Prifti, në prokurori për videon e 70 mijë eurove

7 Mars 2011, 10:51Politika TEMA

Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, është paraqitur në prokurori, për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me videon e dytë, ku ai shfaqet së bashku me zëvendësin e tij, Leonard Beqiri, me të cilin ndan një shumë prej 70 mijë eurosh.

Dritan Prifti akuzohet për korrupsion pasiv dhe tashmë ai është pa imunitet. Në lidhje me videon e dytë, ai ka deklaruar më parë se e ka regjistruar vetë, për të provuar presionet që i bëheshin nga Ilir Meta, joshjet për korrupsion apo korrupsionin e ish-zv/kryeministrit.

1 komente në “Prifti, në prokurori për videon e 70 mijë eurove”

  1. plaku says:

    Ne gjermani ministri i mbrojtjes u detyrua te japi doreheqjen si minister, deputet dhe nga te gjitha funksionet e tij politike, sepse ne punen e doktorates se tij kishte cituar shume studjuesa te tjere por nuk kishte vene ne fillim dhe fund te cdo citimi thonjezat. Pra punen e te tjereve e paraqiti si punen e tij.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje