Marrëveshja e 9 marsit të vitit 1997 dhe krijimi i qeverisë së pajtimit kombëtar

5 Mars 2011, 19:41Politika TEMA

Qeveria Fino dhe debatet në parlament për miratimin e saj. Sabri Godo: Kjo qeveri, shpresa e fundit që shqiptarët të mos groposin vetveten

Nga Luljeta Progni

Kishte kaluar thuajse një vit nga zgjedhjet famëkeqe të majit të vitit 1996, zgjedhje që u konsideruan të manipulua nga opozita socialistë dhe faktorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit. Ishte fillimi i vitit 1997. Shqipëria ishte përfshirë në një kaos të vërtetë pasi kishte filluar shembja e kompanive të para që ishin mbështetur në skemat piramidale. Në një situatë të tillë, nevojitej një marrëveshje e madhe e të gjithë faktorëve politik në Shqipëri për të zbutur krizën e thellë në të cilën ishte përfshirë vendi. Ish-kancelari austriak Franc Vranicki u zgjodh nga Perëndimi si emisari për uljen e tensioneve në Shqipëri. Vranicki ia doli të ulë në tryezë dhjetë partitë politike në 9 mars të vitit 1997. Në këtë tryezë u vendos që të krijohej një qeveri e pajtimit kombëtar. Më 11 mars 1997 dha dorëheqjen nga posti Kryeministri Aleksandër Meksi. Marrëveshja e partive politike zgjodhi si kryeministër të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Finon nga Partia Socialiste. Vendi po përgatitej për zgjedhje të parakohshme, të cilat u vendos të zhvilloheshin më 29 qershor 1997. Megjithëse mori mbështetjen e të gjitha partive politike, qeveria Fino u prit me rezerva nga disa deputetë në Kuvendin e vitit 1997. Sidoqoftë kjo qeveri u mbështet nga shumica e tyre dhe u konsiderua si qeveri e shpëtimit kombëtar. Kryeministri Bashkim Fino paraqiti në Kuvend prioritet e qeverisë së tij, i pari ndër të cilët ishte pa diskutim stabilizimi i rendit publik dhe vendosja e qetësisë. Ditën kur do të miratohej qeveria Fino, deputeti demokrat Jemin Gjana u ankua se në seancë ndodheshin shumë pak deputet pasi shumica e tyre ia kishin mbathur nga frika prej kaosit që ekzistonte në Shqipëri asokohe. Qëndrimi i Gjanës u mbështet edhe nga deputet të tjerë. Më poshtë botohen pjesë nga debatet për miratimin e qeverisë së pajtimit kombëtar e drejtuar nga Bashkim Fino.

Seanca plenare e marsit të vitit 1997 kur miratohej nga kuvendi qeveria Fino

E premte, 14.3.1997, paradite

Pjetër Arbnori – Seanca hapet. Sot, në mbledhjen e Kryesisë me kryetaret e grupeve parlamentare, u vendos që të paraqitet votëbesimi i Qeverisë së re të Pajtimit Kombëtar, gjithashtu Kryetari i Këshillit të Ministrave të paraqesë programin e Qeverisë së tij.

Zoti Jemin Gjana e ka fjalën.

Jemin Gjana – Faleminderit zoti Kryetar! Unë mendoj se, meqë më në fund mundën të mblidhen ata që kanë mbetur këtu, që s’kanë marrë tragetet, do t’ju bëja një propozim lidhur me rendin e ditës. Do të dëshiroja që të kalonim pikën e parë, sepse Qeveria e sapokrijuar, në ato pak çfarë është dhenë, është prononcuar që do të rrijë gjithë kohën në punë dhe e mbledhur. Pra, të mbarojmë me pikën e parë te rendittë ditës, ta miratojmë Qeverinë, ajo të shkojë në punën e saj dhe ne pastaj të vazhdojmë, se do të kemi edhe shumë pika e probleme të tjera. Të mbarojmë pjesën e parë, që është pjesa më e rëndësishme, është një pjesë që jep një mesazh poshtë, ta lëmë Qeverinë në punën e saj dhe ne këtu të rrimë, sepse kemi dhe shume gjëra të tjera, nuk është vetëm ajo punë.

Ka një pjesë politikanësh shqiptarë që janë këtu sot, që nuk janë ashtu siç përbalten, dhe duhet ta dinë mirë të gjithë se ne që jemi këtu në sallë, ata që na dëgjojnë nga llozhat, ata që janë jashtë, ta dinë mirë se ne qoftë se populli shqiptar nga disa lakej është një herë i tradhtuar, ne që jemi në këtë sallë jemi dy herë te tradhtuar dhe mund të rrimë të gjykojmë më ndryshe, më me qetësi e më vonë, pasi t’i japim votëbesimin Qeverisë.

Falemnderit!

Pjetër Arbnori – Ju falemnderit!

Zoti Kryetar i Këshillit të Ministrave, ju ftoj në tribunë për të paraqitur programin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe listën e ministrave.

Bashkim Fino (Kryetar i Qeverisë se Pajtimit Kombëtar)- I nderuar Kryetar, te nderuar deputetë!

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e krijuar në një situatë tejet të rënduar shoqërore, politike, ekonomike, financiare e sociale, do të punojë në

këto drejtime kryesore:

1. Stabilizimi i rendit publik dhe vendosja e qetësisë.

Për këtë Qeveria do të jete në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike, me tryezën e këtyre partive dhe do te kërkojë prej tyre që te zgjerohet tavolina e partive politike, në përputhje me rekomandimet e OSBE-se, për të dialoguar vazhdimisht me elektoratin që ato përfaqësojnë dhe mbare popullin shqiptar. Qeveria është e hapur te prese, te diskutojë e te mundësojë zgjidhjet me optimale për problemet shqetësuese që paraqesin shtabet e shpëtimit lokal, bashkimet intelektuale dhe shoqatat ekzistuese. Riorganizimi i rendit dhe i ushtrisë paraqitet si një nevoje tepër emergjente, për të cilën puna sapo ka filluar dhe do te vazhdoje me intensitet. Për këtë, në bashkëpunim me partitë politike dhe tryezën e tyre, me organet e pushtetit lokal dhe shtabet e qytetareve, Qeveria do te caktojë drejtuesit kryesore te këtyre shërbimeve në secilin rreth. Drejtuesit e rinj, në bashkëpunim me ministritë përkatëse, do të zgjedhin punonjësit e tyre, duke synuar edhe aktivizimin e njerëzve jashtë këtyre strukturave, që shprehin gatishmërinë dhe kanë figurën morale e përkushtimin e nevojshëm që kërkohet për funksionimin e ty re. Duke e vlerësuar këtë si një faktor vendimtar për rivendosjen e rendit e te qetësisë, Qeveria do te garantojë një motivim material shume me te madh nga sa kanë pasur këto shërbime deri më sot, si dhe do f u garantoje statusin e ty re. Gjithashtu Qeveria do te përpiqet energjikisht për rifillimin e procesit mësimor në shkollat e të gjitha niveleve, në mënyre qe brezi i ri te mos e gjeje veten te humbur në këtë situate kritike.

2. Stabilizimi i situatës ekonomike dhe i furnizimit të popullit. Dëmtimet dhe vjedhjet e kryera në këtë periudhe kane krijuar vështirësi në furnizimin e popullit me produktet me të domosdoshme. Për te normalizuar ketë situatë, Qeveria do të dialogojë me te gjithë qytetaret, që te kontribuojnë në funksionimin e rrjetit tregtar dhe industrial. Objekte të rëndësishme private e shtetërore te këtij rrjeti do te shpallen të rëndësisë së veçante e do te merren në mbrojtje nga organet e rendit. Gjithashtu Qeveria do te krijojë kushte që te normalizohet importi i mallrave ushqimore e industriale të rëndësisë jetike nga ato shtete prej te cilave është kryer deri tani. Duke vlerësuar situatën realisht Qeveria do t’u bëjë thirrje shteteve fqinje dhe shteteve të tjera te Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës qe te kontribuojnë me ndihma humanitare për mallrat ushqimore me te domosdoshme. Nga ana tjetër, ne bashkëpunim me organet e pushtetit lokal dhe shtabet e qytetareve, Qeveria do të marre masa për një shpërndarje sa me te drejte nga pikëpamja territoriale të ndihmave të mundshme. Ajo do te synoje një politike çmimesh që minimizon spekulimin me ndihmat humanitare e te emergjencës dhe furnizimin proporcional në të gjithë territorin e vendit

3. Zotërimi i situatës financiare.

Për të garantuar funksionimin e shtetit dhe zgjedhjet e lira, pas stabilizimit te rendit dhe te qetësisë do të punohet për rivënien ne funksionim te plotë te institucioneve dhe vazhdimin e perfeksionimin e tyre brenda një kuadri të përmirësuar ligjor. Qeveria do te punojë për marrjen në dore te situatës financiare te shtetit. Për këtë, se pari, do te merret në dore gjendja e financave publike dhe e arkës së shtetit, duke u bëre çdo gjë transparente përpara popullit. Së dyti, do të bëhen të gjitha përpjekjet për hartimin dhe miratimin e buxhetit të shtetit të vitit 1997. Së treti, do te vërë në eficience sistemin bankar ne rrethet e dëmtuara dhe te gjithë sistemin financiar te vendit, si dhe ato te doganave, te tatimeve dhe te institucioneve të tjera në te gjithë vendin. Së katërti, do të merren të gjitha masat për veprimin efikas te sistemit financiar, me qëllim që te garantohet vjelja e të ardhurave në buxhet dhe aktivizimi i zhvillimit ekonomik nëpërmjet sistemit te kreditit. Së pesti, do të kontaktojmë me të gjitha organizmat ndërkombëtare financiarë dhe ekonomikë dhe me shtetet e zhvilluara për te bërë të mundur sigurimin e financimeve për mbështetjen financiare të shtetit dhe te sektorit privat përmes kreditit te zhvillimit.

4. Përgatitja dhe zhvillimi i zgjedhjeve te lira.

Realizimi i këtij objektivi do te lidhet, në radhe të parë, me stabilizimin e rendit e të qetësisë dhe me situatën ekonomike dhe financiare. Pas zgjidhjes së këtyre problemeve, Qeveria do te kërkojë nga Kuvendi, me konsensusin e tryezave te forcave politike, përmirësimin e kuadrit ligjor, për te garantuar zgjedhje të qeta, të lira dhe transparente. Në këtë drejtim ajo do të punoje që te eliminojë çdo mangësi apo precedent qe mund te çoje në tensionimin e situatës apo në manipulime te zgjedhjeve. Duke e konsideruar sigurimin e zgjedhjeve të lira si një nga objektivat me te rëndësishme, Qeveria e Pajtimit Kombëtar do të marre te gjitha masat e nevojshme organizatave qe te shmanget çdo tension apo acarim gjate fushatës dhe njerëzit të shprehin qetësisht vullnetin e tyre të lirë. Për këtë, përveç përmirësimeve te nevojshme ligjore, do të përmirësohet edhe sistemi i prodhimit, shpërndarjes dhe kontrollit te dokumentacionit të zgjedhjeve. Gjithashtu Qeveria do të jete e hapur e do te ftojë te gjitha organizmat ndërkombëtare që te vëzhgojnë rrepte zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Gjatë mandatit të saj, Qeveria do të zgjerojë e intensifikoje marrëdhëniet e saj ndërkombëtare me shtetet fqinje dhe me vendet e Europës e te Amerikës, si dhe me të gjitha organizmat dhe institucionet ndërkombëtare, duke respektuar të gjitha marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale. Meqenëse periudha e funksionimit të kësaj qeverie do te jetë e shkurtër, ajo kërkon votëbesimin e këtij Parlamenti dhe konsensusin e forcave politike dhe te qytetareve për të realizuar objektivat e vështira që ajo ka marrë përsipër. Dua te theksoj se, ashtu siç e dëgjova edhe nga disa deputetë këtu, me të vërtetë këta ministra të te gjitha forcave politike kanë marre përsipër të drejtojnë Qeverinë, te drejtojnë këtë vend. Edhe ju që jeni aktualisht ne këtë salle, për mendimin tim dhe te të gjithë kabinetit qe përfaqësoj, jeni me të vërtete atdhetarët më të respektuar e me të mire në këto momente te vështira qe kalon sot Shqipëria. Dhe ne këto momente, do të thosha, Shqipërisë, më shumë se kurdo, i duhen nota optimizmi dhe jo pesimizmi, sepse jemi ne shqiptaret që do ta mbajmë e do ta rregullojmë Shqipërinë dhe nuk mund të presim ndihma apo çfarëdolloj te tjerash nga vende te ndryshme apo nga vende fqinje.

Ne këtë moment te rëndësishëm ndonjë nga ju mund të mendojë që ky Kryeministër, duke ardhur nga Jugu, merr përsipër te zgjidhë shume probleme. Unë nuk marr përsipër te zgjidhe shume probleme, por ju theksova pikat më kryesore te kësaj qeverie, për të cilën mendojmë bashkarisht dhe kemi gjetur konsensusin.

Edhe një herë falenderoj te gjitha forcat politike për këta anëtarë të Qeverisë që ato kanë dërguar, se janë njerëz të devotshëm dhe mendoj se do të kemi si pikësynim kryesor vetëm dialogun, duke bërë dialog me njerëzit, duke i sqaruar ata, qofshin ata që janë këtu ne Shqipëri, që janë mete vërtete atdhetarët më të mëdhenj te këtij kombi në këto momente, qofshin dhe ata që s’janë atdhetare e që s’janë sot këtu. Ne, gjithsesi, do te ngremë peshe zemrat e njerëzve, do ta mbajmë e do ta zhvillojmë me tej Shqipërinë.

Unë nuk mund te paraqes ne këtë Parlament në mënyre tepër të detajuar programe ekonomike, sepse do te gënjeja veten time, kolegët e mi që kam në atë shtab drejtues, do t’ju gënjeja dhe ju, te nderuar deputetë, do te gënjeja ndërkohe dhe popullin që do të bëjmë atë e do të bëjmë këtë. E rëndësishme është vetëm një gjë: të normalizojmë këtë jete kaotike që është krijuar sot në të katër anët e vendit. E rëndësishme është një gjë, që ne duhet te kemi ndjenjën e optimizmit, të mos mendojmë kurrë për luftëra civile, sepse boll ka vuajtur shteti ynë dhe kombi ynë shqiptar. Të kemi parasysh qe të gjithë bashkërisht, e kërkoj edhe nga ju, te gjithë deputetët, pavarësisht se në pjesën dërrmuese jeni të Partisë Demokratike, për mua ajo është një parti shqiptare shumë e devotshme, që i ka dhënë goxha Shqipërisë në këto 6-7 vjet dhe do t’i japë akoma më shume, pra te gjithë bashkërisht mund ta bëjmë Shqipërinë. Nuk kam se çfarë t’ju them ndonjë gjë me tepër. Ky është një mesazh qe ne duhet t’i përcjellim të gjithë bashkarisht Shqipërisë sonë.

Dhe, së fundi, zoti Kryetar, dua të paraqes edhe emrat e ministrave që i kanë paraqitur me konsensus te plotë te gjitha partitë politike në takimet qe unë kam zhvilluar me kryetaret e partive politike:

1. Ministër i Brendshëm – zoti Belul Çelo i PD.

2. Ministër i Mbrojtjes – zoti Shaqir Vukaj i PS.

3. Ministër i Punëve të Jashtme – zoti Arjan Starova i Partisë së Bashkimit Socialdemokrat.

4. Ministër i Financave – zoti Arben Malaj i PS.

5. Ministër i Drejtësisë – zoti Spartak Ngjela i Partisë Lëvizja e Legalitetit.

6. Ministër i Privatizimit – zoti Eduard Ypi i PD.

7. Ministër i Shëndetësisë dhe Ambientit – zoti Astrit Kalenja i Partisë së Ballit Kombëtar.

8. Ministër i Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore – zoti Myqerem Tafaj i PD.

9. Ministër i Arsimit dhe Sporteve – zoti Luan Skuqi i PD.

10. Ministër Bujqësisë dhe Ushqimit – zoti Haxhi Aliko i PSD.

11. Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetike zoti Kastriot Shtylla i Partisë Republikane.

12. Ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë – zoti Foto Lluka i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e njeriut.

13. Ministër i Kulturës, Rinise dhe Gruas – zoti Engjëll Ndocaj i Partisë Demokristiane.

14. Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale – zoti Elmaz Sherifi i PS.

15. Ministër i Punëve Publike, Rregullimit te Territorit dhe Turizmit – zoti Vasillaq Spaho i Partisë Republikane.

16. Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave – zoti Ekrem Kastrati i PD.

17. Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme – zoti Lush Përpali i PS.

18. Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes – zoti Ali Kazazi i PD.

19. Sekretar Shteti ne Ministrinë e Punëve të Jashtme – zoti Pavli Zëri i PSD.

Ky është kabineti. Ju falemnderit. Falemnderit zoti Kryetar!

(Duartrokitje)

Pjetër Arbnori – Ju falemnderit zoti Kryetar i Këshillit të Ministrave (Zoti Pjeter Arbnori del në podium). Të nderuar deputete, të nderuar anëtare të Qeverisë së re, i nderuar Kryetar i Këshillit të Ministrave.

Jemi në një nga ditët me të zeza për Shqipërinë. Gjate shekujve na kanë pushtuar mbretëri e perandori të egra, na kanë djegur, vrare dhe shkatërruar, por prapëseprapë shqiptarët mbijetuan. Na qëlloi fati te jetojmë midis dy gjuhëve me të kultivuara te Lashtësisë: greqishtes dhe latinishtes dhe prape shqipja nuk humbi, por mbijetoi, për çudinë e të gjithëve. Por fatkeqësia e shekullit tonë i tejkaloi të gjitha mynxyrat e shkuara. Shqiptari po vret vëllanë e vet, po djeg atë që ka ndërtuar vete, po shkatërron, prish e grabit pasurinë e tij, te ngritur me mund e djersë. Sot Qeveria e Pajtimit Kombëtar po merr mbi vete një barre tepër të rënde, me qëllim që të shmange luftën civile, të evitoje një gjakderdhje që do te na vere njollën e turpit. Partitë u mblodhën dhe më ne fund e gjeten fjalën e tyre për pajtim kombëtar. Le t’i ndihmojmë ato qe hodhën hapin e pare. Janë shuma hapa te tjerë që duhen bërë. Çdo njeri mund të ndihmojë në këtë detyrë fisnike, çdo njeri mund te japë një shtytje drejt së mirës. Jam i bindur që vetëm në qofte se e përkrahin të gjithë shqiptaret, Qeveria e Pajtimit Kombëtar do te ketë sukses, të shtënat do te pushojnë, paqja do te rivendoset, armët do të dorëzohen, fëmijët do te shkojnë ne shkolla dhe puna do të filloje përsëri. E çfarë u duhet demokrateve një Shqipëri e shkatërruar, e fituar prej tyre? Asgjë. Çfarë u duhet socialisteve një Shqipëri plot varre, ku ata te dalin triumfues?

Asgjë.

E ‘u hyn në punë republikaneve një Shqipëri e shkrumbuar, ku ata të jenë te paret? Asgjë. Çfarë u duhet një Shqipëri e dërrmuar socialdemokrateve?

Asgjë.

Unë jam i bindur se Kuvendi Popullor, institucion i ligjshëm, i dalë nga zgjedhjet e lira dhe i njohur nga Këshilli i Europës, do të japë ndihmësen e vet për kalimin e situatës se vështirë duke ndihmuar Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Kryesorja në ditët e sotme është te shpëtojmë Shqipërinë, lirinë dhe demokracinë, te kërcënuara nga armiqësimi i shqiptareve nga humbja e arsyes se njerëzve.

Ju ftoj ta miratoni programin e Qeverisë dhe t’i jepni votëbesimin, pa u lëkundur, Qeverise së paraqitur nga Kryetari i Këshillit te Ministrave, zoti Bashkim Fino.

Ju falemnderit!

Fjalën e ka Blerim Çela.

Blerim Çela – Falemnderit zoti Kryetar!

Krijimi i Qeverise se Pajtimit Kombëtar në kushtet e krijuara ishte zgjidhja më e drejtë politike për te vendosur rendin, qetësinë e për te ruajtur, në radhe te pare, jetën e shtetasve dhe tërësinë territoriale te Shqipërisë. Sot më shume se kurrë duhet mirëkuptimi e besimi reciprok për te ruajtur të paprekur vlerat e demokracisë, për stabilizimin e ekonomisë, furnizimin e popullit me ushqime, futjen ne eficiencë te plote te sistemit doganor e tatimor për te mbushur arkën e shtetit.

I jap votën time Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, por nuk mund të kuptoj mospjesëmarrjen e socialistëve në parlament, kur ata e pranuan këtë zgjidhje politike. Shqipëria vlen shume me tepër sesa interesat dhe vendimet partiake. Partia Demokratike vuri mbi interesante saj interesat kombëtare. Populli dhe historia do te gjykojnë për vendimet dhe veprimet e partive. Të lëmë inatet dhe egot personale për hir te një çështjeje tepër te larte, asaj kombëtare, jo me fjalë, por me vepra.

I kërkoj Qeverisë te ruajë jetën dhe pronën e njerëzve, te godasë pa mëshirë hajdutet e shkatërruesit e pasurisë kombëtare dhe kam besim te zoti Bashkim Fino dhe kabineti i tij, sepse janë specialiste të afte të fushave që ata mbulojnë. Të shkojmë në zgjedhje te qete, duke pasur besim te Qeveria e Pajtimit Kombëtar, për të punuar për dashurinë e jo për ndarjen, për paqen e jo për luftën.

Falemnderit!

Pjetër Arbnori – Falemnderit, zoti Çela!

Vasil Melo – I nderuar Kryetar, i nderuar zoti Fino, të nderuar anëtare te Qeverise, të nderuar kolegë. Seanca e sotme parlamentare merr një rendësi të veçante, do të thosha, të një rëndësie jetike për fatet e popullit e të atdheut, për të ardhmen e tij. Jemi në buze të greminës. Nuk do të desha të shtoja fjalë të tjera, te gjithë e njohim situatën, e përjetojmë atë në çdo çast.

Ne kemi sot përpara një Qeveri të re, Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Kjo Qeveri e mori një votëbesim, mori votëbesimin e të gjitha forcave politike, pra ka marrë pothuajse votëbesimin e të gjithë popullit, sepse janë forcat politike ato qe përfaqësojnë masat e gjera popullore, te gjithë elektoratin. Ajo u paraqit sot para nesh me këtë votëbesim dhe ne do t’i japim votëbesimin tonë. Ne, me ndjenje përgjegjësie, mendoj se duhet ta mbështesim Qeverinë e re dhe programin e saj.

Programi i kësaj qeverie është i qartë, i thjeshte, në përputhje të plotë me situatën, është një program emergjent. Ne te gjithë, në tavolinat e rrumbullakëta, e mbështetem këtë Qeveri, këta përfaqësues. Tani mbështesim dhe programin e saj. Dhe jam i bindur se me mbështetjen tonë dhe me mbështetjen e mbarë popullit, Qeveria e re do të realizoje ato detyra që paraqiti në programin e saj.

Uroj qe mesazhi ynë nga kjo seance të kalojë edhe tek i gjithë populli dhe kërkoj e kam besim se edhe populli do ta mbështesë Qeverinë e re. Nuk na mbetet veçse t’i urojme sukses, t’i urojme te dalë faqebardhe. Ajo do të këtë mbështetjen tone të gjithanshme, ashtu si dhe të të gjithë popullit.

Ju falemnderit.

Xhevdet Ferri – Falemnderit, zoti Kryetar!

Diku Shekspiri thotë: “Kur shpjegojmë se ç’është madhështia, pse dita është dite, nata nate dhe koha kohë, nuk bëjmë gjë tjetër veçse humbasim ditën, natën, kohën”. Pra, meqë shpirti i dijes është shkurtësia dhe gjatësia është dege e lule, heroi i Shekspirit thotë: “Flas shkurt.

Jemi para një drame. Drama, pa dyshim, ka marrë përmasa të mëdha. Unë, me se një herë, në këtë Parlament kam përsëritur që çdo shoqëri, në rrugën e emancipimit të saj të plotë, aq më tepër politik, paguan një haraç. Për fat të keq, haraçi ynë mori përmasa tragjike. Por për t’i ngelur besnik Shekspirit dhe dramaturgjisë, meqenëse kam një lloj familjariteti me ketë punë, unë do të kujtoj një nga parimet kryesore te estetikës së dramaturgjisë dhe tragjedisë antike: parimin e katarsisit. Mbas një tragjedie të madhe, të shkruar me përmasa të mëdha, njeriu del nga teatri duke filluar te mendoje ndryshe, te punoje ndryshe, duke u bërë më i mirë.

Unë besoj se shoqëria shqiptare në këtë moment, në këtë tragjedi te madhe, shkarkoi nga kompleksi i saj një pjesë të madhe të së keqes, duke lënë rrugën e lirë për të dalë kompleksi i mire i kësaj shoqërie, i këtij kombi. Dhe ashtu si dramat dhe tragjeditë e mëdha që kanë heronjtë e tyre, unë uroj dhe besoj se kjo qeveri është heroi i tragjedisë kombëtare, por që përfundon me atë katarsisin. Urimet e mia! Punë te mbarë!

Falemnderit!

Sabri Godo – Kjo qeveri është e vetmja shprese që shqiptaret të mos groposin vetveten, gjë që do te përgënjeshtronte te kaluarën tonë dhe do te mbyllte keqas perspektivën e se ardhmes. Kjo nuk do te ngjasë, sepse popujt nuk vdesin dhe as bëjnë vetëvrasje, aq më tepër një popull plot lavdi e rezistence te rallë shpirtërore e fizike si populli ynë. Nisur nga kjo, optimizmi i Kryeministrit Bashkim Fino është i justifikuar. Ne e përkrahim pa asnjë rezervë këtë Qeveri, te përbëre nga burra me kurajo të madhe dhe ndjenja të vërteta patriotizmi.

Programi që u paraqit është i thjeshte dhe i qarte, si vetë personi i zotit Kryeministër. I uroj gjithë kabinetit të këtë sukses në mposhtjen e vështirësive të pashembullta që ka përpara. Por Qeveria ka ne te njëjtën kohë një shans te rrallë: përkrahjen e te gjitha forcave politike dhe sidomos përkrahjen e te gjithë shqiptareve. Duke ditur këtë, le te ecim përpara me besim.

4 komente në “Marrëveshja e 9 marsit të vitit 1997 dhe krijimi i qeverisë së pajtimit kombëtar”

  1. HESHTJA says:

    Në fakt kjo është historia më e zezë e klasës aktive politike shqiptare. Edhe sot historianët janë përkëdhelur pas shalëve të politikës dhe nuk e kanë analizuar si duhet. Klasa politike në një formë apo tjetër tradhëtoi interesat e shumicës së shqiptarëve; si e verbër manekine ra në duarë të sherbimeve sekrete, të mafisa, korrupsionit, egoizmit të tmerrshëm ballkanik, ku përfshihet edhe ai shqipëtar; të klaneve mediokre e kanunore; të një gazetarie servile që thuri kurora edhe për krime antikombëtare; të ekspertzinjëve ekonomistë që u bënë varrin endrrave dhe mundimeve qindra e mijra shqipëtarëve të varfër me ndërtimin e sistemit piramidal finanziar…Ka edhe shumë fakte të tjera, por nuk është vendi. Kjo nuk ishte qeveri e pajtimit kombëtar, por e konsensit mafioz të politikës shqiptare për të shpëtuar afërat e tyre, krimet e tyre, korrupsionet e tyre, shërbëtorët e tyre: majtas e djadhtas. Ky nuk ishte një revolucion i konsensit politik, por një gunë e errët e krimit që iu hodh popullit për t’i zënë sytë… Ne nuk u sulmuam realisht nga një fuqi e huaj. Jo. Shqipëria u vra prej imoralitetit politik të saj. Të kësaj klase politike që u shndërrua në klasë mafioze pa konsensin e popullit (një konsens të tillë nuk e marrin kurrë) dhe vazhdon të jetë edhe sot kanceri i endrrave shqiptare. Ata në mënyrë hipokrite kanë luajtur me legjislacionin gjer në mashtrim sa e meritojnë edhe sot të jenë klasa më e errët politike që gëzon Shqipëria. Ashtu si nuk janë zbardhur krimet e diktaturës nuk janë zbardhur edhe krimet politike të 1997. Ku janë fajtorët sot?! Shqipëria do të gjej paqje e konsensus vetëm dukew ndjekur disa parime themelore universale:
    1. Njohja legjitime e pronës dhe kompensimi i saj real.
    2. Hapja e dosjeve të diktaturës për eleminimin e të implikuareve kur u vertetohet krimi.
    3. Zbardhja e tragjedise se 1997 dhe shmangja nga politika e gjithë politikaneve qe e shkaktuan ate.
    4. Hetimi per gjithe pasurite e vjedhura apo te ndertuara ne menyre te paligjshme, sekuestrimi i tyre duke kaluar ne nje fond te posaçem per rruge, spitale, shkolla e te tjera vepra publike ose kompensimin real te klases se te ashtuquajtureve kulake dhe te perndjekureve politike.
    5. Ndryshime thelbesore ne legjislacione dhe dhe per çeshtje madhore te mos kerkohet konsensi parlamentar por referendum popullor.

  2. eddy says:

    KJO ESHTE KATASTROFE TE VOTOSHE PER NJE KRYEMINISTER QE KERKOJE DJEGJEN DHE SHKATERIMIN E VENDIT KJO VETEM NE SHQIPERI NDODHE JO ME FALNI SE KA NDODHUR EDHE NE PJESEN TJETER TE KUFIRIT NE KOSOVO KUR U KTHYE VEREMLIU RUGOVA NGA BEOGRADI E ZGJODHEN PRESIDENT KEMI POPULLIN ME IDIOT QE EGZISTON NE BOTE JEMI GATI TE VOTOJME PER ATA QE NA NXJERIN SYTE DHE VOTOJME NE MENYRE TE NDERGJEGJSHME

  3. rrapi says:

    po te shohesh ne tub nje itervju ne jangllesht te ish dhe tashme kryeminister ku u pergjigjet thate se do te bejme dicka per kto pipellat sikur me fol per bagtine ne stallat e kopratives….te hik truni

  4. fule says:

    Kush mendon sot se opozita ne LIBI do pranonte nje qeveri tranzicioni me Gadafin?
    Jo nuk do bejne kete, ata e dine se nuk do kete paqe Libi deri kur te zhduket fara Gadafit.
    Ne 97, fara Saliut mbijetoi dhe … ja ku jemi sot. Turp asaj opozite qe nuk mblodhi 200-300 veta per te marshuar ne Tirane per te shfarosur faren e Saliut.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje