Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit në Gërdec akuzon Berishën si gënjeshtar

11 Mars 2011, 17:13Politika TEMA
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit në

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit shprehet e indinjuar për deklaratat e dala nga goja e Kryeministrit shqiptar në takimin mes tij dhe një banori të Gërdecit (se banori tjetër ishte Kryetari i Bashkisë së Vorës). Nga këto deklarata kuptohej sikur Kryeministri është një njeri pa fuqi dhe shumë i surprizuar që banorët e Gërdecit, brenda rrethimit të shpërthimit, nuk kanë marrë ende paratë e qerasë për tokën e rrethuar nga ushtria. Kryeministri harron se ai është në borxh për shkak se është vetë qeveria ajo që ka marrë me qera këtë tokë për të mbuluar turpin e predhave që mori jetë njerëzish.

Në fillim deputeti Alibeaj dhe më pas vetë Berisha morën përsipër të këmbenin rolet, nga të implikuar në tragjedi në të shqetësuar për hallet e atyre që e pësuan në kurriz atë. E garantojmë Kryeministrin se jemi jashtëzakonisht të hidhëruar për mënyrën sesi ai tallet me dhimbjen tonë. Të jetë i sigurtë Kryeministri se ne jemi të prekur dhe të revoltuar edhe ne me mënyrën sesi Kryeministria injoroi tërësisht kërkesën tonë për dëmshpërblim, duke bërë indiferentin dhe duke mos dhënë qoftë as edhe një përgjigje negative.

I kujtojmë Kryeministrit se afatet për të drejtat e banorëve të Gërdecit janë duke përfunduar. I kujtojmë Kryeministrit që edhe 3 vjet më parë ai ishte duke bërë të njëjtën fytyrë të pikëlluar dhe të njëjtën skenë teatrale që shërbeu vetëm për të penguar drejtësinë e jo për ta ndihmuar atë.

Banori i Gërdecit që takoi Kryeministrin vërtet është duke kërkuar borxhet e qeverisë për qiranë, por nuk e fal kurrë borxhin e jetës së humbur të të dashurve të tij.

Drejtësia nuk vjen as me pagimin e qerave të prapambetura të një toke mbushur me predha dhe larë me gjak, drejtësia nuk vjen as duke bërë parada elektorale në krah të një banori të Gërdecit. Drejtësia vjen atëherë kur fajtorët dënohen dhe shpagimi për cdo padrejtësi është i plotë.

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit në Gërdec.

Kryetari

Feruzan Durdaj

1 komente në “Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit në Gërdec akuzon Berishën si gënjeshtar”

  1. rrapi-i-treshit says:

    s`ka problem miku i BERISHES mendimi-im do tju lexoje ca syre te kuranit
    qe te ndiheni te lehtesuar te pafuqishem dhe me pak te revoltuar sepse ALLAHU i tha SALES ” Mos e bej demontimin ne fabriken e POLICANIT po beje ne GERDEC se aty fitohet me lehte “

Comments are closed.

Lini një Përgjigje