Arvizu: Duhet kufizuar imuniteti i zyrtarëve

11 Mars 2011, 09:37Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka thënë se në Shqipëri duhet të kufizohet imunitetit i zyrtarëve të lartë. Sipas tij, imunitetit i zyrtarëve ka bërë që shumë çështje hetimore të pengohen.

Ambasadori amerikan ka thënë se në shumë vende të botës imuniteti i zyrtarëve të lartë është i kufizuar, ndërsa një gjë e tillë në Shqipëri nuk ndodh.

“Nëse në shumë vende të tjera, imuniteti i zyrtarëve të lartë është i kufizuar, në Shqipëri ai është i plotë dhe kjo ndikon në shumë raste, në krijimin e pengesave për hetime të ndryshme ndaj tyre” theksoi Arvizu.

Komentet u ambasadorit amerikan u bënë gjatë një takimi të organizuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për reformën në procedurën penale.

Dy nga zyrtarët më të lartë që kanë përfituar nga imunitetit në Shqipëri janë ministri aktual i Mjedisit, Fatmir Mediu, i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, që akuzohet për abuzime gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Të dy këta nuk u përballën me akuzat, për shkak të imunitetit dhe procedurave.

3 komente në “Arvizu: Duhet kufizuar imuniteti i zyrtarëve”

  1. eddy says:

    ORE SHOKU ME DUKET SE TI PO NGATERON DETYREN NUK KA NEVOJE NJERI PER TY TE DREJTOHEM ME TY PASI NUK ME DUKESH NDONJE INTELEKTUALE I MIRFILLTE QE T JU DREJTOHEM ME JU

  2. nicolla disha says:

    Asnje Ambasadore i Botes nuk del ne shtype per ti treguar Shqiptareve se qfare te bejne. Kurse Ambasadori i Amerikes po fute shume hundet ne politiken Shqiptare, dhe duke mbeshtete vetem nje pale, ate te demokrateve Berishjaneve. Ky eshte abuzimi qe Ambasadori i Amerikes po ben ne Shqipri.

  3. protesto says:

    Nuk eshte vetem imuniteti problem per mos denimin e botes se krimit e korrupsionit me diligjim politik,por eshte bashkepunimi me krimin qe diligjon politikat e riciklimit ne shqiperi qe fashiti e la ne harrese mijra krime makabre te bera me vulen e doren Berisha-nano-meta me 1997,8-ten qe u grabiten e u dogjen pothuajse te gjitha istituconet, duke mos harruar tragjedit ne det e toke,si Gerdeci e 21 janari qe akoma sorrollaten ne labirinthet e prokurorise shqiptare i thencin.Me nje politike te diligjuar e te marun peng nga bota e krimit dhe e korrupsionit imuniteti eshte nje flake kashte.Boll me se rreklama te tilla i sherbejne vetem djajve e motrave qe lene viktima nga pas gjate luftes per pushtet e para te botes se korrupsionit e krimit.Besojeni e binduni,se nuk eshte vetem imuniteti,por mungesa e ndergjegjes njerezore politiko-juridike per mos ndeshkimin e krimit,ose bashkeortakesia me to.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje