42 ditë nga 21 Janari, ngjarja ka mbetur vetëm tek retorika politike. Prokuroria do dërgojë në Gjykatë të Lartë lirimin e gardistëve

3 Mars 2011, 11:50Politika TEMA
42 ditë nga 21 Janari, ngjarja ka mbetur vetëm tek retorika politike.

UPDATE- Burime prane prokurorise thone se po pergatisin ankimimin në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të tre gardistëve të akuzuar për ngjarjen e 21 janarit. Gjykata e apelit i vlerësoi të pamjaftueshme të mërkurën provat për t’i mbajtur në qeli gardistët.

Takimi mes drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës me drejtuesin e Policisë së Tiranës, po shihet nga disa media si një ogur i mirë për shkrirjen e akujve në hetimin e ngjarjes së 21 janarit. Por kur po mbushen gati një muaj e gjysëm nga ngjarja, shqiptarët duhet të kënaqen vetëm me takimet e zyrtarëve që thonë se do zbatojnë ligjin. 42 ditë kanë shërbyer për të shkrirë akuj, që ende nuk dihen a janë shkrirë. Policia nuk ka ofruar hapur ndihmë për hetimin. Retorika politike duket po mban peng procesin, ndërsa pikëpyetjet e njerëzve janë të shumta. Besimi tek drejtësia është në pikën më të ulët të saj. Forumet e mediave gëlojnë nga pesimizmi i njerëzve se kjo ngjarje do mbyllet pa asnjë të dënuar. Sapo del një lajm se plumbat që janë qëlluar nuk janë të gardës, vlon gëzimi tek përkrahësit e mazhorancës së protestuesit mund të jenë vrarë nga opozita. Në skenë kanë dalë disa deklarime se në kryeministri ka pasur kompani private të sigurisë, por ende nuk është e qartë se a po hetohet nga prokuroria në këtë drejtim. Mazhoranca po e kryqëzon prokurorinë duke thënë se po nxjerr prova hetimi, edhe pse nuk shihen se ku janë këto prova. Dëshpërimi është i lartë dhe njerëzit po flasin më shumë për vetëgjyqësi nëpër forumë. Tensioni po ashtu është në nivele maksimale dhe qetësia në dukje e këtyre ditëve mund të jetë një iluzion. Për të mos folur më pas për faktin se nuk ka pasur asnjë përgjegjësi politike për katër të vrarë…

4 komente në “42 ditë nga 21 Janari, ngjarja ka mbetur vetëm tek retorika politike. Prokuroria do dërgojë në Gjykatë të Lartë lirimin e gardistëve”

  1. fule says:

    Kjo pune e ka nje zgjidhje, Tunizi, Egjipt, Libi

  2. brace1 says:

    Vetem me protesta te vazhueshme, e pa i nderprere munde te arrijme te largojme kadafin e vrasesit e tije ktu ne Tirane,kadafi jone nga tropoja njefe frigen,e dine mire se i ka ardhur fundi,te leje pushtetin te cilin e mbane me dhune,me votat e vjedhura, e din vendin qe e prete qeline,ka vrare jo pake 30 njerze.

  3. Frederik says:

    Nqs nuk vendoset e drejta nga prokuroria dhe gjykatat shqiptare , mbetet vetgjyqesia apo shkaku i krijimit te organizartave te fshehta kunder vrasesve dhe tradhetareve pushtetare shqiptare. Mbase ne kete menyre me djegie ne rreze te veshit Saliut do t’i vije mendja ne koke.

  4. dymi says:

    Ka shume turbullire ne kete ceshtje. Ka shume mundesi qe Prokurorise se Pergjithshme t’i jepen urdhera dashamires per t’i mbyllur pa fajtor vrasjet e 21 janarit “per hir te stabilitetit” ” per te shmangur konfrontimet e mundeshme” ” per te mos acaruar me shume situaten politike ne vend” etj. Nderkombetaret do te bejne c’eshte e mundur, qe kjo katastrofe njerzore e morale te “kaloje pa shqetesime”
    Kur te vije puna per te folur per kete ngjarje me siguri do te thone se ne, e beme punen tone, institucionet shqiptare vepruan keshtu dhe ato jane te pavarura. ” Ja shikoni ne dolem ne krah te Prokurores se Pergjitheshme”
    Eshte e vertete qe keni dale ne fotografi e televizion me Prokuroren,thate edhe se e mbeshtesni ne punen e saj, por kjo nuk mjafton. Te dalesh krah saj eshte nje gje … por pas kesaj duhet te thuash se nga kush e mbron dhe se denoncon mos zbatimin e vendimeve te saj nga policia. Ndryshe i jep krahe Berishes e skotes se tij injorante, per te cilen do te pendoheni me vone, sic bete edhe per mbeshtetjen qe i keni bere edhe mjaft diktatoreve te tjere, qe tani po mbysin ne gjak popujt e tyre.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje