Akuzoi ministrat si hajdutë, Topalli përjashton Taulant Ballën

3 Mars 2011, 13:14Politika TEMA
Akuzoi ministrat si hajdutë, Topalli përjashton Taulant Ballën

UPDATE- Deputetët e opozitës nuk do të guxojnë të bëjnë oponencë qeverisë në sallën e parlamentit, ose kur ta bëjnë këtë duhet të marrin parasysh heqjen e pagës për të paktën dy javë. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka dhënë dje shembullin e parë të zbatimit të rregullores së re, kur ka përjashtuar deputetin e PS-së Taulant Balla pse ai në fjalën e tij ka akuzuar qeverinë dhe disa ministrat duke i akuzuar për vjedhje. Balla tregoi foto të disa vilave duke thënë se ishin në pronësi të ministrave aktualë, por kjo i ka kushtuar përjashtimin nga seanca. Një gjë e tillë nuk ndodh kur kryeministri i vendit, Sali Berisha jo vetëm akuzon, por fyen deputetët e opozitës dhe familjet e tyre me fjalorin më banal. Nuk dihet nëse Topalli do të guxojë të përdorë të njëjtin standard dhe me deputetët e mazhorancës apo rregullorja e re është bërë për të ndëshkuar vetëm opozitarët. Para se të përjashtohej Balla ngriti një sërë akuzash për korrupsion dhe pastrim parash për disa nga zyrtarët e lartë të vendit, duke filluar nga kryeministri Berisha, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ish zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe në fund kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli. Kryeparlamentarja e ka akuzuar për shpifje deputetin socialist duke e nxjerrë jashtë për thyerje të rregullores. Balla mori shkas nga diskutimi mbi ligjin për pastrim të parave duke sjellë shembuj me ministra se si ata pastrojnë paratë e korrupsionit. Deputetët socialistë krijuan tension në sallë pas përjashtimit të Ballës. Ata akuzojnë Topallin se ka shkelur rregulloren e Kuvendit, ndërsa kryetarja nga ana e saj pretendon se e ka zbatuar atë.

Taulant Balla: Ja vilat e ministrave  e fëmijëve të Berishës

“Qeveria sjell në Kuvend një projekt-ligj për parandalimin e pastrimit të parave. Qeveria e parave dhe pasurive të pista sjell një projekt-ligj për parandalimin e pastrimit të parave. Thelbi i këtij projektligji është se Saliu do të emërojë drejtorin e drejtorisë së Përgjithshme të parandalimit të pastrimit të Parave.  E thënë troç, kryetari i qeverisë së hajdutëve, vrasësve, kryetari i qeverisë së parave dhe pasurive të pista do të emërojnë personin që duhet të parandalojë pastrimin e tyre. Çfarë janë paratë dhe pasuritë e pista?Për definicion: Çdo shumë parash që direkt ose indirekt është qarkulluar, ricikluar, transferuar, transformuar ose tjetërsuar në produkte ose pasuri që rrjedhin nga aktivitete kriminale, të paligjshme, korruptive, penale përbëjnë para dhe pasuri të pista. Mjafton ti hedhësh një sy deklarimeve të pasurisë të ministrave të Sali Berishës dhe është e lehtë të nxjerrësh përfundimin se kemi të bëjmë me një qeveri – lavanteri. Ajo që Sali Berisha e quan qeveria e shqiptarëve i ngjan sot më shumë se kurrë një bande kusarësh që sundon mbi shqiptarët, jo sepse ka fituar votat, por sepse u ka vjedhur shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur. Është ky një regjim që nuk qeveris, por sundon, që nuk punon, por vjedh dhe madje edhe vret për të mbuluar vjedhjet e për të grabitur gjithçka me vlerë në këtë vend. Mjafton të shohësh se cilët janë njerëzit e regjimit që sundon mbi shqiptarët për të kuptuar se ky entitet që drejton Sali Berisha në fakt nuk e ka vendin në Këshillin e Ministrave, por përpara drejtësisë duke u përballur me ligjin për aferat dhe korrupsionin e pafre. Sali Berisha ka firmosur këtë projekt-ligj për parandalimin e pastrimit të parave. Këtu kam deklaratat e pasurive të Saliut dhe oborrtarëve. Ç’ka në deklaratën e pasurisë së Saliut? Shkëlzen Berisha: Të ardhura neto nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme – 200.000 euro. Në fakt ligji të detyron që të deklarosh përmes një përshkrimi të hollësishëm:  emërtimin e kompanisë – aktivitetit, adresën, numrin e regjistrit publik, statusin, objektin e veprimtarisë, funksionin, natyrën e angazhimit. Djali i Kryeministrit ka deklaruar se ka fituar si ndërmjetës (sekser) në fushën e pasurive të paluajtshme 200.000 Euro. A janë këto para të pista apo të pastra? Më thoni kush shqiptar e beson këtë projekt-përrallë që keni sjellë këtu sot. Deklarata e pasurisë së Ministrit të Brendshëm, Lulëzim Xhelat Basha, një njeri dy herë në kërkim: njëherë për një vjedhje dhe së dyti për vrasje të katër protestuesve të pafajshëm.  Plot 230 milion euro u ka vjedhur Lulëzim Basha shqiptarëve me një dorë.  Sot diskutojmë projekt-ligjin për parandalimin e pastrimit të parave. Ku i ka çuar Lulëzim Basha 230 milionë euro? Po të pyesësh Lulin, ky të thotë i kam bërë mirë, i kam bërë vetë. Por shqiptarët duan të dinë se ku kanë shkuar 230 milionë euro, nga ky person që është ende në kërkim dhe nuk është gjykuar për këtë vjedhje. Le të hyjmë pak më thellë në shpellën e kusarisë dhe mund të konstatosh atë që ndodh me të gjithë regjimet e korruptuara në botën mbarë, vartësi i këtij ministri zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë është ende sot nën akuzë për kontrabandën e naftës virgin. A është parë e dëgjuar diku në botën demokratike një drejtues policie nën akuzë për kontrabandë? Kontrabanda prodhon para të pista. Më thoni kush shqiptar e beson këtë projekt-përrallë që keni sjellë këtu sot. Vetëm në Shqipërinë e Saliut dhe kusarëve të tij. Ilir Meta, ish zëvendëskryeministri dhe aleati kryesor i koalicionit të turpit që sundon sot Shqipërinë është majmur nga korrupsioni i politikës së parave të pista të kthyer në biznes, por ka ende fytyrë të bëjë fushatë elektorale e të kërkojë vota edhe pasi shqiptarët e panë me zë e me figurë duke premtuar plot 700 mijë euro në këmbim të licencave e favoreve. Në deklaratën e pasurisë mungojnë dy super prona, një apartament në qendër të bllokut dhe një vilë në zemër të bregdetit. Plot 1.2 milionë euro pasuri, të padeklaruara. A janë këto pasuri të pastra apo të pista? Ministri i Financave është kthyer sot në një perandori financiare më vete me milionat e fituara duke u shitur shqiptarëve si frëngut pulën kasat fiskale të kompanive pas të cilave qëndron ai vetë. Ndërsa ministri i mbrojtjes që dikur krekosej majë tankeve për të rrëzuar Saliun, sot dërdëllit për përdorimin e ushtrisë në mbrojtje të Saliut vetëm e vetëm sepse i ashtu-quajturi kryeministër i ka lënë dorë të lirë të pasurohet duke shitur një pjesë të mirë të atyre 1280 pasurive publike që ka vendosur të vjedhë Saliu në dy muajt e ardhshëm. Shikoni pasuritë e Majlinda Bregut. E ka kthyer familjen në një superfuqi energjetike e s’ ka lënë kunat në këmbë pa i dhënë nga një licencë hidrocentralesh. Por sikur të mos mjaftonte kjo për turpin e gjithë shqiptarëve kjo ministre e zëdhënëse e qeverisë na ka bërë krushqi edhe me Sacra Corona Unita. Për të mos folur pastaj për Genc Rulin që edhe mes kësaj qeverie të krimbur në korrupsion e vjedhje ia ka dalë të spikasë me aferat e tij të panumërta:me privatizimin e ekspozitës, me licencat e koncesionet për hidrocentralee me kontratat koncesionare të minierave të Bulqizës. Në majë të kësaj piramide korrupsioni, vjedhje e vrasjesh qëndron kapobanda i vërtetë i regjimit të sotëm:  Sali Berisha mbi të cilin rëndojnë plot 32 e dy jetë të humbura, duke filluar me 26 jetëhumburit e Gërdecit, me kolegun tonë të ndjerë socialist Fatmir Xhindi e kryekomunarin e ndjerë Remzi Veseli, e duke përfunduar me katër jetët që mori me plumbat e Gardës Republikane. Në majën e kësaj piramide të parave dhe pasurive të pista qëndron Sali Berisha, i cili bekon çdo vjedhje e vrasje, për të mbrojtur vjedhjet e për të vazhduar vjedhjet. Në majën e kësaj piramide të parave dhe pasurive të pista qëndron Sali Berisha, i cili në Shqipërinë e 1 milion të papunëve dhe të mbi 500 mijë të varfërve, po vjedh e plaçkit çdo gjë që i del përpara për të pasuruar familjen e oborrin. A janë pastrim parash licensat pa fund të fabrikave të çimentos? A janë këto licensa lavatriçe parash të pista?A është importi i plehrave pastrim parash? Ky projekt-ligj nuk parandalon dot pastrimin e parave. Sepse kjo qeveri është një lavanteri e parave dhe pasurive të pista”.

11 komente në “Akuzoi ministrat si hajdutë, Topalli përjashton Taulant Ballën”

  1. bbb says:

    Topalli eshte shembulli i nje shtetari te papaergjegjshem, kokebosh, militant dhe fudull. Eshte turp qe nje plere e tille eshte kryetare kuvendi…

  2. fule says:

    Larg K…vat nga kuvendi. Vetem se PD do mbetej pa deputete fare.

  3. plaku says:

    C’do popull meriton qeverine dhe parlamentin qe ka.
    Mire ne e bejne ! Pse i kemi votuar ?

  4. rrapi-i-treshit says:

    po pse kush e ka votuar kete k…en mo plak

  5. devolliu says:

    QEVERI PLEHRASH
    Kjo është qeveri hajdutësh, gangsterësh, dallkaukësh, kurvarësh, mafiozësh, servilësh, vrasësish e tradhtarësh, me në krye një kryekriminel të çmendur.
    Kujt nuk i pëlqen ky përkufizim, është i lutur të më përmendë një, qoftë edhe një, ministër që të mos jetë i tillë.

  6. england says:

    SHoh se njeri nga komentuesit eshte penduar,pra eshte bo pishmon,se ka votu per kete qeveri kusaresh,dhe hajdutesh!Por nga ana tjeter po qe se ka votuar kunder(dhe ka bere shume mire)kjo tregon se kjo qeveri eshte e paligjeshme,se vota shqiptareve eshte vjedhur,kjo eshte arsyeja qe kjo plehna,dhe i semuri psiqik Sali i dogjen kutite e votimit,per te fshehur të verteten se shqiptaret nuk votuan kusaret!Prandaj dhe ne si popull nuk e meritojme kete parlament,dhe kete qeveri,sic thua ti plako!!kesaj maces i duket ai kolltuk qe ve bythet e saj,sikur ja ka lon me tapi i jati,ndersa atij qenit i duket shqiperia si prone e tij.Kjo duket qarte nga privatizimi i vendeve te punes neper institucionet me te rendesishme te shtetit,neper ambasada e konsullata,jane sistemuar me kuc e mac,njerzit e kryekuvendares gojeshthurur e ndyre,,,

  7. mendimi_im says:

    E dini ju ate historine e qerosit, qorrit dhe duarkeputurit?

    Qerosi tha:
    -Me ra nje qime ne pijate.
    Qorri tha:
    -Prit se e gje une.
    Duar keputuri tha:
    -Te ndihmoj un ta nxjerresh qe andej.
    ————–
    Keshtu eshte edhe politika shqiptare pa dallim pozite apo opozite.

  8. nicolla disha says:

    Mire ja bejne opozites, sepse kane faje vete qe nuk e bojkotojne parlamentin dhe te protestojne ne rruge per te larguar Berishen.

  9. Falcon says:

    u lodhen dhe u mesuan shqiptaret vetem me retorika..fjalet e shumta fukarrallek..bojkot parlamentit ,protesta ne rruge cdo dite jo vetem per ”good friday”…deri sazhduket kjo fare e keqe hajdutesh…ndenjen 45 vjet komunistet ne fuqi po nuk di te kene prona dhe shuma parash si keta …ata vrane e burgosen kundershtaret politike ,gje te cilen po e bejne Saliu me ceten e tij gjithashtu,po vjedhje te tilla te pakten nuk kishim degjuar..ky kriminel blen , shet dhe shkaterron vendin sikur tja kishte lene Ram Berisha…

  10. shabon gazepi says:

    Shembelltyra me e mire e korrupsionit PERVERS te kesaj qeverie ilegjitime, vrasese ne kerkim eshte kryeministri i paigjshem, ish zevendesi i tij, kryetarja Shtriga pa fshese dhe gjithe lukunia e cakenjve gjakpiresve, krimineleve me te medhenj ne historine e Shqiperise,…Bene shume padrejtesira apo edhe tradhetira “shqiptare” te tjere para tyre, Esat Pasha etj, por kurre, KURRE ne keto nivele, … aq sa kur thote nje ish i burgosur politik si avokat Ngjela qe Kadri Hazbiu me shoke nuk ishin kaq kriminele, bej hesap se ke kemi sot ne drejtimin e jeteve tona mjerane…
    Nicolla, ke te drejte, por s’dihet c’behet ketu or vella, s’po merret vesh me asgje, shpresa ka humbur perfundimisht, GHADAFFI shqiptar ka shkaterruar gjithcka, mire gjykatat , por perfundimisht edhe nervin e popullit….
    me vjen keq qe njerezit kane frike te protestojne, me vjen keq edhe qe lidershipi opozitar nuk i udheheq njerezit drejt zgjidhjes imponuese, me nje rezistence mbarepopullore, qytetare paqesore, bojkot te pergjithshem, alla Gandi,..
    Sa per dijeni, ky shtet ka mbaruar, eshte nje kerme, qe thjesht pret te varroset se po qelb gjithe dynjane…

  11. fule says:

    PS te marre nje vendim per bojkotimin e kuvendit sa here dhe per aq kohe qe nje deputet i saj perjashtohet dhe te gjej forma qe kete ta reklamoj edhe jashte shqiperise. Ti behet te qarte nderkombetarve se si kur flitet per kurropsion mund te perjashtohesh nga Kuvendi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje