Ministri pakistanez për minoritetet, Shabaz Bhati, i vetmi i krishterë në kabinetin qeveritar, është qëlluar për vdekje sot ndërsa shkonte në punë. Atentatin e kanë marrë përsipër grupet talibane. Vatikani ka dënuar vrasjen e tij, ndërsa mësohet se Bhati ishte një nga luftëtarët më të mëdhenj të fjalës së lirë në këtë vend.