Presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, bashkë me delegacionin që e shoqëron Kryetarin e Shtetit në vizitën zyrtare në Republikën e Hungarisë, u pritën sot në një ceremoni solemne në Pallatin Sandor nga Presidenti hungarez, Pal Shmit.
Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi ritheksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësi e politikës së jashtme shqiptare.
“Kryetari i Shtetit nënvizoi angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për bashkëpunim të plotë me Presidencën hungareze dhe delegacionin e BE-së në Tiranë në përmbushje të synimit për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE,” thuhet në njoftimin e presidencës.
Në përfundim, të këtij takimi, Presidenti Topi dhe Presidenti hungarez Pal Shmit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Comments are closed.
Bamiro futi i xhiro anej nga ana tjeter e lumit jane 24 hrs hap dhe mas ores 12.00 am nuk kerkojne I.D per me hy mren….!
kush po pyt per takimet e tjera…..
nuk ardhur per takim me pal shmit por mbase noj takim te fshehte me nanon se andej duket edhe pran lumit ne budapest