Grossruck takon Berishën: Ekziston një infrastrukturë e shkëlqyer zgjedhore

9 Mars 2011, 10:36Politika TEMA

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Zv/Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Kryetarin e Komitetit të Miqësisë Austri – Shqipëri në Parlamentin Austriak, deputetin Wolfgang Grossruck.  Ky i fundit njihet si një përkrahës i flaktë i Berishës, aq sa në ka mbrojtur me zjarr edhe zgjedhjet skandaloze të majit 1996. Në takim Berisha tha se qeveria do garantojë zgjedhje sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

“Qëllimi i zotit Rama për të destabilizuar procesin zgjedhor nëpërmjet mos dërgimi  të komisionerëve në Komisionet Zgjedhore dhe regjistrimit të Partisë Socialiste si subjekt garues në afatin fundor, dështuan përballë zbatimit korrekt dhe konseguent të ligjit të miratuar në mënyrë konsensuale dhe mbi bazën e propozimeve të Partisë Socialiste në fundin e vitit 2008. Tentativat e zotit Rama për të përsëritur skenarin e vitit 2007 për bllokimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve, i mirënjohur si nga opinion publik vendas edhe nga ai ndërkombëtar, do të dështojë në çdo rast,” tha Berisha.

Në një njoftim të kryeministrisë, thuhet se Grossruck shprehu keqardhjen që “përpjekjet destabilizuese të zotit Rama ndikojnë negativisht për imazhin e vendit dhe ecurinë e Shqipërisë  përpara në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”.

“Zoti Wolfgang Grossruck e informoi Kryeministrin Berisha për angazhimin e tij dhe të miqve të tjerë të Shqipërisë për të dërguar një numër sa më të madh vëzhguesish ndërkombëtar për zgjedhjet lokale të 8 majit. Ai vlerësoi edhe një herë infrastrukturën e shkëlqyer që ekziston për sa i përket regjistrit elektronik të zgjedhësve, dokumenteve të identifikimit nga më të sigurtat në Evropë, si dhe procedurave të tjera të cilat bënë të mundur që zgjedhjet e 28 qershorit të cilësohen nga raporti i OSBE-së si zgjedhjet e para në Shqipëri që plotësuan shumicën dërrmuese të standardeve ndërkombëtare,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

2 komente në “Grossruck takon Berishën: Ekziston një infrastrukturë e shkëlqyer zgjedhore”

  1. arsen says:

    Po me ato 32 REKOMANDIMET, a u mor ky Grosmutu?
    Si vajti puna me keto rekomandime? A, u implementuan nga KQZ-ja qe te mos ndodhin perseri?
    Po me hapjne e kutive NGA CDO NJERI QE TE KERKOJE…cfare do behet?
    Lerini mer, furcet!
    Kerkoni qe Zgjedhjet ne Shqiperi te behe si ne gjithe vendet e Europes!
    Fushata te jete e qete dhe te denohen me Ligj shpifjet dhe sharjet!
    Pa kontestime!
    Duke i dhene doren fituesit dhe humbesit!

  2. Claus says:

    Grüssi Got Herr Grossruck, du zeig mal wie viel Liter Zipfer hast heute runtergeschluckt?

    Ish-Kryetari i bashkise se Grieskirchenit me 4800 banore, vjen dhe te tregon se se infrastrukture te mire na paska Shqiperia per zgjedhjet. Kane qene karnevalet keto dite ne Austri dhe kushedi c`fare portreti i kane bere Grossruckut ne fshatin e tij, prandaj eshte zhdukur dhe ka ardhur tek miku i tij Berisha per te mos pare karnevalet qe me siguri barku dhe koka do te kishin permasa superproporcionale, dhe me te drejte.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje