Qeveria ka marrë dje vendimin që i hap rrugë importimit të mbetjeve metalike. Edhe pse Berisha tha se do miratohej, zyrtarisht në faqen e internetit nuk është hedhur një njoftim për këtë çështje. Duke folur për këto çështje, Berisha tha se duhet të lejohet importi i çdo mbetje, vetëm importi i predhave nuk duhet lejuar. Berisha pranoi se ka një interes për të sjellë mbeturina predhash në vend. Po ashtu ai tha se vendimet për mbeturinat po disiplinojnë importin e mbeturinave, duke lënë të kuptohet sërish se deri tani vendi është kthyer në një kosh plehrash.
“Një tjetër vendim i rëndësishëm është vendimi për importin e mbetjeve metalike, të skrapit. Ata që menduam se ne po liberalizojmë importin e mbetjeve nga jashtë, në fakt dezinformuan, sepse ne po e disiplinojmë atë në mënyrën më të vendosur. Në qoftë se përpara nuk bëheshin vendime për secilin artikull, sot asgjë nuk importohet pa një vendim të veçantë dhe ky është maksimumi i transparencës. Sot, industria metalurgjike në Europë e në botë bazohet në një masë shumë të madhe mbi skrapin. E vetmja gjë që kam për këtë vendim që është për Kurumin, i cili ka rritur ndjeshëm kapacitet prodhuese, me 950 mijë ton në vit, mundësisht të mos importohen mbetje predhash, sepse do një kontroll shumë të imët. Të importojnë çdo gjë tjetër, por të mos fusin mbetje predhash, këtë duhet ta shmangim. Ne e kuptojmë që ata kanë interes, por këtë ne do ta kufizojmë, nuk do të lejojmë mbetje predhash dhe të parandalojmë çdo lloj rreziku, edhe interesi i tij është se nuk ka nevojë të marrë skrap predhash. Sikundër duhet të organizojmë sa më shpejt tenderin për skrapet metalike në vend. Ministria e Mbrojtjes po procedon shumë mirë, por skrapet metalike janë të shumta edhe në ekonomi,” tha Berisha.
Comments are closed.
Filloi…..
Prite kur te kercase ndonje Gerdece tjeter andej nga Turku Kurum—Eh , mjere shqiptaret ne duart e kujt kane rene …..
Shqiperia mjaft plehera ka,qofte njerezor qofte material, tani qe do marri edhe pleherat e botes do behet super pleher.
Shum gabim.
Por nuk me vjen keq se populli kesi lloj qeverie don.
—
Besoj se e tere kjo eshte nje loje e vendit te gjetur nga Amerigo Vespucci qe cdo mbejtje ushtarake ne token e gjetur nga Amerigo Vespucci ta sjelli ne “Karibet Shqiptare” dhe keshtu pastrohen edhe ca para te mira…ku ky Amerigo Vespucci ka edhe pjesen e vete.
Amerigo Vespucci ka gjithe ate arsenal armatimi te perdorur ne irak, afg etj, keto mbetje do pastrohen me urdher te vizuviut (ambasadori i Amerigo Vespucci)
—
Me nje fjale si njeri i pa shkolluar qe jam dhe si njeri me disa vjet eksperience ushtarake, mund te thoja me plot gojen se nje gerdec i dyte ne elbasan ka ngjasa ne te ardhmen, por :
Sala do te largohet para se te ndodhi gerdeci i dyte dhe fajin do ta marri persiper qeveria e re.
Sala dhe Amerigo Vespucci dalin te thate ne kete mes dhe mund te shijojn parate e ndara…ose mund te bejn plane per nje mandat tjeter ne vitet 2020 e ca…
Nderime.