Kreshnik Spahiu takon Pacollin: Imazhi i 10 milion shqiptarëve është mbi të gjitha

2 Mars 2011, 12:01Politika TEMA

Një delegacion i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, i kryesuar nga nënkryetari, Kreshnik Spahiu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë. Ky delegacion u prit nga Presidenti i sapo zgjedhur z. Behgjet Pacolli. “Në këto çaste të vështira është e rëndësishme që Kosova, të jetë mbi interesat e partive politike dhe interesat e ngushta të politikanëve. Ne krenohemi për çdo përparim të Kosovës, ashtu siç brengosemi për çdo hap mbrapa. Kosova dhe Shqipëria si dy shtete dhe një komb, janë në të mirë dhe në të keqe së bashku. Çdo e keqe që ndodh në Kosovë apo Shqipëri, cenon imazhin e 10 milion shqiptarëve. Për këto arsye është e rëndësishme, forcimi i shteteve ligjore demokracisë së brendshme dhe imazhit shtetëror,” tha Spahiu.

Kreshnik Spahiu gjatë takimit me Presidentin Pacolli deklaroi për mediat se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri janë një komb, një gjuhë, një kulturë dhe kanë një të ardhme. “E ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës është evropiane”, tha Spahiu.

Në një njoftim të KLD, thuhet se “Pacolli vlerësoi rolin e Këshillit të Lartë të Dejtësisë dhe zv.kryetarit Kreshnik Spahiu për forcimin e pushtetit gjyqësor dhe shteti ligjor në Shqipëri”.

3 komente në “Kreshnik Spahiu takon Pacollin: Imazhi i 10 milion shqiptarëve është mbi të gjitha”

  1. raimondi says:

    Shume bukur Kreshniku—-Tamam keshtu duhej te silleshin politikanet tane –Ata duhej te krijonin nje bashkeveprim midis politikaneve te te dyja aneve te kufirit—

    Ky Kreshniku pse nuk krijon nje Parti dhe te gjithe do vene me te , se njerezit jane te gjithe patriote

  2. arsen says:

    Oree…ca nuk po degjojme!
    Nje spurdhiak Zv/Kryetar i nje Institucioni, shkon e ben deklarata me Presidentin e nje shteti?!!!!
    Ku e gjeni ket lajm more te uruar?!!!
    Po cfare ka bere Kreshniku per Shqiperine?
    Ka 4 vjet ZV/ kryetar dhe nuk pame te jete bere ndonje permiresim ne Gjyqesor.
    E filloi me nje ‘Liber te Bardhe” ku te gjithe juristet duhej te shkruanin per zgjidhjen e problemeve te gjyqesorit…Dhe cfare ndodhi???
    U vrane 26 veta e u shkaterua nje fshat i tere dhe akoma ska fajtore!!!!
    U vrane 4 demostrues te pa armatosur dhe Policia Shtetit nuk zbaton urdherat e Prokurorise
    Do Zoti po ben ndonje “veper” edhe per Kosoven ky “kreshniku” yne!!!!!

    1. Taras says:

      Cfare ka bere Kreshniku per Shqiperine?

      Kreshnik Spahiu po perpiqet te sensibilizoje bashibozuke dhe njerez pa gjak si puna jote qe e kane mendjen vetem per te mbushur barkun dhe te ngrohen ne diell ne tavolinen e ndonje kafeneje te piste.
      Akoma nuk e di se kush eshte ” spurdhiaku” Kreshnik Spahiu ?
      Po Greqia qe po perpiqet te ta fusi pa vazeline ? Po tani e di kush eshte Zoti Kreshnik Spahiu ? Akoma jo? S’ke faj. Ja me njerez me mentalitet si puna jote da na vije fundi.

      Tung dhe mos fol me budalliqe

Comments are closed.

Lini një Përgjigje