Nju Jork Tajms: Shqipëria i dha vjet armë Gadafit

9 Mars 2011, 10:00Politika TEMA

Gazetari i njohur i Nju Jork Tajms, C.J Chivers, që ka raportuar skandalin e shitjes së armëve shqiptare në Afganistan, ka shkruar kësaj here se Shqipëria ka dërguar armë për Gadafin. Gazeta i referohet edhe shkrimeve në mediat shqiptare dhe raportimeve të gazetarit Gjergj Thanasi. Në shkrim thuhet se armët që kanë shkuar në Libi përmes Shqipërisë nuk ishin vetëm të vendit tonë, por vendi ynë ka vënë emrin e tij në dispozicion të trafikantëve të armëve nga Europa Lindore. Lehtësues i kësaj tregtie ka qenë MEICO. Armët janë shitur përmes një sekseri serb, i kërkuar për trafik ndërkomb?7tar armësh. Gazetari amerikan shkruan se është e lehtë të kuptosh se ccfarë reputacioni ka MEICO sa i përket korrupsionit dhe trafiqeve, duke përmendur shkrimin e tij për trafikun e armëve në Afganistan. Ndaj këtij shkrimi kryeministri pati reaguar duke e quajtur gazetën “Nju Jork Tajms” letër higjienike.

2 komente në “Nju Jork Tajms: Shqipëria i dha vjet armë Gadafit”

  1. AdrianGJ says:

    Bravo New York Time…. Edhe Anglia i shiti arme Libise… Gjithashtu edhe Amarika dhe shume vende te Europes jane bere miqe me Gadafin keto kohet e fundit – por tani po mundohen ta harrojne/mohojne nje gje te till….

  2. dorand says:

    o mire ja beri. per mua le te dalin ne panair e ti shesin arme kujtedo vetem te fusin nei lek ne arkat e shtetit

Comments are closed.

Lini një Përgjigje