Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar turin e radhës me sloganin “Kush e ka fajin?” në qytetin e Durrësit. Në një pritje që i ka kaluar përmasat e ambiemteve dhe ku qindra njerëz kanë mbetur jashtë sallës ku është zhvilluar takimi, Edi Rama ka nisur fjalën e tij duke ju drejtuar durrsakëve se “fakti që nuk bëhet rruga e portit, qendra e Durrësit, sheshi Taulantia, Porti i Peshkimit kanë vetëm një fajtor që shqip do të thotë “Fajin e ka Saliu”.” Takimi i Edi Ramës në Durrës do të mbahet mend si rrallë ndonjëherë për entuziazmin e madh në sallë. “Janë një milionë shqiptarë të papunë që i zbardh dita me shpresën për ta gjetur atë, por që i ngrys në shtëpi pa asnjë të ardhur. janë shkollat dhe spitalet të cilët nuk i përgjigjen dot qytetarëve se ilaçet janë bërë monopol i pushtetarëve. Janë çmimet që rriten çdo ditë, ndërkohë që fuqia e lekut bie çdo orë për shkak se korrupsioni, babëzia dhe kusaria po godet çdo ditë ekonominë shqiptare. Janë katër burra që u vranë se dolën të protestojnë në bulevard për punë, për të ardhmen, për shpresën dhe gjetën vdekjen”, tha Edi Rama në fjalën e tij të hapjes.
Më tej në fjalën e tij Edi Rama ka thënë se “ne socialistët nuk duhet të zmbrapsemi nga regjimi vrastar, por duhet të shkojmë para dhe t’i japim fund koalicionit të turpit”. Rama është ndalur në marrëdhëniet brenda PS-së ku ka theksuar faktin se kurrsesi brenda kësaj familjeje të madhe nuk duhet të ngjallen sherret për një copë pushtet, “nëse do ta bëjmë këtë atëherë do kujtohemi dhe do bindemi se kemi harruar atë që ka ndodhur, ndaj ju bëj thirrje të mos harrojmë që të mos përsëritet e shkuara, të mos harrojmë që tu japim tetë fëmijëve jetimë fatin që meritojnë në një Shqipëri demokratike dhe për këtë nuk duhet të keni asnjë dyshim që e vetmja rrugë dhe alternativë është Partia Socialiste”. “Jetojmë në një tokë me pushtet hajdutësh që vjedhin vota për të vjedhur shqiptarët dhe më pas i vrasin shqiptarët për të vjedhur Shqipërinë”.
“Ne do të ndalim padrejtësinë duke krijuar kushte që në këtë vend të vendoset drejtësia. Vetëm tre ditë na ndajnë nga shpërthimi vullkanik që vrau 26 vetë në Gërdec dhe sot pas tre vitesh nuk ka asnjë fajtor sepse në këtë vend nuk ka drejtësi ku pushtetin e udhëheq kusaria, kur pushteti del nga vota të vjedhura, kur pushteti është peng i një grupi njerëzish që vrasin shqiptarë për t’u pasuruar”, theksoi Edi Rama i cili shtoi se Partia Socialiste nuk është shembulli i forcës, por forca e shembullit. Rama është ndalur më pas në hetimin e pavarur për atë që si e ka quajtur krim shtetëror në demostratën e 21 Janarit, duke shtuar se nuk ka asnjë besim që kjo qeveri kusarësh do të zbardhë të vërtetën. Në fund të fjalës së tij lideri socialist është ndalur në zgjedhjet vendore duke u shprehur se do të hyjë në këto zgjedhje për të hequr qafe Saliun. Ai u ka bërë thirrje socialistëve dhe njerëzve të ndershëm që të luftojnë me të gjitha forcat dhe mënyrat demokratike që të mos preket vota. Rama ka mbyllur fjalën e tij duke u bërë thirrje socialistëve të Durrësit se “ditën e martë do të zhvillojmë protestën në tre vjetorin ku humbën jetën 26 vetë në Gërdec, në atë vend i cili për shkak të padrejtësisë ka mbetur si varr i hapur”. Në takim ka folur edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili ka thënë se “sot socialistët janë bashkë për të vetmen arsye se Saliu po e kthen Shqipërinë në çiflig të tij, duke monopolizuar gjithçka në këtë vend”. Ai u ka bërë thirrje socialistëve durrsak që “ta heqin qafe Saliun me votë dhe me protesta demokratike”.
“Ju e shikoni vetë se si po na sulmojnë për investimet e bashkisë duke filluar që nga rruga e portit, por të mos harrojmë se nuk do na ndalin dot. Prania juaj sot këtu tregon qartë mbështetjen që na jepni, por edhe faktin se fajin e ka Saliu dhe se ne do të ndryshojmë fatin e Shqipërisë”.
Artur Llana
Comments are closed.
Ai u ka bërë thirrje socialistëve dhe njerëzve të ndershëm që të luftojnë me të gjitha forcat dhe mënyrat demokratike që të mos preket vota.
Ja ke fut pordhes kot plako. Ti mund te fitosh bashkine e Tiranes por kudo tjeter do te kete vjedhje. Shume kandidate te opozites do humbin sepse ti re preh e presionit perndimor per te marre pjese ne zgjedhje te pandershme duke e ditur qe manipulimi do vazhdoje si ne te shkuaren.Thua qe fajin e ka Saliu dhe pastaj shkon e ndjek rregullat e lojes se tij.
Ti re zotnija i gjate, sna thua asgje si do e largosh Saliun. Ti ke per te fituar ne Tirane e ndoshta shumicen ne zgjedhjet lokale me 8 Maj, por e njeh Bacen ti apo flet kodra mbas bregut? Edhe 100% ti fitosh zgjedhjet me 8 Maj, ta them une qe Baces nuk i ben syri terr. Mblidh mend e kokes e protesto cdo dite, blloko parlamentin, e bej dicka, se nuk iken maloku duke dale pazarit nje here ne jave dite te premte e degjuar Moxartin. Mjaft ftuturove, po ftillohu se tek ty shohin shpresen shqiptaret sot.
Deri ne keto momente kemi besuar se fajin e ka Saliu por jo sot.Ke thyer zemrat dhe besimin e shume shqiptareve opozitare. Ti je njeri i zgjuar, flet shume bukur por LIRIA do guxim, trimeri dhe sakrifice.
Maloku perbindesh nuk eshte budalla te zbresi vet nga kali.
PS. o Mero si nuk i sugjerove nje sllogan tjeter PS-se, se kur shqipton slloganin na vjen ti themi dhe ti nuk je pa gje qe na le xhenazene ta qajme vet.
Kush e ka fajin ? looooooooool hahahahahahahahaha————-Po ku i gjen ky keto batuta kaq karagjoze?
—I Flisni ketij ore , se keto frazeologjite qe atij Edit i duken te gjetura bukur ,…. jane komplet hajvanlleqe me brire
–Ik ore dreq , largohu sa me shpejt , se ti nuk di te besh poltike ne opozite —-Sic duket keta bizantitnet jane komplet t deficente kur jane ne opozite
Jam ne unison me dy komentusit para meje:I kerkojne Rames te protestoje pa pushim ose te mos futet ne zgjedhje:Provojeni zoterinj te jeni ne vendin e Rames dhe te keni perball Sali Kadafin.Ai i vrau njerezit dhe bertet “Ju i vrate,dhe une do vras jo 3 apo 4 po 300,3000,apo do ju vras te gjitheve dhe shume njerez nga ky vend po i puthin doren!!!!!!!Te mos futet ne zgjedhje???Po Sala ate do qe te mos kete opozite!!!!Do vjedh zgjedhjet Berisha??Epo ti ruajme dreqi e hengert,sic ruante dikur fshatari misrin naten te mos ja hanin derrat
Gabim i madh i Rames qe hyn ne zgjedhje si kandidat per here te katert. Tiranen PS e ka te marre edhe sikur te kandidoje edhe zyrtari i fundit i bashkise. Tani Rama nuk duhet me te merret me probleme komunash e bashkise dhe nese kerkon te demontoje Berishen ai duhet te marre rolin e nje leader-i dhe jo te futet ne vulgarizmat e Berishes, Tirana e gjelber, Tirana e murrme. Ekziston nje frike qe une e quaj te pabazuar. Ne kete mesele me shume i ngrihet vlera Lul-it qe ka vrare. Ne fund rezultati do ti cudise edhe vete por pastaj do te jete shume vone. Rama do te filloje perseri te merret me pusetat e munguara te ´Tiranes dhe jo me problemet madhore qe i takon te merret si kryetar i opozites dhe kandidat per kryeminister. Ecjes se tij i ve vete rrota nen kembe.