Takimi i parë për bisedimet në mes të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë do të mbahet më 8 mars. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se ky takim do të mbahet në Bruksel me lehtësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Sipas Rexhepit, në atë takim do të jenë të pranishëm është përfaqësuesit e SHBA-së. Ai nuk ka treguar për çështjet që mund të bisedohen në takimin e parë, por është shprehur se më shumë do të jetë takim për formatin që do të kenë bisedimet në të ardhmen.
Një ditë më parë, shefja e delegacionit të Kosovës për këto bisedime, Edita Tahiri ka mohuar kategorikisht që në këto bisedime të shtrohet çështja e statusit politik të Kosovës.
Comments are closed.
SUKSESE DHE BASHKIM SA ME TE SHPEJTE ME NENE SERBINE
eddy pse e ke kap me kosovaret ??? Te kane bo gjo kosovaret apo…çfare?
NUK ME KAN BER ASGJE SE JEMI SHUME LARGE NGA NJERI TJETRI POR ESHTE E VERTET DUHET TE JEMI REALISTE NE GJYKIM DUHET TI LEM MENJANE NACIONALIZMAT E ENVER HOXHES
Ju po bisedoni me perfaqesues te republikes se Serbis, po ata me ke po bisedojne?! Kete pse nuk ju’a shpjegoni popullit?