Vrasja në Frankfurt : avokatë, hetues e prokurorë të paftuar shqiptarë

4 Mars 2011, 23:49Politika TEMA
Vrasja në Frankfurt : avokatë, hetues e prokurorë të paftuar

Nga Salih Kabashi

Shqiptarët e ballkanasit përgjithësisht kur kanë kryer akte vrasjesh ato zakonisht i kanë përcjellë me: Ta bëfsha e ta… Jo duke thirrë as emrin e Allahut, as të Krishtit, as të Muhametit.
Ai djali që vrau nuk është shqiptar i Kosovës, po i Gjermanisë. Lindë, rritë e shkolluar atje. Tash u dashka që unë të hap të pame për të vrarët në Frankfurt?!

Ndjenjat e mia njerëzore vetëm mund të preken, siç edhe janë prekë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur atje.

Në debatet e këtyre dy ditëve sikur po u thuhet njerëzve: Deklarohuni! Dënoni! Distancohuni!

Kjo i bjen si në kohën e Jugosllavisë kur detyronin njerëzit me presionet e kërcënimet më të ndryshme dhe me fushata të egra partiake komuniste që të deklaroheshin, të dënonin e të distancoheshin nga një e ndodhur apo e shpifur për veprime të shqiptarëve kundër serbëve…

Kallxomëni mua se çfarë faji mund të kam unë pse një shqiptar vret një pjesëtar të një kombi tjetër?

Mund të kam aq faj sa kanë dhjetë shqiptarë të vrarë nga një serb.
Mos i kam marrë unë shtesat fëmijnore të atij djali që ka vrarë pardje?

Dhimbja është e madhe, porse nuk është punë e jona që të zëvendësojmë hetuesit e prokurorët më të aftë që ka bota e sotme (gjermanë e amerikanë). Kam bindjen se ne duke “dënuar”, duke “u distancuar”, “duke u deklaruar”… e duke sharë e fyer (më së shumti shoqi-shoqin), po akuzojmë e po dënojmë pa të drejtë jo vrasësin po krejt shqiptarët.

Kjo punë nuk do të duhej të na takonte neve, sepse këtë punë të keqe askush nuk e bën më mirë se nacionalistët antishqiptarë serbë
A ka shqiptarë në Mal të Zi? Në Maqedoni? Ka. Në Serbi? Ka. Në Kroaci? Ka? Nëpër shumë vende të Europës e Botës, a ka shqiptarë? Ka. Në Amerikë shqiptarët, ortodoksë, katolikë e muslimanë kanë zgjedhur të quhen shqiptaro-amerikanë. Në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni askush nuk don të quhet as që do të quhet ndonjëherë shqiptaro-serb, as në Mal të Zi shqiptaro-cërnagor e as në Maqedoni shqiptaro-maqedonas. Nuk kam dëgjuar as për shqiptaro-anglez, as për shqiptaro-francez, as për shqiptaro-gjerman… E, as për shqiptaro-grekë, as shqiptaro-turq, as shqiptaro-arabë…

Pse? Nuk është çudi. Asnjë shqiptar i Ballkanit as i Evropës nuk ka gjetë atraktivitetin e asaj që për ta ofron SHBA-ja. Asnjë shqiptar i shteteve evropiane nuk ka gjetë model mbështetjeje konkrete për kombin e tij sikurse te Amerika e fundshekullit të kaluar. Përndryshe në Evropë, për sa kam lexuar unë, për identitetet e popujve flitet më shumë siç ka folur dhe ka shkruar akademiku ynë. Pretendimet për komb e racë të pastër Evropa i quan raciste. Ajo ka pësuar rëndë nga racizmi hitlerian.

Në Paris këto ditë u dënua Eric Zemmour, një prej gazetarëve dhe komentatorëve më të shquar. Arsyeja? Kishte nxjerrë nga goja, sipas gjykatës, deklaratë raciste duke arsyetuar ndalesat e shpeshta policore ndaj të zinjve dhe arabëve, sepse, sipas tij ata në shumicën e rasteve u merrkan me drogë… Kaq.

Në botën arabe është duke u zhvilluar një nga revoluconet më shembullore kundër tiranisë dhe autarkisë së udhëheqësve arabë. Ato shtete janë në Lindje. Për Lindjen nuk mund të flasim me terma racistë. Nicolas Sarkozy. me rastin e riformatimit të kabinetit të tij qeveritar, i cili ndodhi edhe për shkak të politikave të gabuara të diplomacisë franceze ndaj arabëve, foli për ata popuj e ato vende të Lindjes si për “botën që e kemi aq të afërt si gjeografikisht si historikisht”.

Për Lindjen e Perëndimin diskurset e fanatikëve dhe të fundamentalistëve të të gjitha proviniencave janë të dëmshme e të pavlefshme.

17 komente në “Vrasja në Frankfurt : avokatë, hetues e prokurorë të paftuar shqiptarë”

  1. detiad says:

    Eshte faji i jot, qe nuk shkruani asnji her per kta arabo turq qe thirren gjoja shqiptare dhe duhet ta shajme, se ky(AMERIKA) ashte miku ma i fort qe ka dhe ka pas shqiptari, po ky pse nuk vrau ndonji serb,
    DHE FAJIN MA TE MADH E KA I JATI QE E KA RRIT DJALIN ME IDE ISLAMIKE.
    DHE KUR DONI JU SHQIPTAR TI HIQNI ATA EMRA DHE KULTURE TURKE, TE SURGJEROJ TJA FILLOSH TI QE KE SHKRUAR ARTIKULLIN I PARI, DHE TE GJITH KTA SHQIPTARE QE I THON TURKUT VLLA, SI DO TE ISHTE PO TA THRRASIM SERBIN DHE GREKUN VLLA, PER MENIMIN TEM, TE GJITH JAN TRADHTAR, ATA QE NJE PUSHTUESIT I THON POPULL VLLA, KJO ASHTE E KEQJA JOTE DHE E SHUM SHQIPTARVE.

  2. mendimi_im says:

    Shum komentim me mend dhe me vend paske bere ti o Salih Kabashi.

  3. plaku says:

    i dashur detaid me vjen keq por une ne disa pika nuk jam dakord me ty dhe konkretisht :
    – Mendoj se fajin e ka vet djali dhe jo babai. Babai i shkrete ngrihet ne oren 5 te mengjezit per te vajtur ne pune dhe kthehet i lidhur ne oren 18.00, ha buke, shef pak tv ose lexon ndonje gazet, ben dush dhe shkon te vlere se diten tjeter duhet te jete i fresket per pune, ne te kundert humb vendin e punes.
    – Une mendoj se per tragjedirat historike te popullit tone fajin e kane patur vetem e vetem qeverite perkatese greke, serbe dhe jo popujt greke, serbe etj. Por tani neve jemi vend i lire dhe i pamvarur. Pse duhet te mos ju themi vella turqve, grekeve dhe serbeve. Te kuptohemi jo qeverive serbe dhe greke por popullit grek dhe serb. Une qe po shkruaj jam çam dhe ti e di se cfare ka bere qeveria greke pas luftes se dyte boterore me camerine.Prinderit e mij e kishin ender te madhe te shifnin per here te fundit çamarine dhe fatkeqesisht kjo ender e tyre nuk u plotesua sepse qeveria (jo populli) grek nuk deshi.
    – Ti e di se sa franceze, rus, hungareze, polake, italjane, angleze etj. vrane nazistat gjermane ne luften e dyte boterore. Tani siç e di edhe ti ata jetojne ne vellazeri me njeri tjetrein ne europen e bashkuar ku deshirojme te hyme edhe ne.
    – Prandaj per mua personalisht serbet dhe greket ( populli ) jane vellezerit e mij. Lavdi zotit kane kaluar ato kohe kur popujt e europes dhe ballkanit ishin armiq te njeri tjetrit. Njeriu vjen ne jete vetem nje here dhe duhet ta gezoje kete jete jo duke urryer por duke dashuruar.

  4. Angjelin Shtjefni says:

    duhet te distancohemi sepse armiqte tane (greke e serbe) ate duan te na identifikojne si fondamentaliste islamike si qenie jo europiane. ndaj duhet denu me force dhe familja e tij te syrgjynoset atje ku kane shpirtin ne arapistan. pse skam ndigju qofte edhe ndonji islamik qe do te emigroje ne vendet e arapistanit por duan te gjithe ne perendim, por nderkohe shpirtin ja kane shit islamizmit dhe gjoja ne emer te islamit na bejne therorira. si ka thene i madhi Pashko Vasa feja e shqiptarit eshte shqiptaria. keshtu pra dhe zoti salih ben mire te nderoje emer sic kane bere gjithe Kosovaret e ndershem dhe patriote qe u vene femijve te tyre emra shqiptare dhe jo islamike.

    1. mendimi_im says:

      Angjelin Shtjefni me origjin besoj je nga puka, por pak rendesi.
      Ti pse nuk ke emer shqiptar por emer te krishter?

      1. rrapi-i-treshit says:

        Angjelin Shtjefni ka kene profesor im i termodinamikes ne FIN dhe ishte shkodran
        Ky duhet te jete ndonje student qe tall trapin me emrin
        Sa per pashko vasen ka te drejte feja e shqiptarit eshte gjithmone shqiptaria
        ne cdo moment e kudo ku ka shqiptare e perseris kudo ku ka shqiptare

        1. mendimi_im says:

          Cfare roli ka entropija ne termodinamike ti rrapi?
          Dhe sipas ligjit te entropise nje sistem i mbyllur si truri yt sa shance ka te jetoje?

          Meqenese ke pasur profesor Angelon, Engjellushin apo Angjelin:)
          hajde na fol pak per shkence se ti kujton se ne jemi budallenj…
          hajde futu ne nete bej kerkime dhe na zbulo noj gje te bukur me kete pyetje!!

          hahahah

  5. Angjelin Shtjefni says:

    po he pra btojeni se u ben mire myslymaneve te mos behenm islamike

  6. plaku says:

    I dashur Angjelin Shtjefni, po i lejoj vehtes te mos jem dakord me ty vetem ne nje pike dhe konkretisht :
    Ne vitin 1980 kam qene me sherbim ne Itali dhe me thene te verteten nuk ndenjta atje sepse do isha shume egoist te pranoja qe babai, nena, gruaja me dy femijte te internoheshin. Pra per nje veprim timin qe ishte kunder politikes se atehereshme do ta pesonin dhe te dashurit e mij. Nuk e di ne se ti do ishe dakord qe te ktheheshin keto kohe te zeza.
    Zemra me thote se ti nuk do ishe dakord.
    Angjelin, te uroj nje mbasdite te mire.

  7. saranda2001 says:

    Mendimi jot ka quan emra shqiptare ti :hasan kasem tahir mazllem (keto jane emra te erdhur prej fundi te Azize.te duhet te lexosh nje cike historine .Lere pak pas dore akademine….Emrat e vetete shqiptare jane emrat ilire:Agron,teuta ,Gjergj,Donika,Artemisa,Aurrora,pirro,shpat.pali,Kliti,Erild ,Rina e shume te tjere.

    1. rrapi-i-treshit says:

      artemisa nuk eshte shqiptar e as ilir eshte emer grek si perendesha e gjuetise

      1. beso says:

        Artemisa eshte hyjnesha greke e gjahut;ne shqip njihet Dodona.Aurora eshte ne italisht,ashtu dhe alba(agimi i mengjesit).Rina eshte italisht,por emrat nuk do te thote qe bejne personin.Me kujtohet nje taleban qe e kapen amerikanet ne lufte,dhe ai qenkesh amerikan i konvertuar.Beri buje ne Amerike,s’me kujtohet emri!Te mos i ekzagjerojme gjerat;nje djalosh vrau dy persona dhe ligji do ti jape denimin.Jo ne shqiptaret duam Ameriken me shume se amerikanet,e te tjera bla-bla-bla,bejmemire ti kursejme,se dalim me katolike se papa.Repliken e bera kot,se jam dakord me ty.

        1. mendimi_im says:

          mendimi_im thotë:
          5 Mars, 2011 më 5:18 pm
          I zgjuar je Beso, jemi paralel.
          Por ti shoh se ke marr drejtim tjeter.
          Eshte zgjdhja jote, ska problem.
          Shkollen nuk e ka ba ne Vlore, por ne nje vend anetar ne NATO. detaje me teper nuk jap, mund ta gjesh vete.
          Un nuk jam ketu as per propaganda as per tralala…
          Por nganjeher si te tere njerezit e tjere irritohemi nga paragjykimet dhe padrejtesite qe na behen.
          Jam, dhe lutem per nje bote me paqe.
          Te uroj paqe edhe ty.
          Un do dal nga forumi.
          Sepse ka pak njerez si ti,
          sepse un nuk kam kohe,
          sepse nuk kam mundesi
          sepse nuk kam nerva dhe energji te harxhoj me truthare.

          Ti je nje perjashtim i vetem ne te tere forumin ketu.
          Nuk me behet vone se cmendojn te tjeret sepse un i di aftesite e mia dhe jau di te tjereve
          Po te ishe afer meje do te ofroja mundesine te fluturonim bashk nje her si miq.
          Tung.

  8. mendimi_im says:

    hahaah ?

  9. halo says:

    Edhe Gjergj emer fetar eshte

    1. mendimi_im says:

      gjergj=xhorxh=George ?

  10. saranda2001 says:

    Mindimi im (joti) e shef qe kisha te drejte nuk ju pergjigje testit per emrat, me qellim futa dhe emra te huaj,flm per komentet

Comments are closed.

Lini një Përgjigje