Agjencia franceze, AF
P, raporton sot se presidenti francez kërkon që të nisin bombardimet për të mos lejuar më tej që Gadafi të vrasë njerëzit e tij. Agjencia i referohet burimeve të sigurta e shton se këtë propozim do e bëjë të ditur të premten gjatë një samiti të BE-së. Por Gjermania eshte kunder dhe pritet te kete shume debat pasi Franca akuzohet se po vepron e vetme.
Ndërkohë, Franca është vendi i parë që ka njohur zyrtarisht këshillin kombëtar të Libisë, dhe ka thënë se është grupi i vetëm legjitim që përfaqëson popullin e Libisë. Ky njoftim u konfirmua me një deklaratë pas takimit mes presidentit francez Nicolas Sarkozy, dhe dy delegatëve të këshillit kombëtar të Libisë.
Po sot, tre anëtarë të televizionit arab të BBC-së që gjendeshin në Libi për të mbuluar konfliktin atje tregojnë se si u kapën, iu vunë prangat dhe u rrahën nga forcat e qeverisë.
Të tre personat iu nënshtruan një ekzekutimi të rremë dhe u mbajtën në qeli me sytë e lidhur dhe gjatë gjithë natës dëgjonin britmat e njerëzve që torturoheshin në qelitë pranë. Ata tregojnë se një djalë i ri i cili ishte i tmerruar dhe i bindur se do të vdiste. Kishte edhe gra të plagosura nëpër qeli dhe burra me fytyra me plagë dhe brinjë të thyera. Ekipi i BBC-së është larguar nga Libia tashmë, ata u kapën në qytetin e Zawiyës ku rebelët u sulmuan rëndë nga forcat e Gaddafit.