PS, hetim Topallit, PD gati komisionin hetimor nr.3 për Edi Ramën

9 Mars 2011, 12:10Politika TEMA
PS, hetim Topallit, PD gati komisionin hetimor nr.3 për Edi Ramën

UPDATE- Në komisionin numër 1 që mbahet mend dhe si komisioni “Olldashi” arriti të tërhiqte vëmendjen e mediave dhe krijoi impakt publik gjatë seancave dëgjimore të Ramës, përfundimet që dërgoi në prokurori nuk u morën parasysh asnjëherë nga organi i akuzës. Ndërsa në komisionin nr.2 që e drejtonte Ferdinand Xhaferri nuk pati as bujë mediatike, me komisionin nr.3 mazhoranca po shton në arkivën e Kuvendit numrin më të madh të hetimeve parlamentare për një njeri të vetëm.

Mazhoranca ka vendosur të luajë me idetë e vjetra të fushatës politike ndaj Edi Ramës. Siç ka ndodhur dhe në dy zgjedhje të mëparshme lokale, kur PD-ja ka ngritur komisione hetimore kundër Edi Ramës, pritet të bëjë këtë gjë për herë të tretë. Burime nga partia në pushtet bëjnë të ditur se po përpilohet një kërkesë e deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni hetimor për pasurinë e Edi Ramës. Shkak për këtë do të merret deklarata e pasurisë së kryebashkiakut dhe kryesocialistit ku ai deklaron vetëm pagën që përfiton si kryetar Bashkie dhe një apartament që ka pasur në pronësi e ëma. PD e akuzon Ramën për korrupsion në lejet e ndërtimit në Tiranë dhe sipas saj Rama merr 20 për qind për çdo leje ndërtimi që jep KRRT-ja. Ndërkohë një akuzë e tillë u hodh poshtë nga prokuroria e cila mori në hetim deklaratën e pasurisë së Ramës para disa muajsh. Gjithsesi PD është akoma në fazën e formulimit të kërkesës për komision hetimor për Ramën, ndërsa PS-ja do të bëjë sot zyrtare kërkesën e saj për të hetuar veprimtarinë e Jozefina Topallit në krye të Kuvendit duke marrë shkas nga kritikat e forta që iu bënë asaj në raportin e fundit të Komisionit Evropian. PD në komisionin numër 1 që mbahet mend dhe si komisioni “Olldashi” arriti të tërhiqte vëmendjen e medieve dhe krijoi impakt publik gjatë seancave dëgjimore të Ramës, përfundimet që dërgoi në prokurori nuk u morën parasysh asnjëherë nga organi i akuzës. Ndërsa në komisionin nr.2 që e drejtonte Ferdinand Xhaferri nuk pati as bujë mediatike, me komisionin nr.3 mazhoranca po shton në arkivën e Kuvendit numrin më të madh të hetimeve parlamentare për një njeri të vetëm.  Nga ana tjetër Partia Socialiste do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e Parlamentit dhe kryetares së saj, Jozefina Topalli duke pretenduar të ulë imazhin e kësaj të fundit dhe ndoshta të kërkojë shkarkimin e saj në fund të hetimit, nëse deputetët e mazhorancës do pranojnë kërkesën e opozitës për hetim. Vendimi është marrë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së dje dje bazohet në progres-raportin e KE-së të disa kohëve më parë, që kritikonte ashpër veprimtarinë e Jozefina Topallit në krye të Parlamentit. Kërkesa tashmë është firmosur nga ana e deputetëve të opozitës dhe kërkon të hetojë punën e Kuvendit, që nga emërimet në administratë, problemet me pagat dhe shkeljen e rregullores dhe Kushtetutës nga ana e Topallit.

3 komente në “PS, hetim Topallit, PD gati komisionin hetimor nr.3 për Edi Ramën”

  1. england says:

    Ja cfarë mendojne dy fshatare per politikanet tane:
    Ceni:Kët nusen do ta morim partizone
    Loni:kush ket ktu nolt?Jo mer Cen kjo nuk di me lidh as kpucet e veta!
    se ke pa neper emisione që i hiqet kpuca prej kome,ene ai Fevziu fut rreklama
    me mor vesh ka vje era komve,ene dje desh thyu qafen(kur se thyu)mbas fjalimit
    Loni unë menoj qe ajo artistja,ajo
    qe ka dalë i here partizone,te filmi Dimri Fundit ajo po eshte adap
    Monda ja thone
    Ceni kush re ajo qe ve Sala të shaje ate Ramen?
    Loni :po re,ajo qe u bo deputete vetem se ka lujt ca filma
    qe Sala i shef fundjavave me mbesat,duke ju mburrur se kjo eshte aktore
    e shkelqyeme si ne rol,edhe ne parlament.
    Ceni :pse sthu ti politika qeka mush me aktore!
    Loni :pse kush tjeter di me aktru nga kta politikanet?
    Ceni :a tkujtohet viti 97 ty a jo?
    Loni: si re smkujtohet,e ca masnej
    Ceni :po pra nuk ishte ai aktori qe lu te filmi me nondetsen 105
    qe bote thirrje miletit te ngrihej kundra Sales,ne ato kohra?
    Loni: pse re ai osht ky ministri qe thuhet se:i
    shet armet ne Libi,atij Gadafit e?
    Ceni :po or po,ai ja shet,ndersa takimet i bo ai qe ka grun,dhe kalamojt
    me nenshtetsi Hollandeze!
    Loni :unë e dija qe vetem ai ministri qe akuzohet per Gerdecin
    shiste arme,po keta qenkan te gjithë trafikante!
    Ceni :keta nuk jane vetem trafikante,por dhe mashtrusa
    Loni per ke e ke fjalen
    Ceni po ja nuk ishte ai ministri qe dilte neper studiot
    te televizive që thosh se rruga e kombit do kushtoje
    vetem 500 Euro,pastaj tha 700 Euro,dhe kur maroi rruga ishte dyfishi
    i parave te deklaruara,nga ministri me nje mbiemer deleje apo dashi
    Loni po re Cen ke te drejt ti,se kta qekan pelivona te gjithë,
    i do genjeshtar po,i do trafikante po,po hajdute
    dihet që jane,se ndryshe nuk pranohen ne partite perkatese!
    Ceni ah mkujtove ne kte ish zevendsin e Berishes,ai po si bo syri
    terr nga azgjo,ai doli para gjithe shqiptareve duke
    vjedh,ne tani bo sikur ska nodh azgjo
    cfar dallkauku!
    Loni ej Ceno e lejm ket muhabet ne,
    se po ta vazhdojme jo per na i
    gjo po rradhes ktyne hajdutve nuk i vje
    kurre funi…

  2. Epirioti says:

    Napoleon Bonaparti ka thene: “Nese do ta besh nje ceshtje madheore te harrohet, krijo nje komision hetimor”. Ndaj ai nga acarimi dhe padurueshmeria hyri ne parlamentin francez me kale dhe e shperndahu ate.

    1. shabon gazepi says:

      I KE RENE PIKES

Comments are closed.

Lini një Përgjigje