Minoranca e femrave në mazhorancë është një problem, i cili ka shqetësuar vetë kryeministrin Berisha i cili ka vënë re se në parlament ka shumë pak gra nga ato prej vërteti. Edhe pse në strukturat e partisë, qeverisë apo të parlamentit ka më shumë burra se gra, me kalimin e kohës ata pak burra bëhen të urtë si gra ndërsa gratë po ngrenë zërin më shumë se burrat. Shto pastaj faktin që kryekuvendarja Topalli është më burrë se burrat.
Gjithashtu prurjet e reja në Partinë Demokratike të elementit femëror kanë sjellë një gjallëri të vecantë tek të pranishmit gjatë konferencave, mbledhjeve apo rasteve festive.
Ky fakt nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e kryeministrit Berisha i cili ka mbledhur “cunat dhe gocat e grupit” në një bisedë miqësore.
“Jo më kot në cetat e partizanëve kishte edhe partizane. Na duhen sa më shumë femra në strukturat e partisë dhe qeverisë. Ato mbajnë lart moralin për të fituar betejat ndaj okupatorit edvinist dhe na shërbejnë të kalojmë nga fitorja në fitorje” ishte shprehur kryeministri Berisha.
Sipas ministrit Lul Basha, “më shumë femra në parlament ulin banalitetin e sherreve pasi femrat shajnë më pak se burrat. Por edhe nëse u shpëton ndonjë fjalë e pistë, kur e thonë femrat tingëllon më ëmbël dhe nuk merret me keq”.
“Kur të ngrihen për sherr deputetët e opozitës, ata nuk do të kenë guxim të gjuajnë me grusht deputetet femra të mazhorancës. Ndërsa burrneshat tona mund ti kapin për flokësh e për zhelesh ata kokëpalarët e Edvinit”, ishte shprehur Paloka duke fërkuar nofullën.
Kol Olldashi tha se pjesëmarrja në mitingje është trefishuar vetëm nga fakti që do këndojë Ciljeta.
“Jam mëse dakort të kemi më shumë femra në parlament. Në këtë mënyrë jemi në rregull edhe me barazinë gjinore” deklaroi ministrja Bregu.
Në përfundim kryeministri Berisha ka dhënë udhëzime të vecanta që degët e PD në rrethe të freskojnë rradhët me hyrje të reja duke afruar sidomos femrat. Duke filluar nga datat 7 – 8 Mars të zbatohet skema “Një Gra – Një Gru”
“Lufta nuk bëhet vetëm me Azem Galica por edhe me Shota e Shkurte Pal Vata” shtoi Berisha.
*keshilliministrave.org
Comments are closed.
Thone se Hitleri vuante nga impotenca seksuale!
Nga njehere mendoj se Berisha me ane te Ciljetes po mundohet te tregoje se edhe ai eshte njeri si gjithe te tjeret, edhe ai ka dobesi njerzore per te bukuren, dhe per me teper dobesi per ate lloj te bukure qe shperthen nga te gjitha poret, me forma te lulezuara femerore, te cilen meshkujt e PD-se e kane shume qejf sikuse shihet nga fotoja!
Pra keshtu arrihet “humanizimi” i mostres politike dhe njekohesisht konfirmimi i “potences” siprore te shefit mbi meshkujt “luftetare” te partise se tij! Berisha i plakur ka nevoje per keto efekte marketingu qe te duket me i ri dhe me i fuqishem!
Po vendosen keto qe jane ne resme,si kandidate,ka rrezik do votoj dhe une per pd.
o sal po vendose ta besh kete pye edhe shaben imamin pyet edhe boden qe te ve cemimin se nuk ike me depotetet ne parlamente do tu mbetet koka ne banj po mir o bac masa sa ciljeta do ta ken lum si ju te pd per kete nder qe ju ka ber baca dhe tashti kendoni ate kengen BASHKONI SHOK OSE ATE TJETREN —SHTADHJET LEK DIATHE dhe kryetare gropit ciljata
Ja pse populli thote: “Pac fatin e kurves”. Ndaj dhe Sala sillet si kurve, me politike kurve, me politikane kurva. Kurveri hesapi mo, ca me thane me teper.
Ky Sala me duket eshte bere kurvar ..looooooooooool