20 vjet më vonë, libianët zëvendësojnë shqiptarët

7 Mars 2011, 10:22Politika TEMA

Mijëra persona nga Libia kanë mbërritur në Itali gjatë orëve të fundit, si pasojë e luftës civile. Mediat italiane kanë bërë një paralele mes të ardhurve nga Libia dhe atyre nga Shqipëria 20 vjet më parë. Kjo, pasi 7 marsi i vitit 1991 shënon dhe shkuarjen e parë masive të shqiptareve në Brindizi, plot 27 mijë. Për italianët, historia tashmë është duke u përsëritur dhe frika e një zbarkimi masiv, ashtu siç ndodhi në vitet 90 nga shqiptarët, është e madhe. Sipas statistikave të italianëve, në Itali ndodhen 491 mijë shqiptarë me dokumente të rregullta. Nga këta, rezulton që vetëm gjysma e tyre janë të punësuar.

1 komente në “20 vjet më vonë, libianët zëvendësojnë shqiptarët”

  1. Andreas says:

    Quhen libike e jo libiane.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje