Një grupim i quajtur “Rrëzoni diktatorët” ka pushtuar atë që mendohet se është shtëpia e djalit të Muamer Gadafit në një nga lagjet më të shtrenjta të Londrës. Të rinjtë kanë vendosur flamuj në shtëpinë e pushtuar prej tyre ku lexohen parulla si “Ik nga Libia, ik nga Londra”. Shtëpia luksoze ka tetë dhoma gjumi, pishinë, sauna dhe kinema. Policia nuk ka ndërhyrë, por thotë se po monitoron situatën.