INSTAT: Në shkurt çmimet u rritën 2.3%

7 Mars 2011, 12:18Politika TEMA

INSTAT, gjatë prezantimit të të dhënave për muajin shkurt, ka deklaruar se çmimet ushqimore gjatë këtij muaji kanë shënuar një rritje prej 2.3%, krahasuar me muajin janar.

Sipas INSTAT, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një rritje prej 4.9 përqind. Brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 23.5 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.

Gjate muajit shkurt, çmimet shënuan rritje edhe ne nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet “bukë dhe drithra” me 3.2 përqind, “sheqer e ëmbëlsira” me 3.3 përqind, “vajra dhe yndyrna” me 0.5 përqind, “qumesh djath e veze” me 0.2 përqind etj

Indeksi i grupit “Pije alkolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 2.2 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e  çmimi i duhanit me  3.8 përqind.

Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.4 përqind, brenda të cilit çmimet e veshjeve shënuan një ulje prej 0.1 përqind dhe çmimet e këpucëve një ulje prej 1.1 përqind.

Indeksi i grupit “Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.5 përqind,  ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm me 1.1 përqind.

Indeksi i grupit “Shendeti” shënoi një rritje prej 2.2 përqind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjeksore u rriten me 1.6 përqind.

Indeksi i grupi “Transport” shënoi një rritje prej  0.6 përqind. Gjatë muajit Janar  çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.5 përqind dhe çmimi i benzinës 1.3 përqind.

1 komente në “INSTAT: Në shkurt çmimet u rritën 2.3%”

  1. Nabukodonosor says:

    Gabim thuaji INSTAT-it.Duke degjuar Berishen ne kemi rritje te eksporteve ulje te cmimeve,4 milion turiste kemi ndihmuar 1000 familje jevgjish bythejashte dhe plot arritje te tjera.
    Cmimet po te besh nje llogari te thjeshte jane rritur 22-30%.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje