Klosi: Qeveria shqiptare po furnizon me armë regjimet diktatoriale

4 Mars 2011, 11:54Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është shprehur se qeveria shqiptare e ka kthyer vendin në një qendër të trafikimit ndërkombëtar të armëve. Sipas Klosit, qeveria është duke furnizuar me amrë dy nga regjimet më të egra në botë, Jemenin dhe Iranin.

“Për fajin e Saliut sot furnizojmë me armë terroristë që luftojnë kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë” theksoi Klosi duke shtuar se vendi është kthyer edhe në parajsën e kontrabandistëve serbë.

Deputeti i PS-së, ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe atë të Mbrojtjes, Arben Imami, si persona që janë përfshirë dhe kanë negociuar për trafikimin e armëve drejt këtyre regjimeve.

2 komente në “Klosi: Qeveria shqiptare po furnizon me armë regjimet diktatoriale”

  1. sociologu says:

    Shqiperia do pastrohet nga plehrat qe i kane zene frymen kete behar!!!
    KORRUPSIONIN qe mbrojne Ambasadoret e Medhenj!!!:

    Lexo per anti shqiptarizmin e sotem:

    http://www.shekulli.com.al/2011/03/04/sekretet-e-renda-plumb-te-kontrabandes-shqiptaro-serbe-te-armeve.html

    Plehrat e Qeverise vazhdojne te lulezojne!

  2. raimondi says:

    Keto qe thote ky Klosi tregon se kjo opozite eshte e pa-afte —Nuk e ka haberin fare se mbi cfare baze argumentash duhet te beje opozite

Comments are closed.

Lini një Përgjigje