Racizëm: Tropojanë të armatosur zbojnë dhe djegin shtëpitë e romëve në Tiranë

10 Mars 2011, 16:53Politika TEMA

Një gjest i pashembullt racizmi ka ndodhur në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë. 45 familje të komunitetit rom që jetonte pranë stacionit të trenit në Tiranë, janë dëbuar me dhunë nga vendbanimet e tyre dhe më pas barakave u është vënë flaka.

Romët tregojnë se jane dhunuar e dëbuar për katër netë me radhë nga civilë të armatosur. Ata thonë se kanë bërë denoncim, por policia nuk ka ndërhyrë.

Madje, burime policore thonë se banorët kanë ikur vetë si pasojë e një konflikti.

“Atë natë ne ishim në gjumë, ata erdhën dhe u futën në barrakë. Unë u çova kur shoh tropojanë me hekura dhe me armë. Tropojani më gjuajti me shkelma”, tregon një nga banoret e dhunuara.

“Erdhën ata djem dhe na rrahën e na dogjën barrakën. Ne s’kemi pasur asnjë sherr më parë”, thotë një banor tjetër.

Deklaratat e tyre përputhen me atë të bërë nga një dëshmitar, i cili pohon djegien e barrakave të romëve.

“Unë kam dëgjuar që i kanë kërcënuar natën me automatik dhe i kanë dëbuar që këtej. Më pas barrakat ua kanë djegur”, thotë ai.

Romët më pas janë shpërndarë në periferitë e Tiranës dhe në periferi të qyteteve të tjera si në Elbasan. Një organizatë britanike që mbështeste integrimin e këtij komuniteti ka denoncuar zhdukjen e banorëve dhe është vënë në kërkim të tyre.

Dyshimet e para bien mbi një kompani ndërtimi, e cila tenton të ndërtojë në atë territor një bllok banimi dhe ndërtesat e romëve ishin pengesë.

17 komente në “Racizëm: Tropojanë të armatosur zbojnë dhe djegin shtëpitë e romëve në Tiranë”

  1. Ermal says:

    Historia perseritet, barbaret e koheve moderne jane kthyer.

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Tropojanet kane te drejte.TR eshte targa e Tropojes jo e Tiranes.

  3. eddy says:

    TE ARDHURIT ZBOJNE TE ARDHURIT

  4. mendimi_im says:

    Shum gabim kan ber.
    E denoj kete veper.
    Edhe romet jan njerez dhe kan nevoje te jetojn diku ne kete planet.
    Po te isha un ne shtet do ti denoja edhe nese jan vellzerit e mi.

  5. nicolla disha says:

    Zoti do ti ndeshkoje ato persona qe dhunuan Rromet.
    Edhe Tropojanet nuk jane Tiranse.
    Edhe ato Rromet jane pjese e Shqiptareve, sepse jane Shqiptare, dhe nuk duhet te perdoret dhuna.

  6. reformatori says:

    E habitshme!
    Ky rast provon pikerisht ate qe po MENDOJA:
    Ne jemi akoma nje shoqeri NE STAD PRIMITIV dhe ceshtja nuk eshte thjesht tek romet, per te cilet me vjen sinqerisht keq! por ne nje fare mase keta BARBARE po na trajtojne edhe neve te tjereve, dua te them TE GJITHE qytetaret, si ROME! Nuk kam asnje dyshim se po vazhdoi keshtu ne do te perfundojme me keq se romet!

    Kjo lidhet direkt edhe me ceshtjen e zgjedhjeve elektorale: instrumenti i zgjedhjeve nuk eshte instrumenti funksional per te zgjidhur mosmarreveshjet ne nje shoqeri primitive, ku fiton ai qe eshte me i forte dhe jo ai qe ka te drejte.

    Kjo situate eshte edhe me e veshtire se sa situata kur na u desh te permbysnim komunizmin. Tani nuk mjafton me opozita me format e saj “te arsyeshme”, tani duhet te vendoset VETOJA E QYTETAREVE: O ARRIHET NJE MARREVESHJE POLITIKE E PRANUAR NGA TE DYJA PALET O DUHET TE THEMI : NON PASSERAN!

  7. hajriu says:

    Te vjen gjynah per nje kafshe kur te tjeret e keqtrajtojne dhe jo me per nje qenie njerezore.
    Por keta qe e kane bere jane me kafsh se kafshet, bastard me fytyre njeriu.

  8. Falcon says:

    gabelet zboin gabelet..kontradita fisnore,tribute e tropojes duhen zbuar nga Tirana se sollen vetem kriminalitetin,psllikun ,shkaterrimin

  9. ilir111 says:

    Jemi njerez pa meshire dhe respekt per dinjitetin e qenies njerezore turp turppp, ku eshte policia e shtetit????????????

  10. bbb says:

    Sic duket priten dyndje te tjera tropojane ne Tirane…Keta kokepalaret e Saliut bejne “trimeri” me ca rome te varfer e te mjere…Turp!

  11. devolliu says:

    O Mero; nuk ke vënë mend akoma? E kruajte me Saliun dhe ai të dërgoi talebanët e tij me uniformë tatimorësh e ta falimentuan biznesin. E kruajte prapë e ai të nxorri nga ndërtesa me talebanë të armatosur me kallashë. Ti prapë e kruajte me të dhe ai, me banditë, ta dogji makinën para shtëpisë. Nuk vure mend dhe Salua të dha prapë një dru të mirë e ta bëri kokën me vrima e me xhunga, këtë herë me duart e bodigardëve rrugaçë të Taçoilit të Zenit e të LIrisë.
    Po pse o Mero, kujton ti se Salua ka më pak talebanë mbështetës sesa sivëllai i tij Geddafi që t’i përdorë për vrasje e terror? Po pse, si kujton ti Mero se i kursen paret Salua për talebanët e vet?
    E pse t’i kursejë xhanëm, kur dihet se paret e Shtetit janë si ujët e detit?
    Rrnoft Sal Ram Birisha nga Viçidoli i Tropojs! Me kët burr n’kry dhe me nj’at burrnesh Xhosin, na kena me e kaprcy ylberin.

  12. sociologu says:

    Mero Baze po e ben HISTORINE, Saliu po del prej deres se mbrapme, duam apo s’duam ne…. Kjo eshte vetem ceshtje kohe!!! Mero Baze po e skalit emrin e tij ne GRANITIN e Monumentit te Shqiptarizmit.

    1. sociologu says:

      …edhe 1000 here me efektivisht se nje president… apo parlamentar!

  13. mendimi_im says:

    Njerezit paqesor, te zgjuar, me edukate dhe te drejte u larguan nga shqiperia qe heret sepse nuk gjeten nderim dhe respekt ne vend te tyre.
    Ata qe kan mbetur jan llumi, me perjashtim te nje pakice shum te vogel qe per x y faktore nuk kan ku te mbyten, dhe nuk ikin dot. Por edhe ata po i mbyt llumi.

  14. Claus says:

    Ne kete rast Arvizu duhej ta ngrinte zerin, por si duket eshte i zene me fushaten elektorale. Gjithashu ne kete rast duhej te ishin aktiv dhe komuniteti izraelit dhe ambasadorja gjermane per kete aksion “naten” dhe ne “mjegull” te qeverise dhe Lul-it. Eshte me te vertete rast i turpshem. Mos duan te na bejne ndonje “nate te kristalte” keta naziskine te qeverise?

    1. mendimi_im says:

      Claus ti nga lobi cifut kerkon ndihme?

  15. plaku says:

    Djema une personalisht nuk i kam lejuar dhe nuk do i lejoj vetvehtes te bej vleresime se cfare shkruhet ketu ne forum, por sot desha te beja nje perjashtim, dhe konkretisht :
    – Jem me te vertete krenar per c’fare shkruhet ne kete forum persa i perket romeve. Edhe ata jane njerez si neve. Po keshtu si romet trajtohen en Shqiperi, trajtohemi ne ketu ( jo gjithmone ) jashte shtetit.
    – Respekt per Mero Bazen. Koha do te falenderoje ate per ato qe po ben per popullin tone.
    – Me vjen keq por nuk jam dakord me mendimin e mendimi-im kur thote se “Ata qe mbeten jane llumi”. Per mendimin tim ata qe mbeten ( une vete hika ) jane shqiptare ndoshta me me vlera se ata ( perfshire edhe mua ) qe hiken. Populli na dha shkolle ( kujdes, po them populli dhe jo qeveria komuniste ) dhe neve lame popullin si te thuash ne fatin e vet. Une personalisht hika se mednoja se do jetoje me mire materjalisht jasht shtetit dhe konkretisht nga inxhinjer laj WC-te. Kur me thone pse e ben kete, justifikohem me pergjigjen se e bej qe femijet e mij te behen me shkolle dhe te jetojne me mire se une. Nje filosof ka thene ” Eshte shume e veshtire te njofesh vet-vehten.”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje