Revista e njohur “National Geographic” ka publikuar një studim të sajin “Fytyra e shtatë miliardë njerëzve”. Shumëkush pretendon se është personi tipik, por fytyra tipike njerëzore është një kinez 28 vjeçar. Shkencëtarët kanë zbuluar se në botë janë 9 milion njerëz të tillë të racës Han në të gjithë botën. Njeriu tipik fiton më pak se 12 mijë dollarë në vit, ka një telefon, por nuk ka llogari bankare. Në studim ka edhe disa të dhëna të tjera interesante. Kështu, gjuha mandarin flitet nga 13 përqind e botës, pesë përqind flasin anglisht. 19 përqind e botës janë kinezë dhe vetëm katër përqind amerikanë.
Një e treta e botës janë kristianë, 21 përqind janë myslimanë dhe 13 përqind hindu. 40 përqind e botës është e punësuar në sektorin e shërbimeve, 38 përqind në agrikulturë dhe 22 përqind në industri. Katër në pesë njerëz në botë dinë të lexojnë.
Comments are closed.
Kina ka nje boom ekonomie sot, renditet e dyta ne bote.
Edhe N.G do jua mbaj haterin kinezeve se keshtu u be sot, andej nga eshte paraja andej eshte edhe “fytyra tipike”…