Kjo është hera e dytë që Xhaferri konkurron për kryetar bashkie në Durrës. Herën e parë ai konkurroi në vitin 2003, si kandidat i partisë së Pollos dhe mori 1500 vota
Nga Blerina Gjoka
Ferdinand Xhaferri do të jetë kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit. Deputeti i Durrësit, ish/kryetar i degës së qytetit, aktualisht mban postin e ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai ka dy vjet që e mban këtë detyrë, nga e cila do të duhet të japë dorëheqjen ashtu si dhe nga mandati i deputetit për hir të garës së 8 majit. Gjatë qëndrimit në krye të ministrisë së Kulturës, Xhaferri me profesion inxhinier mekanik do të mbahet mend për një gafë që shkaktoi shumë reagim, pasi duke promovuar një projektligj të qeverisë për kthimin e eshtrave të figurave të njohura të shqiptarëve që kanë vdekur jashtë vendit, ai tha se ndër ta do të kthehen dhe eshtrat e Ismail Qemalit, i cili në fakt prehet prej kohësh në Shqipëri. Xhaferri do të tentojë të marrë bashkinë e qytetit bregdetar, e cila drejtohet prej disa mandatesh nga socialistët. Përzgjedhja e tij vjen pas një sërë hezitimesh të Berishës rreth kandidaturës së Lefter Kokës, si kandidat i përbashkët i PD- LSI. Për shkak të luftës së tij kundër Kokës vite më parë dhe reaksionit që mund të ngjallte në PD, Berisha e shmangu Kokën duke shkaktuar ndoshta një divorc përfundimtar të tij me shumicën. Brenda PD-së në Durrës duhet të vendosej mes Igli Carës, kryetarit aktual të PD-së, dhe Xhaferit. Cara njihet si një drejtues pa autoritet, ish doganier, me profil të ulët politik, i cili konsiderohet gjerësisht si një manekin në duart e një grupi drejtorësh të fortë politikisht dhe ekonomikisht në Durrës, që mbështeten prej linjës Olldashi. I shqetësuar se kjo gjë mund të acaronte situatën dhe të rikthente ndarjet e vërejtura në vitin 2007, Berisha ka zgjedhur Xhaferrin me shpresë se mund të rrisë profilin e kandidatit. Kjo është hera e dytë që Xhaferri konkurron për kryetar bashkie në Durrës. Herën e parë ai konkurroi në vitin 2003 si kandidat i partisë së Pollos dhe mori 1500 vota, por që në të vërtetë ishte aleat i Lefter Kokës kundër kandidatit të PD-së Avni Hoxha. Rivali i tij tashmë pritet të jetë Vangjush Dako, kryetari aktual i baskisë.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim prej disa ditësh po ndajnë “hartën” e zonave elektorale në zgjedhjet e 8 majit. Nga këto bisedime lufta bëhet për bashkitë e mëdha, pasi LSI njihet si një parti që ka kërkesa të forta karshi aleatëve. Ndërkohë LSI po tenton të marrë një përqindje të madhe zonash të lira nga PD-ja, ashtu siç bëri me PS-në në zgjedhjet e shkuara. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 Partia Socialiste i la të lira plot 58 njësi vendore, mes të cilave 10 bashki dhe 48 komuna.
Comments are closed.
Ishalla bjen ndonje pale eshtra te tjera.
po do sjelle NENE TEREZEN , IS QEMALIN dhe MICHAEL JACKSON
po ky i ka sjelle eshtrat e Ismail Qemalit apo akoma eshte ne bisedime,hahaha,ky eshte gomar shkuar gomarit!
ja jap voten hallall e paste po na solli eshtrat eSaliut
paramendoni, ky eshte njeriu qe duhet ta drejtoj sportin. As edhe nje projekt per te rinjet…MJERIM. Komenti i LIRE-s eshte FANTASTIK fare
Ky Xhaferri, ngado që ka shkuar e ka humbur simiten i shkreti dhe ka lënë nam. Këtë herë, me që vetë po i kruhet, do të humbasë simitja megjithë Xhaferrin. Mos ia dëgjofshim më emrin se veç të gjallëve, edhe të vdekurit ia kanë parë sherrin.
Do sjelli eshtrat e Xhim Leshit.
mekanik njish osht, shpresoj ta vootojne durrsaket, se ka me ia rregullu makinat pa lek, edhe do u sjelli pjes kembimi per varrezat tona nga jashte
o gazep je i modh hahahaha