Pacolli: Kosova mund të ketë ligje të njëjta me Shqipërinë

2 Mars 2011, 13:16Politika TEMA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari z.Kreshnik Spahiu.
Sipas një njoftimi të Departamentit të informacionit dhe të komunikimit me publikun të Presidencës, Z. Spahiu uroi z.Pacolli për zgjedhjen në postin e Presidentit të
Republikës së Kosovës, duke i përcjellë edhe përshëndetjet e Presidentit Bamir Topi.
Presidenti Pacolli theksoi në takim se funksionimi i sistemit të drejtësisë është me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e një shoqërie, një shteti dhe për imazhin e tij në  përgjithësi. Në këtë plan, ia theksoi nevojën e krijimit të kushteve sa më të mira për punën e të gjithë atyre që janë pjesë e këtij sistemi shumë të rëndësishëm për shtetin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Ai gjithashtu e çmoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy shteteve, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, por edhe të arritjes së rezultateve në drejtim të  përmirësimit të përgjithshëm të imazhit të shqiptarëve në botë, imazh i cili mund të përmirësohet me shumë punë e jo me shumë fjalë, me një funksionim të tërësishëm të  ë gjitha segmenteve të shoqërisë sonë.
Presidenti Pacolli, krahas bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, u shpreh se askush nuk mund të na pengojë të aplikojmë ligje dhe standarde të njëjta.

“KD”

Lini një Përgjigje