Arid Uka duket se ka vepruar i vetëm në vrasjen e Frankfurtit

3 Mars 2011, 13:27Politika TEMA
Arid Uka duket se ka vepruar i vetëm në vrasjen e Frankfurtit

UPDATE- Arid Uka, 21 vjeç, i njohur me emrin Abu Reyann, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm gjerman, Borid Rhein, i cili ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.

Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt. Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezervuar. Nuk kishte miq”.

Gazeta britanike Daily Mail ka publikuar sot foton e Arid Ukës nga ueb faqja e Facebookut – që është listuar sipas emrit të tij real, por është ndryshuar më vonë në Abu Reyann, emri i tij i zgjedhur “i luftës”.

Sajti është i mbushur me referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka thënien e tij të favorshme – “të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” – të Khalid Bin Walid, një luftëtar i lashtë islamik, i cili bashkoi Arabinë për herën e parë, transmeton gazeta britanike “Daily Mail”.

“Koha për t’u nisur, ti vrasës i vjetër!”, ka postuar në adresën e mikut të tij, Kastriot Ferizi, në foton që është vendosur në faqen e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Në një tjetër ai shkruan se Abu Reyyani është nofka me të cilën e njeh.

Aty ka edhe shumë thirrje kundër hebrenjve dhe një thirrje për xhihad që thotë: “Nëse dikush ju thirr në Luftën e Shenjtë… po, dhe? “Kjo është pjesë e kësaj feje të bukur. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.

Në gusht të vitit të kaluar 21-vjeçari iu përgjigj një pyetje online për armën e tij të preferuar, e cila doli të jetë snajperi Barrett M82.

“Jobesimtarët e mjerueshëm” është një këngë anti-perëndimore në ueb sajt, të cilës i referohet gjithashtu.

“Gjermanët janë të frikësuar nga Islami dhe përhapja e tij dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai

Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit

Murat Uka, babai i Arid Ukës, 21-vjecarit, i cili dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit, shprehet se janë të shokuar me atë çfarë ka ndodhur.  “Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për Express.
Edhe të afërmit e Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e dënojnë sulmin mbi ushtarët amerikanë.
Behgjeti, djali i axhës së Aridit, thotë për Express se më i lumtur do të ishte sikur një rast i tillë t’i ndodhte familjes, sesa që ju ka ndodhur ushtarëve amerikanë.

28 komente në “Arid Uka duket se ka vepruar i vetëm në vrasjen e Frankfurtit”

  1. Andreas says:

    po..po.. pirdh te shfryhesh!!

    1. eddy says:

      FILLOJE ESTRADA ME KOSOVO- AMERIKANET NUK JANE AS MIQTE E AS VELLEZERIT E TU MORE BURRE FRIKACAKE FEMIJA JUAJ ISHTE PASQYRA JUAJ PSE NUK E DINIT JU QE FEMIJA JUAJ KISHTE PRIRJE FONDAMENTALISTE ISLAMIKE DHE NUK E MORI TEK JU EDUKATEN E ISLAMIT DHE UREJTJEN NDAJ PJESES KRISHTERE TREGOHUNI NJEHERE TE PAKTEN REALISTE E JO HIPOKRITE DO JETE ME MIRE TE DEKLAROSHE DJALI IM KREU NJE KRIM DHE DO MARI DENIMIN SE SA TE PERDRIDHESH SI KURVAT

      1. Andreas says:

        ME e bukura eshte se ka dale dhe ambasadori amerikan i kosoves dhe ka thene se populli kosovar eshte me ameriken. Njesoj si dalin e thone pas çdo atentati te alqaedes qe populli afgan – populli iraken – populli pakistan eshte me ameriken.

        1. hajriu says:

          Te erdhi keq o greko se nuk te doli ajo qe ti prisje dhe pret gjithmone ….
          e kal troje e

          1. Andreas says:

            Si gjithmone Hajri inteligjenca jote nuk me zhgenjen. E gjete dhe kesaj radhe. Si do ja bejme ne greket te fusim ndonje kale troje ketej e tutje se qe kur dolet ju çemerit veshtire e kemi pasur.

  2. ilir111 says:

    lere se u dhiem fare me ket talebanin na mbuloji m……..i deri ne balle
    po na tallin b,,,,,,,,,, edhe kta grekerit e poshter ne web
    ai do varur ne shtylle sic bejne ata talebanet apo vellezerit e tij

  3. plaku says:

    Behgjeti, djali i axhës së Aridit, thotë për Express se më i lumtur do të ishte sikur një rast i tillë t’i ndodhte familjes, sesa që ju ka ndodhur ushtarëve amerikanë.

    Andreas thotë:
    po..po.. pirdh te shfryhesh!!

    ilir111 thotë:
    lere se u dhiem fare me ket talebanin na mbuloji m……..i deri ne balle
    po na tallin b,,,,,,,,,, edhe kta grekerit e poshter ne web
    ai do varur ne shtylle sic bejne ata talebanet apo vellezerit e tij

    Nuk e di po kur lexoj se c’fare eshte shkruar me siper nuk ju besoj syve. C’far shkruani mor djema !
    Jemi ne shekullin e 21 dhe jetojme ne Europe.
    Per mendimin tim djaloshi beri krim sepse vrau dy njerez qe nuk i kishin bere gje. Kushuriri i tij shkon deri atje dhe thote se do ishte me i lumtur sikur nje rast i tille ti ndodhte familjes sime dhe jo amerikaneve.
    Ilir 111 thote “ai do varur ne shtylle”. I dashur Ilir 111 neve jetojme ne Europe dhe duam te shkojme ne Europe. Ne Europe nuk shkohet me vetdrejtesi. Ne Europe shkohet duke respektuar te drejtat e njeriut dhe per vrasesin eshte gjykata dhe vetem gjykata, qe kemi zgjedhur une e ti, ka te drejte te gjykoje djalin per krimin qe beri.

    Une vete jetoj fatkeqesisht jashte vendit tim dhe sinqerisht me vjen shume shume keq per nenen, babane, vellezerit e motrat e djalit vrases. Une ne momentin e pare i thashe vehtes “shyqyr Zotit
    qe Adriani ( djali im ne Shqiperi ) nuk ben krime te tilla. Vrasesi vrau dy njerez qe nuk i kishin bere gje ( edhe sikur ti kishin bere gje, ka gjyqe shteti ),dy njerez, te cilet si edhe ai ishin djem nenash, baballaresh, vellezerish e motrash, ndoshta dhe baballare femijesh. Kush te jep te drejte ty te
    vrasesh………? Nuk di cfare te them. Pse mor djale? Familja jote nuk te kishte te tepert. Falenderoj zotin qe nuk jam ne kushtet e tmereshme te familjes se ketij djali.

    Ne fakt ( me keto fjale nuk dua ne asnje menyre te zvogeloj vepren kriminale te ketij djali ) ketu ne perendim per nje aresye ose ndonje tjeter ndodh qe djem te rinj shkojne neper shkolla dhe vrasin njerez. Me sa lexova nga mediat gjermane, djali kishte lindur ne Mitrovice te Kosoves dhe jetonte prej shume vitesh ne Frankfurt dhe punonte ne nje qender shperndarese te postes qe ndodhej prane aeroportit te Frankfurtit.Pra nuk eshte se erdhi nga Kosova dhe kreu krimin.

    Francezet thone : ” C’do mrekulli zgjat tre dite “.
    Do kalojne disa dite dhe kjo ngjarje, si shume te tjera do harrohet, ndersa prinderit dhe familja e djalit do ta kene kete plage te hapur per gjithe jeten. Ne kete moment te veshtire per ta une personalisht jam prane tyre. Kush eshte ai prind qe do qe femija e tij te behet vrases?

    1. Alban33 says:

      Ti ‘Plaku’ mire e ke qe je kaq pacifist, por desha thjeshte te te kujtoj se nuk eshte nje lloj si te vriten dy njerez nga pakujdesia e nje shoferi, per shembull dhe si te ngrihet nje djale Evropian i rraces se bardhe qe ska asnje lidhje me Arabet dhe te bertase si LOPE ne gjuhen as Gjermane ku eshte rritur dhe as Shqiptare ku eshte lindur qe Zoti na dashka drejtesi!!! Per ke drejtesi e ka fjalen ky pis?!!! Ku ishte kjo drejtesi Islamike kur Shqiptaret u theren si bagti nga kasapet serb?!!! Ishin keta djem nenash Amerikane qe vendosen drejtesi! Ata vendosen drjetesi duke ja ngulen thiken ne zemer DJALLIT SERTB. Prandaj kuptoje zotri se ska vend per pacifizem ne kete ngjarje kaq te ndjeshme per Kombin Shqiptar. I bej thirrje cdo Shqiptari qe te jete vigjilen dhe te denoncoje sa here qe shikon ekstremizem islamik te ndonje bashkombas!
      Ushtaret Amerikan jane ENGJEJT E LIRISE per Kombin Shqiptar dhe Zoti i bekofte ata!

    2. ilir111 says:

      z. Plaku i mire, e imja ishte nje shfryrje e momentit ne nje dite te zeze per ne shqiptaret se jemi te etiketuar ne cdo te keqe.
      2) fajin me te madh ne kete tragjedi e ka familja e te riut dhe edukata qe ata i kane percjelle ne rritjen dhe formimin e tij.
      3) une i di mire ligjet e EU se per fat te keq jetoj ketu qe kur jam 14 vjec dhe vetem drejtesia e vendos qe eshte fajtor apo, por ne si popull i perkasim ketij kontinenti dhe nuk po bejme per ta treguar, edhe lirimin e vizave na e dhane qeverite e europiane, se te jete per popujt e EU-se edhe nga gadishulli ballkanik na perzene.
      Faleminderit per verejten e mesiperme se edhe ne keto biseda virtuale kemi nevoje per keshilla dhe sygjerime, dhe gjithe te mirat.

  4. Falcon says:

    amerikanet jane miqte tane ..shume ironike..valle kjo eshte mikpritja e kosovarve? dhe Shqiptarja Emi ishte mikja e nje te ashtuquajtur” Businessmani” kosovar( jam i sigurt qe eshte ndonje me kartele te hapur ne Europol apo interpol per trafik droge ,armesh.apo dhe ..Organesh..(sot nje femije 5 vjec eshte grabitur ne Kosove, nuk besoj e kane marre ta shetisin ne park dhe te luaj me femijet e tjere)

  5. nicolla disha says:

    Nje dialosh 21 vjeqare trondite 2 shtetet me te fuqishme Gjermanine dhe Ameriken. Kosovari ka treguar urretjen ndaje Amerikaneve, kur nje kohe Amerikanet cliruan Kosoven nga Serbia.
    Kosovari ka perdore edhe teza terroriste ilamike kunder Amerikaneve.

  6. saranda2001 says:

    Te lumte Alban33 sikur te ishe ne mendjen time ,sot jemi te gjithe te turperuar

  7. hajriu says:

    Si ka mundesi qe me te turperuar ndjehen keta greket?????

    1. eddy says:

      O HAJRI QOFSHE PER HAJER NUK KA GREKE NE FORUME NUK I PLASI GREKUT TE MERET ME PROBLEMET E SHQIPTARIT PO KJO ESHTE TEORI E KOSOVARIT PO ME KUNDERSHTOVE JE OSE GREK OSE SERBE KJO ORE PER HAJER QUHET MUNGESE DEMOCRACIE PROVOJE NJEHERE THUAJE NJE GREKU OSE NJE SEBI QE JE SHQIPTARE DHE DO TA SHIKOSHE REZULTATIN

      1. hajriu says:

        eddy ketu ka aq grek sa mezi dallon tek tuk ndonje shqiptare.

        1. mendimi_im says:

          O hajriu, shum nga kometuesit jan me mentalitet grek dhe pse ne gjak jan shqiptar.

          Ketu ka nje perplasje mentalitetesh dhe jo shqiptaresh.
          Ka perplasje kutlurash edhe pse jemi te tere shqiptar.

          Dikush psh ata qe jan me mentalitet grek pranojn qe te behen pederast(homo) se nuk ka gje, pranojn qe motrat e tyre, apo nenat te dalin me shale jasht dhe tu duken edhe breket sepse kjo eshte ne mode, eshte kulture eshte civilizim dhe modernizim,
          kurse nese mentaliteti tjeter e ka per ndyresi nje gje te tille…
          Pra sot nuk ka lufte kombesh apo fisesh, apo krahinash, sot ka lufte mentalitetesh.

  8. mando says:

    per mua ky terorist nuk eshte shqipetar, ai u rrit the u formua si terrorist ne gjermani, prandaj me vjen keq qe kete ndyresire qe vrau mikun tone ja bashkangjitin combit tone. mos harroni amerika the gjermania jane 2 nga miqte e fundit qe na kane ngelur ne kete bote.

  9. saranda2001 says:

    OOOOOO…..hajriu une nuk jam grek jam shqiptar me shume se kushdo tjeter ,sa per dijeni gjyshi im ish shok i Faik konices ,Fan s Nolit dhe shume te tjerve .Njeriu meson nga e mira dhe e keqja.Duhet te mesosh dicka para se te jesh mazllem,kristjan apo ku ta dish ti DUHET TE JESH SHQIPTAR po ti ske si e kupton kete.Nuk e ka fajin vetem sebi per kete

    1. hajriu says:

      Pse me jep nje pershtypje te kundert te asaj qe thua ti oooooo….saranda?

  10. nicolla disha says:

    Eshte e vertete se Shqipria dhe Kosova nuk kane shume miqe neper Bote. Edhe keto qe jane do te largohen, sepse Kosovari e previ ne bese miqesine qe patet me Amerikane, duke perdore doren barbare kunder atyreve qe shpetuan Kosoven.

    1. hajriu says:

      Qe veprimi i atij djali eshte shume shume shume i denushem nuk diskutohet .Por te thuash qe kosova e hengri ne bes ameriken eshte e pakuptimte.Po per ata amerikan qe vrasin po amerikan ça do thoje ti o nicolla qe amerikanet jane te gjithe te pabese?

  11. mendimi_im says:

    Ju sugjeroj te lexoni librin e ALIJA IZETBEGOVI? ish presidenti boshnjak i cili ka vdekur.

    “Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”
    Aty ka shum gjana te sqaruara.

    1. Epirioti says:

      Prape ketu ti ore fondamentalist islamik, ik ore ne forum tjeter me te diplomuar nga 35 vite shkolle, mjaft me liturgjira anadollake. Nje pyetje: “Me perce dhe citjane e mban gruan dhe vajzat aty ne mes te Anglise”

    2. Alban33 says:

      Ti ‘MENDIMI_IM je nje tjeter PIS si ai dje ne Gjermani qe turperoi gjith Shqiptaret! I Bej thirrje redaksise se gazetes Tema qe te dergoje IP tende urgjentisht te sherbimet sekrete anti-terror perpara se ti te na besh ndonje hata si ai qeni i djeshem! Rrace e qelbet paskeni qene more koke trrashe! Ku e mbushni ate koken bosh me fondamentalizma?! Lideret myslymane ne Shqiperi nuk jua japin kete fare te qelbur urrejtje per miqte e Kombit Shqiptar!!! Ku, ku e merrni kete lloj qelbesire ideologjie?!!!

  12. rrapi-i-treshit says:

    po ky trapi c`pati
    apo i kane premtuar xhenetin Na felliqi fare hajde degjoi greket e serbet tani ne FCB

  13. nicolla disha says:

    Hajriu. Nuk jam ketu perte bere rreplike.
    Po flase per Kosoven dhe jo per Amerikanet. Mos me nxite qe te rreplikoje, sepse me duket se te pelqejne rreplikat. Prandaje te keshilloje ta kuptosh thelbin e comentit qe Une e kam bere. Ti shikoje edhe rreplikat qe ben me te tjeret.

  14. raimondi says:

    Gjynah se eshte alamet djali .dhe vajti dem kot ———–Ka rene ne rjeten e atyre moralisteve islamike
    –Ata qelbesira flasin per te metat qe ka kjo bote dhe mbi bazen e atyre te metave mundohen te pushtojne shpiritn e adoleshenteve –dhe pastaj mbaron cdo gje
    ——– Sepse ata mbjellin ne shpiritn e te rinjve ( sidomos tek te rinjte e vetmuar qe kane nje jete te varfer )
    filozofine e tyre te psite
    qe gjasme bazohet te drjetesia dhe ndershmeria ——–dhe mbi bazen e asaj drejtesia te famshme islame qe eshte si draperi
    –ata perligjin cdo krim qe mund te behet ne sherbim te drjetesise se tyre , qe vetem drejtesi s’eshte por eshte nje abuzim kriminal me fjalen drejtesi

  15. mic sokoli says:

    O mendimi_im je shume i dobet ne argumentim. Ketu nuk ka lufte mentalitetesh po ka debat midis shqipetareve qe vene atdheun para fese dhe ata te tjeret (si puna jote) qe vene fene para atdheut. Feja e Shqipetarit eshte Shqipetaria sic ta kam thene dhe here tjeter. Shqiperia qe ta dish ti ka dy agressor ne kufijte e vete Grekun dhe Sllavet (Serbi e Maqedoni) keshtu qe percarja fetare midis Shqipetareve, i te ciles ti je avokati me i mire ne kete forum, nuk i sherben aspak ceshtjes kombetare shqipetare. Perfshije ketu te gjitha trojet shqipetare nga Presheva deri ne Janine, gjithashtu edhe diasporen kudo qe ndodhet. Mund te me thuash pak si e identifikon veten ti? Myslyman Shqipetare apo Shqipetare Myslyman? Mos harro se jetojme ne demokraci dhe njerezit vishen si t’iu pelqeje, besojne ne fene qe ju pelqen, veshin motrat me perce nqs ju pelqen etj. etj. Modernizim ka Arabia… shko t’jetosh atje shko?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje