Partia Socialiste ka reaguar me anë të Megi Ajtyresës në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha për ndotjen në Tiranë. “Sipas Saliut një njeri në kërkim nga drejtësia fillimisht si hajdut e së fundmi edhe si vrasës, mund të konkurrojë në garë për Kryeqytetin. Sipas Saliut, një Ministër që iu përgjigj me 4 plumba vdekjeprurës protestuesve që kërkonin punësim e mirëqenie, tani na paska të drejtën të kërkojë edhe votat e kryeqytetasve. Saliu flet për gjelbërim por e ka fajin Saliu dhe askush tjetër që në Shqipëri pyjet janë rrafshuar nga sharrat e Kryekomunarëve demokratë.
E ka fajin Saliu për të gjithë ndotjen dhe sëmundjet vdekjeprurëse që burojnë nga fabrikat e çimentos, në pronësi të familjarëve Saliut. Dhe mbi të gjitha, e ka fajin Saliu që duke lejuar importin e plehrave po e kthen Shqipërinë në koshin e plehrave të Europës. Kurrë më nuk do e votojnë shqiptarët Saliun. Kurrë më nuk mund t’i besojnë shqiptarët këtij njeriu që bën ekzaktësisht të kundërtën e asaj që premton.
Në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët do i japin atij një mesazh të qartë: Kurrë më votë për Saliun. Kurrë më votë për Salinjtë e tjerë. Ka vetëm një rrugë për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve e për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, Partia Socialiste,” tha Ajtyresa.
Comments are closed.
Oh sa fjale te mira do degjojne tiranasit nga mashtrusi Sali dhe bukuroshi Lul,mjere ata po i besuan !!!