Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, u ka bërë thirrje sërish grave që të dalin në protestë më 8 mars, kundër kësaj qeverie, që sipas saj, vret qytetarët e vet. Hysi ka thënë se gratë nuk mund të pajtohen me këtë situatë dhe me këtë qeveri dhe për këtë arsye duhet të dalin dhe të protestojnë më 8 mars.
“U bën tre vjet nga tragjedia e Gërdecit dhe asnjë prej fajtorëve nuk është dënuar. Fajin për këtë tragjedi e ka Sali Berisha. Gratë dhe nënat do të protestojnë para Kryeministrisë për të kërkuar që drejtësia të shkojë në vend. Katër shqiptarë u vranë nga plumbat e shtetit që qëlluan mbi ta. Ata nuk dolën për të përmbysur shtetin apo marrë pushtetin, por për një jetë më të mirë. Edhe për këtë e ka fajin Sali Berisha”, deklaroi Hysi.
“Pushteti po bën çdo gjë që drejtësia të mos i nxjerrë para ligjit autorët e vrasjes së demonstruesve më 21 janar, duke i vrarë ata për herë të tyre. Në emër të tyre, motrave, nënave, fëmijëve, do të protestojmë më 8 mars para kryeministrisë”, u shpreh deputetja Vasilika Hysi.
Comments are closed.
Kjo protesta ne 8 Mars eshte proteste e bukur– Kjo proteste po te kete pjesmarje te madhe e diskretiton Saliun ne syte e shqiptareve , pavaresisht se ai eshte lekure shuall