandës së Berishës, me të cilat ky i fundit na bombardon ditë për ditë. Thoni ç’të doni, ai ia ka arritur qëllimit të bëjë njësh krimin e vet me dhunën e protestuesve të armatosur me çadra. Të paktën, në ligjërimin diplomatik.

11 komente në “NANO NEWS”

  1. dymi says:

    Nuk e di ne se e keni vene re,se te gjitha keto mini lajme(ne pamje te pare apo per nga sasia e rrjeshtave) kane nje gje te perbashket: Flasin per demokracine e mirfillte, ne kuptimin se si duhet te sillet pushteti, edhe ai i sapozgjedhuri me vota te popullit, me zemerimin e popullit, madje edhe kur ky (populli) e tepron me kete zemerim.
    Po kujt ja thua o Mustafa i gjore “kreut te shpellareve apo shpellareve te bindur ” qe jane krejtesisht te sigurte se doktori thote gjera te mencura e te drejta edhe kur mender teje e te tjereve leshon dite e nate vetem pordhe nga poshte e nga larte.

  2. dorand says:

    o nano rrenacaku.. ne wisconsin jane sindikatat qe bejne demonstrate sepse qeveria ja ngrejti premiumin e tyre per te paguar sigurancat shendetesore dhe ka lene deren hapur ligjeve per uljen e rrogave….. po asnje per atyre sidikaliste nuk i vuri zjarrin makinave apo rrahu policine… po ti meqe paske kaq info per ameriken te te pyes une ty po sikur demonstruesit te djegin makina perpara shtepise se bardhe ne washington e te duan te hyne me dhune ne shtepine e bardhe a sme thua ti o pellumb i demokracise cfare do te ndodhi? demokracia do me thene zbatim ligji e po nuk e zbatove do ndeshkohesh… meqe ke info per ameriken kur te ndalon polici me makine per kontroll dokumentash provoje te ngesh dore kundra tij se te cojne te takosh zotin para kohe. o nano po pse e ke zanat te frysh njerzit o njeri po cfar gazetari je ti?

    1. ed says:

      ti o zoteria qe njeh shume mire ameriken c.rendesi ka se kush i organizoi protestat sindikata apo opozita ,,,nje fakt eshte u protestua dhe pati dhune u hy ne parlamentin e shtetit qe dhe ky eshte institucion qe voton ligje si c.do parlament .protestat shkaktohen aty ku ka probleme , amerikanet nuk kane probleme me shtepine e bardhe se aty nuk eshte nje diktator apo se paku nje autokrat , po po qe se do te jete nje dite jam i sigurte qe dhe aty do te hyjne ,,,ndersa kur krahason policine amerikane me ate shqipetare eshte sikur te krahasosh obamen me berishen !!!!!! eshte e vertete qe po te ndalovi police dohet ti bindesh dhe po bere levisje te dyshimta mund te te qelloje por ama si individ!!!jo ne turme ne tubim !!!! ke qene ne rajonet e policise ne amerike zoteri ??? une pata fatin e keq por edhe te “mire ” te jem ne qelite e policise, te gjykates dhe ne qeline e burgut ,,,
      askush nuk me ofendovi , me goditi , me shtyvi , me mbeshtyvi , perkundrazi dhe kur te hidhnin prangat te thoshin zoteri , te linin te merje ne telefon familjen, te pyesnin a je semure , dhe po qe se kerkoje buke te sillnin dhe ushqim … i ke pyetur ndonjehere apo je interesur te mesosh si u trjatuan ata 112 veta qe u arestuan ne demostrate ? pyet nje here dhe pastaj na jep leksione per policine amerikane!

      1. dorand says:

        o edi car dhune pati o edi une te them qe ky genjen. ata moren leje gjykata vendosi qe eshte e ligjshme te bejne proteste ne kapitol dhe asnje qime floku e policeve u prek me beso kur te them se une kam qene ne wisconsin para 3 ditesh se e mbuloj kete ceshtje per gazeten amerikane qe punoj. me beso kur te them ky genjen nuk pati dhune nuk paten arreste shumica e protestuesve jane mesuese po cfare dhune.

      2. dorand says:

        o edi te paskan kapur pa patetnte a po insurance se po te te kapnin qe ke qelluar apo edhe kercenuar polic te shofesh ti se car te ndodh. Po rri o edi se qeke ne amerike e na tregon per policin ktu. Ktu or mik te SHKRIJNE TE SHKRIJNE po e preke policin e kupton ti TE SHKRIJNE. provoje po deshe

    2. sociologu says:

      Mustafa Nano ka treguar se eshte njeri me dinjitet dhe guxim patriotik. Nqs ti Dorand nuk arrin te kuptosh mesazhin e artikullit te tij, duhet te shkosh e te jetosh njehere me shqiptaret aje ne Shqipei e te qash hallet me ta. Ne Amerike, 200 vjet perpara u vrane 5 amerikane nga forcat mbreterore angleze dhe ajo ngjarje e mori emrin si Boston Massacre. (Lexo historine, per kete dite qe Amerikanet e festojne si dite te historike neper librat e tyre.) Amerika nuk shquhet per sindikalizem te forte si ne Evrope!!! Por edhe sikur te ishin vetem sindikaliste ata ne Wisconsin -sic thua ti- perseri jane lejuar te protesojne. Nqs Obama apo bashkiaku i Wisconsit do te vidhnin miliona dollare hapur sysh, te siguroje une se edhe makina do digjnin e prape nuk do denoheshin me vdekje. Sa per M.Nanon, ka 2 milione shqiptare qe e vleresojne, edhe pse nja 2 a 3 si puna jote nuk jane dakort.

      1. dorand says:

        sociologu ne amerike vidhen triliona dollare nga ata qe kane kontribuar ne zgjedhjen e presidentit.
        1 shembull per ty. kur amerika nxjerr bonot e thesarit per shitje i benk banka federale. banka federale ja jep me nje cmim te ulet fare Goldman Sachs qe kontriboi shume ne zgjedhjen e obames. Asnje banke apo individual nuk ka te drejte te bleje direkt nga Banka Federale pervec GS GS ia shet ato brokerave qe me vone ia shesin publikut. vetem ne 3 vitet e fundit amerika ka nxjerre ne shitje 3.3 trilione $ ne bonde. tani me thuaj ti pse GS i merr te gjitha kontratat per shitjen e bondeve?

        1. dorand says:

          une sociologu e kuptoj pse nano e shkruan kete por ai ka shtremberuar faktet dhe ai qe shtremberon faktet per interes te tij apo kujtdo nuk quhet gazetar apo kontribues po mashtrues qe nxit masen drejt veprimeve te caktuara per interesa te caktuara

    3. raimondi says:

      —Nuk ka nevoje te pyesesh Nanon ti —por Shtepia e Bardhe ketu nuk ja lejon vetes keto qe ben Sala
      Sepse ne Shqiperi opozita kerkon te numerohen votat dhe ka 2 vjet qe proteston dhe Shtepia e Bardhe e Sales nuk e ruan fare—-Kur OSBE tha qe 1/3 e votave jane te manipuluara
      Ndersa ketu ne USA ne zgjedhjen e Bushit , u kontestuan votimet vetem per 600 vota ne Florida
      dhe direkt ato vota u rinumeruan edhe njehere -Shiko sa I pergjegjshem tregohet shteti ketu
      Ne 400 milion banore , u kerkua te rinumerohen edhe njehere 600 vota se mendohej qe ishin manipuluar -dhe ata i rinumeruan———-Pra nuk harrin gjendja deri tek djegja e makinave

      Ne Shqiperi 3.5 milion banore , U deklarua boterisht qe 1/3 e votave ishte keq perdorur, e manipuluar
      dhe megjithse opozita beri 2 vjet proteste , pushteti as qe e vuri ujin ne zjarr fareeeeee
      Ndaj dhe digjen makinat e policise atje —ok?

      –Ne kete artikull qe flet Nano , ai nuk genjen aspak ———Cdo gje qe thote Nano eshte mese e vertete tamam ashtu sic e thote Nano
      Vecse ajo fjala e Michael Moore duhet marre me rezerve , sepse ai eshte njecike extremist i majte
      -Por sidoqofte ato qe thote Nano jane Plotesisht te verteta
      Ne fakt Michael Moore i trajton tamam ashtu sic thote Nano, por keta analistet politikane qeshin kur e bejne krahasimin e Wisconsin me Egjyptin hahahahaha —Eshte edhe gallate ne fakt ky krahasim,megjithse CNN e quajti ne fillim si Sindromi i Egjyptit dhe Libise, por njerzit ne Wisconsin jane nxehur shume se ju kane hequr benefitet hahahahaha , sepse ketyre ketu nejcike t’ju levizi paga ,bejne namin-,
      Nuk jane si ne qe i mbylli Sala fabrikat e uzinat dhe i hodhi njerezit ne ruge , edhe asnje nuk u ndje, …… se aq tru kemi ,
      Na mungoin kurajua qytetare si ne ,por nuk kemi as Intelektuale me kurajo qytetare–Kjo eshte fatkeqsia jone
      Ja vetem profesor Qosja thote ndonje fjale, se te tjeret as qe duan tja dijne per kombin e tyre,
      Jane nje –TURP QYTETAR

      1. Reflektimi says:

        Ne vijim te komenteve te mesiperme per ameriken, dua te tregoj nje histori ne zgjedhjet per obamen. Ime moter shtetase amerikane votoi ne zgjedhjet presidenciale, dhe une i kuriozuar sigurisht si shqiptar shqiperie i them po si vajti procesi. Mire me thote, po cfare dokumentash ju kerkuan i them. Cfare te kishe, me thote, por mund te votoje edhe pa dokument, mjafton te thoje emrin. Une u trasha. Po sikur te vije dikush dhe te votoj ne emer tend thashe si e garantojne ata? Po pse duhet te vije dikush dhe te votoje ne emer te tjetrit ishte pergjigjja nga ana tjeter. Kaq me mjaftoi per te mbyllur gojen dhe per te kuptuar sa larg jemi ne si shoqeri me shoqerine amerikane.

  3. beso says:

    Ne vitet’60 ne Amerike u mblodhen dy milione,dhe para Shtepise se Bardhe,dhe i kerkuan administrates te pushonte luften dhe masakren ne Vietnam,qe pastaj u pushua,sepse po ia kerkonin miliona amerikane.Dmth,sikur ti kemi rregulluar shume nga gjerat tona,dhe te shkojme para Halese se se Sali dallkaukut,dhe ti kerkojme te mos shkojne 140 ushtare ne Afganistan.Masakra e Salise ne 21 janar asqe mund te perfytyrohet,jo ne Amerike,po as ne vendet fqinje ballkanike,ndaj Salia nuk di me se ç’po ben,por flet si nje psikopat i mbetur pa ilaçe.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje