Bruksel, 6 mars – Një deputete e njohur e Parlamentit Evropian ka thënë se ambasadori amerikan në Kosovë është fajtor për sjellje të papërshtatshme në votimin e muajit të kaluar të presidentit të Kosovës. Por zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian janë të mprehtë për ta harruar këtë çështje dhe për t’u përqendruar në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Deputetja austriake e të gjelbërve, Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën e Parlamentit Evropian, i ka deklaruar të enjten “EUoberserver” se fotografitë e SMS-ve që u shkëmbyen gjatë votimit të ditëve të fundit të presidentit e bëjnë diplomatin amerikan, Christopher Dell, të duket keq.
“Të gjithë ne ishim duke iu dërguar SMS njerëzve të ndryshëm. Unë isha ulur jo fort larg Dellit”, ka thënë ajo, duke kujtuar atmosferën e tensionuar atë ditë në seancën e Parlamentit, më 22 shkurt.
“Të shihje se çfarë doli në shtyp, dukej se presidenti e kishte pyetur atë çfarë të bënte dhe ambasadori ia kishte dhënë disa sugjerime”, ka shtuar eurodeputetja. “Duket se ambasadori amerikan po mundohej ta ndikonte votimin në Parlament dhe mendoj se kjo ishte një sjellje që nuk duhej të bëhej në një kuvend demokratik”.
Komentet e saj janë bërë pasi e përditshmja kosovare, “Koha Ditore” publikoi pamje të teksteve të dërguara nga presidenti Behgjet Pacolli dhe këshilltari i tij, Esad Pushkar, nëpërmjet “iPhone”-ve të tyre ndërmjet raundit të dytë dhe të tretë të votimit.
Një SMS i zotit Pacolli thoshte: “Pyete CD (Chrisopher Dell) çfarë të bëj në raundin e tretë”. Zotëri Pushkar ia kthen: “Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund. Mendon se do të jetë ngushtë, por OK”.
Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj janë deputetë të partisë së lidhur në koalicion me Pacollin dhe të kryeministrit Hashim Thaçi. Deputetët kishin votuar kundër zgjedhjes së Pacollit në dy raundet e para, për shkak se kishin shprehur pakënaqësi për lidhjet e Pacollit me elitën politike ruse dhe dobësive të tij në të folurit e gjuhës shqipe. Zotëri Krasniqi pastaj e ka konfirmuar për media se ishte kërcënuar nga Thaçi.
Zotëri Dell, një ditë pas votimit, ia dërgoi një letër të hapur Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ai mohoi kryerjen e ndonjë shkeljeje, duke thënë se “jam i trazuar nga këto komunikime, të cilat nuk reflektojnë asgjë më shumë sesa përpjekje të zakonshme për të mbledhur informacion në një ambient konfuz dhe komentet e qëllimshme të transmetuara nga palët e treta”. Ai po ashtu ka akuzuar “Kohën Ditore” për shkelje të ligjit të përgjimit të incizimit, një shkelje që mund ta dënojë gazetarin me një vit burgim
Comments are closed.
E CFARE KERKON KJO ZONJA DEMOCRACI NE KOSOVOOO DEMOCRACIA NUK PO INSTALOHET NE VENDE QE KAN NGA 100 VITE PAMVARSI E KJO NA KERKON DEMOCRACI NGA NJE VENDE QE NUK ESHTE NJOHUR SI SHTETE DHE NIVELI KULTURORE ESHTE POSHTE ZEROS NGA KUSH PRET ZGJEDHJE TE REGULLTA NGA NJE VJEDHESH ORGANESH TRAFIKANT DROGE NGA SHEMBELLLTYRA E KEQE E BERRISHES LERI TE QETE ATJE KU JANE PACOLLEVICIN E ZGJODHEN SHERBETORIN E TITOS I BIRI I NENE SERBISE
Po qe se Ambasadori amerikan ka qene pro Pacollit atehere cdo eshte ne regull .Ndaj s’ka asnje arsye te flitet kunder Pacollit
por te punohet bashkarisht edhe me Pacollin President per te ecur perpara ne te miren e Kosoves
Pacolli i ka zgjellur me sukses te gjitha sfidat e jetes.Duhemi te jemi tolerante dhe ti urojme suksese ne punen e halleve dhe ngritjes te shtetit te kosoves .Zoti desh dhe e ka berre ate njeri me pasuri,por edhe sakrifica dhe puna e tij eshte e shkelqyer.Lereni rehat te punoje se ne shqiptaret flasim mire vetem kur nuk e kemi .le te shohim perpara ….