Pushteti i Berishës na e ktheu 8 Marsin në protestë buke e pune

3 Mars 2011, 19:09Politika TEMA

Nga Drita Haxhiu (Qosja)

Dje, një shoqja ime e ardhur për pak ditë nga Kanadaja, më ftoi të kalonim bashkë festën e 8 Marsit. Dëshirës së saj, jo pa keqardhje, iu përgjigja me trishtimin e krijuar prej kushteve në të cilat jetoj unë dhe gjithë gratë shqiptare e familjet e tyre. Tashmë kemi përballë ketë panoramë të zymtë social-ekonomike: Papunësi, çmime të larta monopoliste qeveritare dhe varfëri ekstreme, të krijuar prej pushtetit të dështuar e të korruptuar, të grabitur e të instaluar me votë të vjedhur e të trafikuar prej Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kam dëshirë të bëj edhe unë ftesa për 8 Marsin, ose të krijojmë grupime festimi mes shoqesh, por është e pamundur. Sepse nuk “shijohet” kjo ditë e vetme feste, kur kemi gjithë ditët të zymta, të mbushura me krizën ekonomike, me papunësinë, me varfërinë, me mungesën e shpresës për të ardhmen, me denigrimin që na bën ne grave, nënave e motrave kryeministri horr e rrugaç Sali Berisha. Mund të më bëhen edhe ftesa të tjera. Por unë nuk mund të përgjigjem dot pozitivisht, mbasi kam zgjedhur me vetëdije të plotë që në 8 Mars të jem në protestën e grave shqiptare, si revoltë e drejtë kundër varfërisë dhe korrupsionit, të krijuar prej pushtetit banditesk të burrecëve Berisha-Meta dhe të “buburrecëve” politikë, qeveritarë e ligjvënës, të “krushqisë” shkatërruese PD-LSI.

Pse kam zgjedhur të shkoj në protestë e jo në “festë”? Sepse këtë ma “këshillon” dhe ma kërkon largimi i të keqes që ka pllakosur këtë vend e këtë popull. Prezencën time në protestën e 8 Marsit ma dikton varfëria që kam në familjen time. Ma dikton varfëria e të gjithë familjeve shqiptare. Zgjedhjen për të “festuar” 8 marsin me protestë e jo me festë, siç na takon, ma “këshillon” e ardhmja e munguar dhe e bllokuar e fëmijëve, e të gjithë të rinjve që nuk e dinë fatin e jetës së tyre me këtë qeveri, e cila nuk u jep asnjë sinjal alternative e perspektive. Që 8 Marsin ta “festoj” në protestë si gjithë gratë shqiptare, më “këshillon” morali dhe detyrimi im për t’u ngritur kundër korrupsionit të kësaj qeverie hajdute. Kjo festë duhet kthyer në protestë anti-qeveritare edhe për një motiv tjetër: Të denoncojmë dhunën dhe denigrimin që Sali Berisha, pushteti i tij i “buburrecëve” dhe për fat të keq dhe i femrave deputete “ndrikulla” të PD, të cilat dalin e përdhosin dinjitetin e grave shqiptare nga foltorja e kuvendit dhe kolltuqet e ndotura të qeverisë. Në 8 Mars nuk do të shkoj restoranteve, por në protestën e grave shqiptare, sepse këtë ma kërkon gjaku i 26 viktimave të krim-korrupsion-trafikut shtetëror, të organizuar e të realizuar prej “Familjes mafioze qeveritare” që po komandon dhunshëm e me gjak popullor këtë vend. Në 8 Mars do të jem në protestë, sepse këtë thirrje, mua dhe gjithë grave shqiptare na i bëjnë 4 të vrarët e 21 janarit, gratë, motrat, nënat, fëmijët e tyre, të cilët mbeten pa ata baballarë, që dolën e u vranë në demonstratë sepse kërkonin punë e bukë për familjet e tyre të varfëruara prej pushtetit.

Më mirë një festë më pak se sa të gjitha ditët me trishtim, me dhunim, me denigrim prej pushtetit, me vuajtje deri edhe për bukën e gojës që po na mungon në tavolinë. Kjo protestë do të bëhet në shenjë zemërimi e indinjate për fyerjen e madhe, për dhunën dhe linçimin prej “Ku-Klus-Klan”-it, që u bëhet femrave sot: kudo, në çdo orë, në çdo podium, në parlament, në mbledhje qeverie, nga selia e Partisë-Shtet Dhune. Është festë, më tha shoqja ime. Një ditë në vit është! Të drejtë ka shoqja ime që prej vitesh bënë “jetën e Kanadasë”, por jo “jetën e Kandaharit-Shqipëri” që ka krijuar Sali Berisha nëpërmjet pushtetit të tij. Ndaj do të dal në protestë, që në jetën e grave shqiptare të mos ketë më 8 Mars me varfëri. Që të mos ketë më gra, nëna, motra vajza që u vriten bijtë, burrat dhe prindërit prej pushtetit kur protestojnë për punë, bukë e siguri për jetën. Do të shkoj në protestë, që të mos kemi më këtë jetë që kemi.

5 komente në “Pushteti i Berishës na e ktheu 8 Marsin në protestë buke e pune”

  1. nicolla disha says:

    Jeni shue large nga e verteta. Ndryshimi vjen vetem me protestat e perditshme, dhe jo kur ti mbushet mendia opozites.
    Opozita po tallet me nje popull, qe po perjeton skamijen, mjerimin, fukallareku, papunsine.

  2. VL says:

    Avash motra avash se ne kohen e Enverit e festoje 8 marsin edhe kur e merrje djathin me tollon e tani ankohesh. Ja fusni dhe juve kot tani. Si biem dot gomarit e ti biem samarit. Nuk rregullohet ekonomia po nuk pati investim privat dhe te huaj. Investimi do stabilitet shteti dhe rregul. Me keto rremujat dhe demonstratat e kto kapricot e Edi Rames e Saliut nuk vjen i huaji keshtu qe nuk rregullohet economia jone. Po ne shqiptaret akoma me parti. Jo une kshu e ti ashtu. Ne vend qe te bejne dicka per te rregulluar vendin, politikanet tane zihen per karrige e nuk e cajne per popullin qe vuan. Populli te jete i zgjuar, ti thote deputeteve te futen ne zgjedhje e te punojne sebashku per popullin e jo te merren si macja me miun per karriget e tyre.

    1. fule says:

      Po i ben mbrjtjen dhe Gadafit tani o mjeran? Se dhe ai foli per stabilitetin qe i duhej Libise qe te vazhdone projekti i tij per 200 miliard dollare investime te ardhshme.

      Dhe tani o deputete degjoni VL, futuni ne zgjedhje, blini e shisni vota si te doni, bashkpunoni dhe me banda per fituar ca vota me shume dhe kthejani favorin kur te vini ne pushtet. Se ata qe do dalin te fituar ne fund me siguri jane me te ndershmit dhe do punojne per te miren tone.
      A se harrova, stabilitet, stabilitet, stabilitet nuk duhet tju shqetesoj njeri as populli me protesta as prokuroria me hetime. Vjelje te mbare.

    2. velo says:

      Jo VL e ke gabim .Sipas teje m.q.s grate kane festuar me detyrim ne kohe te tallonit s’paskan te drejte te protestojne sot ne kohe te Sali vrases hajdutitit. Ekonpmia regullohet ne rradhe te pare duke larguar keta qeveritare qe mendojne vetem per xhepat e tyre dhe jo per investime per vende pune dhe politika ekonomike ne interes te popullit.Prandaj ne diten e tyre te gjitha grate kane gjithe te drejten per te protestuar.Te gjitha ne proteste.

  3. raimondi says:

    Sa bukur duken flamuret aty ne ate foto –Te kenaqin shpiritin me ngjyren e tyre flakeruese……

Comments are closed.

Lini një Përgjigje