Berisha: Jam i revoltuar me zvarritjen e gjyqit për Gërdecin. Reagon PS

11 Mars 2011, 11:13Politika TEMA

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha, ka pritur në një takim disa banorë të Gërdecit, të cilëve u ka premtuar se do t’i mbështesë. Gjatë takimit me banorët, kryeministri tha se është i revoltuar me zvarritjen e gjykimit.

“Ju garantoj se ka qenë jashtëzakonisht e hidhur për mua zvarritja e gjykimit. Të jeni të sigurt se jam shumë i prekur dhe i revoltuar nga kjo zvarritje. Ne e kemi ndjekur dhe jemi jashtëzakonisht të interesuar që të bëhet drejtësia. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë që drejtësia të bëhet”, tha kryeministri Berisha.

Në fakt, në këtë takim nuk ka qenë asnjë i pranishëm nga përfaqësuesit e familjeve që kanë humbur familjarët e tyre apo kanë pasur të plagosur në tragjedinë e Gërdecit.

Kryeministria, në një komunikatë për shtyp, duke folur për takimin, thotë se, “kryeministri Berisha zhvilloi një takim me një përfaqësi të komunitetit të banorëve të Gërdecit, të bashkisë Vorë. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili. Duke i përshëndetur përzemërsisht, kryeministri Berisha u shpreh se ishte kënaqësi dhe dëshirë që të merrte kontakt të drejtpërdrejtë me ta dhe të njihej me shkallën e plotësimit të nevojave, si dhe për t’i garantuar se qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë për asnjë çast nga vëmendja ndaj tyre dhe plotësimin e të gjitha kushteve për një jetë sa më normale. Pasi u njoh me kërkesat, kryeministri u shpreh se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe i siguroi se qeveria do t’i plotësojë ato. “Unë dua t’ju siguroj se kjo qeveri nuk do të heqë kurrë nga vëmendja mbështetjen tuaj, me të gjitha mundësitë që ka dhe këtë do t’ia transmetoni gjithsecilit banor dhe qytetar të asaj zone. Ne do të qëndrojmë pas secilit prej jush dhe do t’ju mbështesim gjer në zgjidhjet më përfundimtare. Sigurisht që ne do të marrim përsipër pa asnjë mëdyshje qiratë dhe ndihma të tjera.  Kryetari juaj i bashkisë i ka sjellë kërkesat dhe unë dëshiroja dhe i kërkova t’ju takoja që t’ju siguroj se në çdo problematikë me të cilën ju përballeni, qeveria do t’ju mbështesë pa asnjë hezitim. Ju falënderoj shumë dhe ju kërkoj të përshëndesni të gjithë banorët e të jeni të sigurt se unë jam i vendosur që qeveria të bëjë gjithçka, për t’jua lehtësuar e përmirësuar jetën”.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka reaguar pas takimit të Berishës me banorët e Gërdecit. “Fajin e ka Saliu për 26 jetët që humbën në Gërdec prej korrupsionit të familjes Berisha. Fajin e ka vetëm Saliu që familjarët e 26 viktimave ende sot kërkojnë drejtësinë e munguar. Edhe për braktisjen që i është bërë banorëve të Gërdecit të shkatërruar materialisht nga shpërthimi tragjik, fajin e ka Saliu. Që Saliu vret këtë s’ka shqiptar që nuk e ka kuptuar. Vrau 26 shqiptarë në Gërdec 3 vjet më parë e në 21 janar vrau 4 shqiptarë të tjerë. Në të gjitha rastet drejtësia mungon sepse Saliu është kundërshtar i ligjit dhe të drejtës. Prandaj, të martën në 15 mars, shqiptarët do të protestojnë në Gërdec, për t’i dhënë një mesazh të qartë Saliut. Kurrë më vrasjes. Kurrë më padrejtësisë,” tha Megi Ajtyresa e PS.

18 komente në “Berisha: Jam i revoltuar me zvarritjen e gjyqit për Gërdecin. Reagon PS”

  1. nicolla disha says:

    Shkurte, kjo eshte hipokrizie e Berishes.

  2. arsen says:

    Edhe kete KOMEDI e lujtet? Bravo Qeveria!
    Po ca the Saliu?
    “Eshte kenaqesi qe mar pjese ne Hidherimin tuj “!
    Fajin e ka Edi Rama qe me ferkoi shpatullat tek Spitali Ushtarak, se une??..
    .Do i kisha kalb ne burg te gjithe!
    Me date 15 mars do mar pjese edhe gjithe qeveria ime, ne protesten e PS-se

  3. england says:

    Ky palo kryeminister sa i pa besueshem,eshte dhe qesharak ne syte tane.Kjo eshte si te shkosh ne shkoder,dhe mos te takosh ato që u demtuan nga permbytjet,qe kjo qeveri ja shkaktoi,por te mbledhesh një tufë me shkodron e te besh gallate,apo sjanë ata per batuta!Lere pastaj per premtimet qe ben se gjoja do i plotesoje të gjitha nevojat,dhe kushtet e banoreve të goditur nga shperthimi i Gerdecit!!!Pyetja qe ngrihet eshte se perse nuk janë bere deri dje,keto qe Saliu premton sot?
    Kete palaco burre e genjen mendja se tani per fushate mund te mashtroje shqiptaret,sic ka berë
    here te tjera
    Ka ardhur koha te themi ik o plakush Sali ik bashke me Ilir e co.

  4. hajriu says:

    hipokrizi e gjalle

  5. mendimi_im says:

    kjo eshte nje hipokrizi apo hipi-krizes me kriza te tjera?sipas studimit amerikan (

    fajtoret e vertet) nese duhet te harrohet nje dhimbje shkakto nje dhimbje tjter ne nje vend tjter edhe me te madhe, ose ne te pamundur tw kesaj hutoi duke jua zbukuruar gjanat ekota… Pra vegla amerikan sala vetem se i bindet diplomacise amerigo, asgje tjter. Saliu eshte vetem se gjurma, usa eshte ujku, tani ju jeni qorra apo si? Tere diten sala sala, ore ne ekemi para syve ujkun qe po na han e ju thoni ja ku eshte sala(gjurmet)..

  6. MiriX says:

    Ky eshte debil i deklaruar….por me debile jane ato qe i shkojne nga prapa. Gjynah se sdo te jemi gjalle pas 50 vitesh te degjojme komentet rreth ketij UFO. Duhet qe dikush te lajmeroje NASA qe te mos harxhoje kot gjithe ato fonde per kerkime alienesh ne hapesire. Ka 20 vjet qe nje i tille eshte ngulur ne Shqiperi.

  7. plaku says:

    O popull, pse po tallet keshtu me ty ky ………… Vete e kemi fajin tha populli, vete e zgjodhem !

    1. ilir111 says:

      Cdo popull ka qeverine qe meriton “Abraham Lincoln”
      ne e lejojme kete te na perqeshe dhe te tallet edhe me te vdekurit, pale me te gjallet………

  8. Falcon says:

    hahahah cfare karagjozi…ai gjyq nuk do mbaroje kurre ,me urdher nga sali krimineli..ne bango te te akuzuarve duhet te jete kopili i tij shkezen berisha….perfitimi nga shitja e armeve shkoi ne xhepat e familjes berisha,,te tjeret shkeputen nga nje kocke….duhet qe sigurohen shqiptaret qe ky kriminel nuk del nga shqiperia me paret e popullit shqiptar,pasi dhe ai vete e di qe je dite do iki naten me breke neper kembe,,ky qe sot luan si trim eshte nje kurve frikacake

  9. brace1 says:

    E shikoni sekretarin e byrose apo jo se c/punon mashtrues klasi,pret disa fshatare,munde te jene nga ndonji fshate i Vores,po qe skane lidhje fare me njerzit e viktimave,qe u vrane nga xeni e fatmir mediu,kta jane vrasesit e vertete te 26 viktimave te pa fajshem,per cope Buke, ne mes tyre edhe femije.Me pa turpesoine me te madhe komunisti plake i ndyre,thote jame i revoltuar per aqe sa prokororia i mbajti ne burge bashke puntoret e xenit e te mediut.Erdhi koha do te pergjigjen para drejtesise xeni, fitmiri e shoket e tyre qe vrane te pa fajeshemit per tu pasuruar kta kriminel.Po nuke veproje drejtesia tju jape denimin max,te afermit e tyre do te bejne zgjidhjen vete,sic ka thene populli nena rrine pa djale po gjaku srrine pa u mare.

  10. beso says:

    edhe une jam shume i revoltuar per Gerdecin,po me mungon revolja te revoltohem siç duhet!

  11. nicolla disha says:

    Njerezit qe jane te prekur nga Gerdeci kane bere nje gabime te madhe qe kane shkuar per te degjuar prrallat e Berishes.

  12. MEMEDHETARI says:

    Beri cmos qe te shpetonte Fatmir Mediun nga gjykimi.Per kete aresye me votat e koalicionit te dyfytyreshit Sali Berisha ,Fatmiri na u be deputet dhe me imunitet qe te mos shkonte te gjykohej…
    D.m.th.e fshehu nga pergjegjesia.
    Duke e fshehur,shpetoi edhe Shkelzenin…
    Sot na qenka i prekur thellesisht…
    Ky qenie e gjalle qe tallet me viktimat qe shkaktoi vete meriton te terhiqet zvarre ne rruge demokratike dhe gjithashtu te peshtyhet ne rruge demokratike ( kush deshiron )…
    Sot per sot mbrohet me bodigarde,por nuk do te jete e larget dita kur te shoqerohet per ne gjykate me police.
    Sigurisht kete e them se shpresoj qe nje dite te behemi me shtet te vertete ligjor…

  13. devolliu says:

    VRASËSI I REVOLT UAR
    Ç’na shohin sytë e ç’na dëgjojnë veshët. Kryevrasësi i Gërdecit na qënka i “revolltuar” për zvarritjen e gjyqit të vrasësve të Gërdecit.
    Po kush e pengoi, kush e zvarriti, kush e sabotoi atë gjyq xhanëm?.Kush e la pa e gjykuar me zvarritje e me “procedura ligjore” Fatmir Mediun? Kush e shpëtoi nga gjykimi sipërmarrësin e vërtetë të fabrikës së vdekjes së Gërdecit Shkëlzen Salih Berishën?
    A ka shqiptar që nuk i din këto gjëra?
    E si mos e pengonte e sabotonte këtë gjyq ky kriminel, kur dihet se po të ishte bërë ky gjyq, vetë Saliu me pjellën e vet shkëlzenin, megjith mehdinjtë, bumçët, alibejtë, ballinjtë e faslliçët e familjes së vet mafioze, sot do të ishin prapa hekurave të burgut?

  14. nicolla disha says:

    Do te vije nje dite kur te thoje se Berisha eshte i rrevultuar edhe per 21 janarin, pra per hetimet te saje.
    Eshte nje turpe i madhe qe populli Shqiptare mbane Berishen ne pushtet.

  15. sociologu says:

    kjo situate nuk zgjidhet as me fjalime e as me premtime! ka vetem nje rruge, dhe AJO duhet te mbushet plot e perplote me njerez…

  16. raimondi says:

    Sala tall bythen se nuk ka opozite prandaj

  17. Dino USA says:

    Te lumte B…………………a o Berish- o Tallu sa te te ngopet zorra e trashe!Ku marrin vesh maloket e ketij vendi qe ti ke nen komando!Jo nje nga vicidoli qe mund ti mashtroje,por edhe ndonje eskimez te kishte ardhur,e tju premtonte si puna jote ata do ti puthnin duart!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje