Berisha: Tirana, kryeqendra e ndotjes, por ne do e zgjidhim këtë çështje me kryetarin e ri të bashkisë

10 Mars 2011, 12:31Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha deklaroi pas një takimi të organizatave të mjedisit se Tirana është problemi më i madh për ndotjen. Berisha tha se do u jepet përgjigje atyre që kanë ndotur Tiranën. “Tirana përbën problemin më madhor mjedisor të Shqipërisë  dhe unë këtë e them sepse e ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, këtë e kanë përcaktuar të gjitha institucionet më serioze ndërkombëtare,  që merren me mjedisin dhe shëndetin.  Natyrisht është punuar dhe po punohet me intensitet më të madh për tu dhënë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha problemeve që kanë katandisur Tiranën në një nga qytetet me ndotjen më të lartë në Europë dhe në Botë, për sa i përket ajrit, por ka edhe probleme të tjera.  Se cila është platforma jonë për këtë, kini durim që ta dëgjoni atë, nga kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës,” tha Berisha.

Por kryeministri nuk ka dhënë emër për atë që do garojë në Tiranë. “Kryeministri Berisha:  Sot nuk është mbledhja e forumit, por shumë shpejt do ti mësoni dhe ju garantoj që strukturat e Partisë Demokratike, së bashku me qytetarët, po bëjnë  përzgjedhjet më të shkëlqyera për qytetarët e tyre të parë. Kështu që forumet do të mblidhen për të bekuar atë ç’ka po propozojnë qytetarët  dhe forumet në strukturat e Partisë Demokratike në të katër anët e vendit.  Puna është intensive dhe ju e dini që ne prej kohësh  kemi dhënë udhëzimin që të fillohet puna për programin dhe tani ato janë në finalizimin e tij,” tha Berisha.

9 komente në “Berisha: Tirana, kryeqendra e ndotjes, por ne do e zgjidhim këtë çështje me kryetarin e ri të bashkisë”

  1. Falcon says:

    Tirana ne fillim duhet pastruar nga ndotje si sali berisha ,lulzim basha,ilir meta dhe gjithe ceta e tyre kriminale…

  2. plaku says:

    Falcon ke te drejte, nuk i heq asnje presje mendimit tend.

  3. MEMEDHETARI says:

    Sali Berisha,njeriu goje h…,qe po ndot Parlamentin,Tiranen dhe gjithe Shqiperine sa here flet, na qenka shqetesuar per pastertine e Tiranes…
    “Harron” qe Minister Mjedisi emeroi kriminelin e vrasjeve te Gerdecit…
    Kujton se gjithe pergjegjesine e ka Edi Rama…

  4. Ndoc Sukaj says:

    Tirana u pastrua nga ndotja e ajrit Blu dhe po renditet nje nder kryeqytetet me te rregullta sepse aty po punohet me standarte Europiane e jo me standarte Mafioze me te cilat qeverisi Z.Berisha bashke me ,,kryetarin e ish Kopit,,qe u kryesua nga Basha per te mashtruar shqiptaret per gjoja ,,Intelektualet e rinj qe do drejtonin Shqiperine me ,,suksese,,te pa pare qe nga dita e Hiroshimes,, e deri tek dita e ,,Gerdecit,,Uroj qe fati i keq qe kane zonat ku fitoi apo Vodhi Berisha te mos e ndjeke Tiranen.

  5. Inspiron says:

    Sa per informacion.
    Enola Gay eshte emri i nenes se pilotit te areoplanit. Nuk ka pune me pederastet qe thu ti. Mos u ngaterro me termin “gay” qe sot perdoret ndaj homoseksualeve. Ne anglisht do te thote “moskokecarje” por edhe “gezim”. Eshte perdorur si term per homoseksualet duke dashur te shprehe duke u nisur nga kuptimi i saj si “moskokecarje” per sa i perket moralit, por edhe per sa i peket sjelljes femerore te personave me prirje te tille. Kjo eshte pak a shume spjegimi i termit per mendimi_im.
    Kohet e fundit ka hyre ne perdorim fjale “gay” edhe per te shprehur percmim ndaj nje gjeje. N’se dicka nuk ka vlere ose nje sjellje nuk ia vlen te merret ne kosiderate. p.sh nje kenge, nje liber, nje veshje etj.etj. mund te jete “gay”,
    Pra Enola Gay (Tibbets) eshte emri i nenes se Pilotit e jo sepse amerikanet jane pederasta ose gay. N’se fakti qe amerikanet kane hedhur bomben atomike eshte gay (duke perdorur kuptim e vonshem te fjales) athere do ‘ishte teper pak sepse permasat dihet se c’kane qene.
    Sidoqofte konsiderimi historik i nje fakti te tille tragjik, nuk duket aq interesant e nuk po them aq kompetent nga z. mendimi_im. Qe amerikanet kane bombarduar Gerdecin… as qe po i hyjme asaj rruge fare!

  6. beso says:

    Ky trangulli ndreqi Shqiperine,dhe i mbeti Tirana pa rregulluar;dhe per ta rregulluar ka zgjedhur Lulashin,qe deri me sot di ka zotesine te kete mberthyer xhaketen me duart e tij.

  7. vinny says:

    “Strukturat e Partise Demokratike po bejne perzgjedhjet me te sheklqyera per qytetaret e pare” hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaaa

    perzgjedhje te shkelqyera….hahahahahahahahahahahahahahaha

    si ishte kjo fjala si ? te shkelqyera ?? hahahahahahahahahahahahaa

    No coment Sali Bershia,

  8. raimondi says:

    Do doja qe Edi te humbte ne Tirane –dhe atehere ,edhe PS-ja do shpetonte nga kjo Aleanca bizantine qe ka nekryesi dhe te vinin ne krye te PS-se njerez Luftarake dhe Patriote si Erjon Brace, Balla, e ndonje tjeter qe nuk eshte si ata te kryqit te PS-se qe nuk mund te fitojne kurre–sepse kane frike nga patriuotizmi

    –Sepse Sala rezohet nga pushteti vetem duke perdorur PATRIOTIZMIN -dhe biles e ras ne burg, pasi Sala ka bere shume akte tradhetie
    ne favor te Grekut
    -Pasi keta te aleances bizantine nuk flasin per patriotizmin

    Ndaj humbja e Rames , eshte humbje per te gjithe ata Bizantinet dhe ne krye vjen pastaj nje njeri qe lufton per patriotizmin
    dhe rreth tij do mblidhet gjithe Shqiperia ———–sepse te gjithe jane patriote ,

  9. Frederik says:

    Sali Berisha po perpiqet ta mbroje politikisht Lulushin e tij per vrasjet e 21 janarit duke dashur t’u tregoje te huajve se populli nuk beson se ai ka vrare , pra dhene urdherin , keshtu qe ishte opozita ajo qe ka bere rremujen dhe duhet gjykuar. Pergatitet vjedhje e madhe votash , pasi Saliu nuk e shet kollaj te bindurin hollandez Lulush.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje