Delhaize Group ka vendosur të blejë për 1.2 miliard dollarë rrjetin serb të supermarketeve Delta Maxi, në pronësi të Mirosllav Mishkoviç. Ky rrjet serb ka hyrë edhe në Shqipëri pasi ka blerë supermarketet EuroMax. Mishkoviç është një njeri i lidhur me regjimin e Millosheviçit, një nga njerëzit më të pasur në Europë, me rreth 2.8 miliard dollarë pasuri. Ai është mik me Damir Fazlliç, sekserin e familjes Berisha. Mishkoviç është përfolur në mediat kosovare si i lidhur me Postën e Kosovës, e cila ka hyrë në tregun shqiptar me operatorin e katërt celular PLUS, që nuk është gjë tjetër përveçse një grumbullim i biznesmenëve pranë familjes Berisha.