Kosova po drejtohet me shpejtësi të madhe nga modeli i “shtetit të dështuar”, ndërsa riparimi i kësaj krize nuk mund të bëhet në kornizat e tanishme
9.
Krahasuar me dy krizat tjera të shoqërive shqiptare, ajo e Kosovës është më e ndërlikuara, dhe gjendet buzë asaj gremine kur mund të bëhet e pariparueshme.
Shteti i papërfunduar, me mungesë shtrirjeje të autoritetit në tërësinë tokësore, me legjitimitet të kontestuar ndërkombëtar, me ekonomi mbijetese bazike, institucione të dobëta qeverisëse dhe një mungesë qartësie të pranisë e kompetencave të “protektorit evropian”, Kosova ka hyrë në një cikël negativ politik të papresedencë.
Në nivel të opinionit ndërkombëtar, ka rrezik të shndërrohet në një vend të izoluar e të rrethuar me një kordon sanitar politik. Me muaj të tërë, në opinionin relevant perëndimor Kosova po vlerësohet si vend i udhëhequr prej një zinxhiri mafioz-politik. Këtij vlerësimi nuk i ndihmon zgjedhja e dyshimtë (për shumëkë e turpshme) e një presidenti, emri i të cilit ka më shumë lidhshmëri me afera shpëlarje parash të Jelcinit e liderëve të Azisë Qendrore se sa me angazhimin për demokraci e sundim të ligjit.
Në nivel të brendshëm, Kosova ka pasur zgjedhje me legjitimitet të kontestuar dhe të kontestueshëm, që kanë prodhuar një qeveri tejet të brishtë nga aspekti i përkrahjes bazike të shumicës shqiptare dhe një president të kontestuar edhe para se të zgjidhet në rrethana jolegjitime.
Në një gjendje të këtillë negative, vendi do të sfidohet edhe më. Tashmë ka filluar një proces negociator me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka për qëllim esencial që të sigurojë statusin e kandidatit të Serbisë për anëtarësim në BE nëpërmjet zgjidhjesh kompromisi në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë – kompromisi i ndërtuar mbi kompromisin edhe ashtu gjeneroz të arritur mes Kosovës dhe presidentit Ahtisaari.
E izoluar nga procesi historik i integrimeve evropiane, Kosova është protektorat i butë (dhe deri tani joefikas) i BE-së. Dhe, në formën e vet të funksionimit, u afrohet edhe kontinenteve të tjera edhe kohërave të kaluara: sfida kryesore ekonomike e vendit për qeverinë nuk është rritja e prodhimit apo e punësimit, por shitja e aseteve kyç, siç është PTK-ja, për të mbushur vrima të mëdha të buxhetit për këtë vit. Edhe kur të kryhet kjo shitje, do të shtrohet pyetja e ardhshme: çka nga pasuria kombëtare do shitur për të mbushur buxhetin e vitit 2012?
Vendi po drejtohet me shpejtësi të madhe nga modeli i “shtetit të dështuar”.
Riparimi i kësaj krize nuk mund të bëhet në kornizat e tanishme, ngase korniza e tanishme mund të prodhojë një gjendje siç vijon:
– Negociatat me Serbinë: ngrirjen e mëtejme të veriut të Kosovës, shndërrimi i tij në objekt negociatash për vite me radhë dhe mungesë perspektive të prekshme evropiane me Kosovën.
– Ekonomia: cikli vicioz i shitjeve të aseteve për mbushje vrimash buxhetore që bëhen më të mëdha për shkak se mungon rritja e prodhimit.
– Skena politike: institucione me mungesë gjithnjë e më të mëdha legjitimiteti të brendshëm e të jashtëm të përdorura për negociata me Serbinë dhe të lëna që të luftojnë (qoftë edhe me dhunë) për ruajtjen e pushtetit.
10.
Kosova mund të ecën edhe më tutje drejt greminës, por masa kritike e energjisë në vend është opozitare. Energjia opozitare, nëse nuk mungon ndërmjetësimi institucional (vendime në Kuvend, marrëveshje politike pushtet-opozitë) mund të dalë në rrugë, me të vetmen kërkesë: rrëzimin e pushtetit. Kosova, nga të gjitha krizat shqiptare mbase është më së afërmi frymës së tanishme të vendeve të Magrebit, por, për dallim prej Egjiptit, e madje edhe Tunizisë, nuk do të kishte as edhe një institucion të besueshëm që mund ta luante rolin stabilizues, siç e bëri ushtria në ato vende. Rrëzimi i pushtetit në rrugë do të mund të ishte pjesë e së njëjtës rrugës drejt greminës, të shthurjes së mëtejme institucionale, me shpresë të largët se në fund të kësaj ecjeje negative do të dilte një kontekst i ri politik.
Por, ndoshta ekziston ende mundësia që kontekstin e ri politik do kërkuar dhe gjetur në institucionet e vendit. Ato në krizën e tanishme duhet të ndërmarrin dy hapa në dy fushat ku rrezikohet substanca e shtetësisë së Kosovës.
E para është fusha e legjitimitetit të institucioneve. Vendi ka nevojë për zgjedhje të besueshme të presidentit të vendit dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme lokale dhe parlamentare. Fatmirësisht e në parim, ekziston një konsensus bazik i spektrit politik që presidenti i vendit të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë. Duke shfrytëzuar këtë konsensus, vendi duhet nëpërmjet të amendamentimit kushtetues të zgjedhë presidentin , pa i ndryshuar kompetencat e presidentit, të cilat janë të mjaftueshme për këtë demokraci parlamentare. Alternativa mund të imponohet me vendimin eventual të Gjykatës Kushtetuese mbi veprimin antikushtetues të Pacollit (apo zgjedhjen e tij jokushtetuese), me ç’gjë duhej larguar me të shpejtë Pacollin prej postit. Por edhe ndaj këtij veprimi përgjigjja do të mund të ishte zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit. Amendamentimi i thjeshtë i Kushtetutës, me vetëm mënyrën e zgjedhjes së presidentit , do të mund të bëhej në qershor të këtij viti. Zgjedhjet do të mund të mbaheshin brenda këtij viti, edhe me gjithë rreziqet e precedencës negative të zgjedhjeve të kaluara. Dy avantazhe në këto precedenca negative do të ishin mobilizimi i shtuar për mbikëqyrje të zgjedhjeve, si në vend ashtu edhe nga vëzhguesit e huaj; gjithashtu fakti se do të ishin zgjedhje teknikisht të thjeshta, pa shumë operacione të ndërlikuara numërimi (siç është rasti me ato parlamentare).
Dhe, po ashtu sivjet, duhet të fillohet me reformat e nevojshme zgjedhore që do të sigurojnë që zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare (është çështje diskutabile ende a do të jenë të hershme apo të rregullta).
Fusha e dytë është ajo e ardhmërisë evropiane të Kosovës. Duhet të ndërpritet modeli i tanishëm i fillimit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara prej Bashkimit Evropian. Arsyet janë shumë të thjeshta: në mungesë të tanishëm legjitimiteti, Kosova nuk mund të flasë me një zë të përbashkuar për interesat e veta jetike. Nga ana tjetër, këto negociata janë të vendosura në asi formati që për dy nga tri palët e përfshira është e qartë perspektiva: për Beogradin statusi i kandidatit në BE, për ndërmjetësin evropian avancim institucional të politikës së re të jashtme pas Traktatit të Lisbonës. Për Prishtinën ardhmëria evropiane mbetet e njëjtë- krejtësisht e paqartë.
Në vend të këtij modeli, e pas konsolidimit të legjitimitetit bazik institucional (të garantuara me zgjedhje të lira presidenciale) Kosova dhe BE duhet të hulumtojnë një format bisedimesh që i garanton Kosovës barazi themeltare, barazi krahasuar me vendet tjera në perspektivën evropiane.
11.
Vendimet që merren sot në tri krizat shqiptare kanë implikime për dhjetë vjetët e ardhshëm, e ndoshta më shumë. Gjatë këtij dhjetëvjetëshi, shqiptarët në Ballkan do të tundohen (në kushte krejtësisht të reja) nga dy ide bazike integruese. E para është ideja e Bashkimit Evropian, një projekt që është gjithnjë në zhvillim e sipër. E dyta mund të jetë ideja lindore që mund të përforcohet këto ditë nga një energji e re. Energjia e re lindore po ndërtohet nga Turqia, një shteti me institucione demokratike dhe ekonomi kompetitive në nivel botëror. Po ndërtohet po ashtu nga përjashtimi konceptual që i bëhet Turqisë si anëtar eventual i Bashkimit Evropian, duke e lënë Turqinë që të ndërtojë sferën e vet integruese “neotomane”, me shtetet që ishin të sunduara dikur nga Stambolli. Dhe kjo energji mund të zhvillohet nga zhvillimi revolucionar në Magreb e Lindje të Mesme që do të kërkojë si pikë reference një shtet mysliman demokratik e funksional- Turqinë e padëshiruar nga BE-ja.
Dikund në mes të këtyre dy ideve, shqiptarët mund të kenë edhe një tundim. Mund të tundohen, apo detyrohen të tundohen me pyetjen se a do të bashkohen mes vete territorialisht, me aksidentalitetin e historisë, apo me një projekt të determinuar historik, brenda një konteksti të gjerë evropian. Mbase edhe neootoman?
(Fund)
Comments are closed.
Nuk besoj se Kosova eshte ne buze te gremines, por mendoj se Kosova nuk duhet te kopjoj luften politike pozite -opozite qe behet ne Shqiperi,
sepse Kosoves i intereson me mire nje fare uniteti dhe harmonie midis pozites dhe opozites deri sa te konsodlidohet si shtet –
Dmth Ne Kosove duhet te veprojn Partite ne bashkepunim sikur te jene Nje Parti -shtet——–Sepse cdo shtet ne fillim ka me teper tirpare diktatoriale ne favor te krijimit te shtetit , dmth qe t e mos keqkuptohemi,
Partite nuk duhet te krijojne programe te ndryshem dhe te luftojne per zabtimin e tyre———Por duhet qe te krijojne nje program te perbashket , me miratimin e t edyja paleve dhe sebashku te luftojne per zbatimin e atij programi dukee ndihmuar qeverine me keshilla dhe kritika konstruktive dhe jo te bejne sic bejme ne Shqiperi
Pra qeveria qe eshte tani te nihmohet sinqeirsht nga Opozita , dhe nqs opozita ka dicka qe nuk e pelqen ne punene e shtetit duhet te diskutoje me qeverine ne menyre Vellazerorre , duke vendos interesin e Kosoves mbi te gjitha
-Nga ana tjeter –Politika e Kosves duhet patjeter te kerkoje ndihmen por edhe te perfshije ne gjirin e saj ,intelektualet Kosovare , te vendose ata ne krye te Politikes kosovare , sepse ata jane njerez mete pjekur intelektualisht per te drejtuar dhe jo te rinjte ,qe s’kane as experience jete as experience pune dhe as experience me librat
Sidoqofte , Une mendoj seKosova nuk eshte buze gremines dhe se sipas meje Politika Kosovare ne kerkesat e saj Nacionaliste duhet te jete me agresive ndaj serbeve ———–sepse duhet te kuptoje se ata nuk kane se cfare te bejne me
-Kosova nuk shkon me mbrapa ne Serbi ne jete te jeteve , se Amerikanet nuk terhiqen nga ky opsion kurre
-Ndaj kosova te sillet meme autoritet ndaj serbeve dhe t emos i plote4soj aspak kerkseat e serbeve ne Kosove
Biles edhe kur te diskutohet per serbet e Mitrovices ————-Politika kosovare tju vendose si kusht atyre qe te regullohen kushtet e Shqiptareve ne Luginen e Presheves
-Pra te kete reciprocitet ne kete ceshtje duke futur ne lojen e Bisedimeve shqiptaret q
….. Shqiptaret qe kemi ne Liginen e Presheves .—————Une mendoj s e kete duhet te kete ne Axhenden Kryesore
te sajen zonja Edita Tahiri ne Bisedime kur vjen fjala per pakicat serbe ne Kosove, edhe ajo t e kerkoje pakicat shqiptare ne Serbi
–Dhe ketu ka dicka ,–Nese eshte mundesia le te shikohet opsioni i kembimit te teritoreve midis Mitrovices veriore dhe Lugines se Presheves-
Sepse ne duhet te jemi realiste ne Politiken tone —-Ata nuk e leshojne kurre ate pjese qe kane serbet ne Mitrovice –
—–Nga ana tjeter nqs ne i japim ata dhe marim Luginen e Presheves –atehere edhe shqiptaret tane ne Lugine i shpetojme ,
dhe nuk jane pake por 100 mije shqiptare, por edhe serbet i shporrim pergjithmone nga Kosova
dhe nuk do rijme te merremi
me problemet qe do nxjerin sebret here pas here duke krijuar probleme per Kosoven edhe ne arenen nderkomebtare ,
pasi ata kane me shume perkrahje se ne ne Europe
Ndaj po ta shofesh me gjak te ftohte kete problem –ben shkembimin e teritoreve ,merr luginen e Preshes dhe mbyllet njehere e pergjithmone Problemi i Kosoves, pasi nuk ke me pune me Serbet dhe Serbine
…………..Dhe edhe energjithee Kombit shqiptar pasandaj, drejtohen nga ceshtja e Shqiptareve te Maqedonise dhe te Malit te Zi………..
Kete shkembim nuk e pranon as me i keputuri i Serbeve. Pse do shkembesh nje territor qe e ke nen kontroll me nje territor tjeter qe se kontrollon askush ose e kontrollon vete 50% dhe e perdor sipas rastit per destabilitet, fjala vjen.
Po serbet nuk kane si ta pranojne shkembimin e teritoreve ..sepse ata duan qe gjithmone te kene nje shkak per te nderhyre ne punet e Kosoves —–
Ne fakt edhe para nja dy vjetesh politika serbe e beri ate gabim qe t a pranoje shkembimin ,
por Patriarku ortodox serb e kundershtoi fuqimisht dhe ne nje interviste ai tha hapur
–se nqs ne bejme shkembimin e teritoreve atehere ne shkeputemi pergjithmone nga Kosova
ndersa nqs e e leme Mitrovicen brenda Kosoves ne gjithmone kemi nje shkak per t e nderhyre ne Kosove ne te ardhmen…..
Pra patriarku serb e tha hapur qellimin,por politika shqiptare nuk e kupton
Ajo qe thua ti per destabilitet…….–Ne nuk bejme dot destabilitet, sepse jemi shume t e dobet dhe pa perkrahje europiane
,ndersa ata duke perdorur veriun e Mitrovices bejne destabilitet tek ne , sic po bejne ,dhe do bejne edhe ne te ardhmen
Mitrovica e veriut do jete gjithmone nje problem –vetem nqs e heq ate shpeton nga serbet njehere e pergjithmone…..