Grafiku, privatizimet shpërthejnë përpara zgjedhjeve

7 Mars 2011, 15:49Politika TEMA

Kjo është një grafikë e privatizimeve në Shqipëri. Nëse në vitet e para të qeverisjes së tij, Berisha nuk është marrë me privatizimet thuajse fare, por pas riardhjes në pushtet, gjithçka ka ndryshuar. Privatizimi është kthyer në pasionin e Berishës. Mund të vërehet se privatizimet kanë lulëzuar në prag të fushatave elektorale

Privatizimi është procesi i transferimit të pronësisë së një ndërmarrjeje, agjensie, shërbimi apo aseti publik drejt sektorit privat. Të ardhurat që sigurohen nga ky proces, quhen të ardhura nga privatizimi. Në klasifikimin funksional ndërkombëtar (COFOG – Classification of the Functions of Government), që përdoret në hartimin e tabelës fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, këto të ardhura nuk hyjnë në grupin e të Ardhurave Totale të Buxhetit, por trajtohen si financim për Deficitin.

Duke qenë se Shqipëria vjen nga një historik 50-vjecar i mosekzistencës së pronës dhe shërbimit privat, menaxhimi sa më me efektivitet dhe eficence i procesit të privatizimit merr një rëndësi të vecantë. Nga grafiku mund të dallohen dy periudha të rëndësishme kohore:  Periudha e parë, 1993-1999, ku të ardhurat nga privatizimet kanë qenë në një masë shumë të ulët. Ato lidheshin kryesisht me ndërmarrje apo asete të vogla. Dhe periudha e dytë, 2000-2010, gjatë së cilës u mundësua privatizimi i disa shërbimeve shumë të rëndësishme, të cilat deri në atë kohë siguroheshin nga shteti. Në këtë mënyrë, të ardhurat nga privatizimet u shndërruan në një zë të rëndësishëm në përballimin e Deficitit të Buxhetit.

Viti 2000 ishte i pari që shënoi të ardhura të larta nga privatizimet, me 8.9 miliardë lekë, duke financuar 22% të Deficitit. Duhet theksuar se viti 2000 ishte një vit i vështirë për Buxhetin, pasi të Ardhurat Totale të tij ishin më të ulta edhe sesa Shpenzimet Korrente. Kjo do të thotë se jo vetëm investimet janë financuar nga borxhi dhe privatizimet, por edhe një pjesë e shpenzime korrente. Gjithsesi, ky vit shënon gjithashtu edhe privatizimin e parë të rëndësishëm në vend, atë të Bankës Kombëtare Tregtare.

Në vitin 2001, privatizimet u rritën me 43% dhe financuan 30% të Deficitit të atij viti, ndërkohë që dy vitet pasues patën një mesatare shumë të ulët. Viti 2004 shfaqi sërisht të ardhura të larta nga privatizimet. Përvec të tjerave, 2004-a lidhet edhe me privatizimi i ish-Bankës së Kursimeve, e cila mundësoi përballimin e një pjese të deficitit si dhe reduktimin e  borxhit publik. Në vitet 2005 dhe 2006 u rikthye pushimi i procesit, ndërkohë që vetëm në vitin 2007 u realizua privatizimi i shoqërisë Albtelekom. Viti 2008 u pasua me një rënie 58% të të ardhurave të privatizimit. Gjithsesi, ato ishin në një masë të kënaqshme. Ishte tashmë radha e kompanisë ARMO për t’u transferuar drejt sektorit privat.

Viti 2009 shënon pikën më të lartë të të ardhurave nga privatizimet. Rreth 25 miliardë lekë shërbyen për financimin e deficitit dhe padyshim që shitja e 76% e aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpëndarjes sh.a. ishte ngjarja kryesore e vitit.

Interesant është viti 2010, në të cilin u fol gjatë për privatizimin e godinës së ish-Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë për shumën 30 milionë euro. Megjithatë, në tabelë fiskale faktike për 2010-n, zëri “Të ardhura nga privatizimet” shfaqet me shumën 411 milionë lekë, apo gati 1/10 e vlerës së këtij privatizimi.

Edhe viti 2011 tërheq vëmendjen për parashikimet lidhur me privatizimet. Bazuar në tabelën fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, privatizimet për këtë vit duhet të arrijnë në 300 milionë lekë, një shifër kjo shumë modeste krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërkohë, në mbledhjen e Task Force, të datës 10 shkurt, pranë Këshillit të Ministrave, u shpall nisma për të përfunduar procesin e privatizimit të 1280 objekteve shtetërore brenda vitit 2011. Në këtë listë përfshihen jo vetëm ndërmarrje shtetërore, por edhe aksionet ende në zotërim të shtetit shqiptar pas privatizimit të tyre. Mund të përmenden aksionet pranë AMC-së, Albtelekomit, ish OSSH-së, etj. Me një përllogaritje të thjeshtë, tërësia e tyre e kalon disa herë shumën prej 300 milionësh të parashikuar për këtë vit.

*Open.Data.Al

1 komente në “Grafiku, privatizimet shpërthejnë përpara zgjedhjeve”

  1. raimondi says:

    Ky grafiku i Privatizmieve tregon se ne Shqiperi nuk ka Parti Socialiste te vertete sic i ka gjithe bota–por eshte nje Parti socialiste qe emrin e ka socialiste
    ndersa vepren e ka komplet djathtiste extreme —dhe pikerisht kjo eshte fatkeqsia e Shqiperise

    Garfikut aty flet per vitin 2000-2001 qe ka pasur te ardhura shume te medha nga Privatizimet ——– Kjo eshte edhe gjeja me qesharake , por edhe me tragjikja per populli tone

    Sepse ne ate kohe ishte Nano dhe ai filloi privatizimet e medha ,dhe duke privatizuar Bankat dhe sidomos ra ne sy privatizimi i AMC-se per 5 leke

    Nano duke privatizuar AMC qe ishte shume e thjeshte per tu menaxhuar dhe rentabel , pasi me pak shpenzime nga AMC nxirej fitime kolosale te cilat mund te perdoreshin per pensionet , per te te papunet , per sipatalet etj
    dhe nga ana tjeter mbante cmime me normale per shqiptaret

    Nano duke bere privatizimet e medha ,u duk se regulloi buzhetin shqiptar, mirpo defekti i atij privatizimi del me vone
    …….dhe tani shqiptaret paguajne gjithmone e me shume per AMC, ndersa AMC-ja qe eshte pron e egrekut
    nxjerr fitime ne Shqiperi sa dyfishi i fitimeve q e nxjerr ne Greqi
    ——-sepse ate privatizim e mori Greku -dhe ai dihet se cfare ben ne ambjentin shqiptar me parate qe ju merr shqiptareve

    Buxheti ishtetit nuk regullohet duke privatizuar nedmrarjet e medha , sepse ashut e regullon buxhetin vetme perkohesisht ,apsi ato para qe merr nga privatizimi do harxhohen , dhe pastaj ngelesh me gisht ne goje,sepse nga ajo ndermrja qe ke privatizuar merr vetem taxen , ndersa fitimin kolossal te saj e merr i huaji
    ——–Ndaj Buxheti ore socialista q e na drejtoni me metoda Berishiane -djathtiste extremiste , regullohet
    duke menaxhuar me efelktivitet dhe me pak ndershmeri– ( nuk don shume nderhshmeri , pakez fare do ,qe te hani edhe ju ,por te jetojm eedhe ne poshte me dinjitet , mos te lypimrugeve te Europes ).. —– ndermarjet e medha ,
    sic bejne Franca ,Anglia, Suedia,Spanja, Norvegjia,Danimarka, Finlanda, Hollanda etj etj te cilat nuk besoj se ju ka vajtur keq gjendja ekonomike pse drejtojne me metoda socialsite

    Eshte interesant se Sala atehere nuk donte ti privatizonte dnermarjet e medha sepse e dinte qe ato ndihmonin shqiptarin e thjeshte —Mirpo kur pa Sala qe Nano me ceten e hajduteve po i privatizonin te gjitha ,biles edhe Teatrin Kombetar
    –Atehere edhe Sala ja futi me top dhe akoma vazhdon t’ja fusi ,sepse te pakten ai e ka te justifikuar ,sepse eshte i djathte
    por keta karagjozet tane c’kane qe zbatojne programet e djathta dhe jo te majta, Kete s;e kuptoj une ?
    Por do zoti kane ndryshuar , megjithse edhe po te ndryshojne tani, Sala i ka privatizuar te gjitha …
    dhe keta nuk jane te zote
    te dalin ne Parlament e te thone qe ne keto ;privatizime nuk i njohim dhe kur te vijme ne pushtet do ti anullojme….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje