Ina Rama ftohet në Londër, merr mbështetje për hetimet e saj

2 Mars 2011, 17:58Politika TEMA

Prokurorja e Përgjithshme Shqiptare, Ina Rama përfundoi sot një vizitë pune në Londër me ftesë të Shërbimit Mbretëror të Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar. Programi i saj përfshinte takime me Drejtorin e Prokurorisë Publike, Keir Starmer QC, Prokurorin e Përgjithshëm, Dominic Grieve, QC MP, zyrtarë të Agjencisë kundcr Krimit të Organizuar (SOCA) dhe një vizitë në një gjykatë të Mbretërisë së Bashkuar.

Prokurori i Përgjithshëm Britanik tha se “vizita e Prokurores së Përgjithshme shqiptare ka qenë një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira, me një prej institucioneve kryesore ligjore të Shqipërisë.” Ai shpreson se “një bashkëpunim i tillë do të ndihmojë në forcimin e kapacitetit të Zyrës së Prokurores dhe në mbështetjen e tyre në përpjekjet për të dhënë rezultate të besueshme e të paanshme në hetimet në vazhdim”. Prokurori i Përgjithshëm Britanik ka shtuar se “institucione të forta, profesionale e të pavarura janë të domosdoshme për të konsoliduar demokracinë në Shqipëri dhe për ta sjellë vendin më pranë anëtarësimit në BE”.

4 komente në “Ina Rama ftohet në Londër, merr mbështetje për hetimet e saj”

  1. LexuesiTemes says:

    Qendro Ina Rama, mos e humb kurojon, toruan, drejpeshimin dhe drejtgjykimin; eshte koha e proves per personin tend, por me se shumti per institucionin e prokurorise. Eshte koha ne te cilen lihet shenje e perhershme!
    Degjo shume, por respekto instiktin, veten dhe llogjiken tende, dhe mos u ndiko nga sulmet, apo dhe nga lajkat.

  2. Arben007 says:

    Sado drejt qe te veproje kryeprokurorja Ina Rama, gjykatat do bejne te mundur qe asnje gjemb te mos i hyje ne kembe bashes, berishes, metes, eshte e kote te presim akoma nga Drejtesia, eshte e qarte qe duhet ta vendosim vete ne shqiptaret drejtesine ne vend me ane te protestave te fuqishme te pandalshme. Oktapodi i poshter sali berisha i ka nen urdherat e tij gjykatat shqiptare, me thoni a ka rruge tjeter perveç protestave te forta? Kjo opozita apatike, kur do behet opozite e denje per ne shqiptaret, kur do behet e guximshme e te na udheheqe ne protesta te fuqishme per te arritur vendosjen e drejtesise?!

  3. protesto says:

    vetem protestat e vazhdueshme e masive e shkulin Sali berishen nga te kater pushtetet,nese do ti referohesh punes se Ina Rames kesaj bizhuterie berishjane kujto si perfundoje korrupsioni i ruges Durres-Kukes apo tragjedia e Gerdecit pa harruar shume dosje krimi qe jane pluhurosur,apo kane kaluar afatet ligjore dhe bindesh katerciperisht se ajo eshte nje bizhuteri e xhaketave te kthyera te diktatures komuniste e bijve apo mostrave te saj.Protesto jane mijra viktimaq qe kerkojne drejtesi

  4. fule says:

    Cfare tu kete thene kolegeve Britanike? Qe nuk jam pjese e ndonje puci megjithse perdite qeveria me etiketon te tille.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje