Racës sime

13 Mars 2011, 13:38Politika TEMA

Nga Koloreto Cukali

Personalisht, nuk prisja që ngjarja e Stacionit të Trenit, Tiranë, të ndillte vëmendjen e shtypit. Pse? Sepse kam jetuar me idenë që shqiptarët “dinë të ndajnë punët e tyre nga punët e jevgjëve”. Madje, në një nanonews të asaj dite me titull “Shoqëri raciste apo e dehumanizuar?” e shprehja këtë gjë mes rreshtave. Mirëpo, ditët më pas e përgënjeshtruan “bindjen” time. Pati reagime që ç’ke me të. Gazeta Tema është marrë mirë me këtë problem. Sokol Balla më provokoi një déjà vu, teksa përmendte në shkrimin e vet të revistës Mapo disa fraza, që mua m’i ka zënë veshi në të ritë tim buzë lumit Osum, gjatë verës, kur aty zbarkonin tributë e vockla e të paqme “të arixhinjve”: Lluku lluku babashta, Kuarafti Minxhi, Kuarafti qibufti, etj. Ndërsa në Shekulli ishte një shkrim i Koloreto Cukalit, të cilin “e kam krehur pak” (për ta bërë më të online-izueshëm). Është dëshmi e atij humanizmi, të cilin unë s’mund ta lexoja në shoqërinë shqiptare në momentin e parë të lajmit; është ndoshta dhe dëshmi e pranisë së vizioneve e këndvështrimeve gjenuine liberal-progresiste në shoqërinë tonë, të cilat dallohen për beteja në mbrojtje të të drejtave të pakicave të margjinalizuara. Reagimi i ngjashëm i Vasilika Hysit, eksponente e rëndësishme e PS-së, ecën në të njëjtin drejtim. M. Nano.

1. Pas Gërdecit, ngjarja më e rëndë që kam përjetuar në këtë vend, është ajo që u denoncua me mjaft vonesë: spastrimi racor i 45 (a më shumë) familjeve rome në periferi të Tiranës. Edhe 21 janari është i rëndë, e unë nuk e harroj 21 janarin. Por romët e djegur te Stacioni i Trenit nuk kanë ardhur kurrë në derën e kryeministrit. Ata ndoshta nuk kanë hyrë kurrë as në qendër të Tiranës, përveçse për të lypur.

2. Vetë termi “rom” sot, më duket një hipokrizi mediatike. Për ne, ata janë jevgj, tërë ditën e ditës, në të tëra komunikimet tona të përditëshme, që nga ministri e deri tek vetë jevgjit. (term jo i saktë ky, por që ne e përdorim në mënyrë gjithëpërfshirëse për të tërë shqiptarët me ngjyrë)…. Unë nuk mund t’i quaj “romë” sa për protokoll, kur ne tërë ditën i trajtojmë si jevgj. Deri dhe i djegim si jevgj. Këto gjëra, ndodhin si të ishin normale në shtetin tim. Po ky nuk është shteti im. Ky është shteti i tropojanëve.

3. Dua t’u kërkoj paraprakisht ndjesë atyre tropojanëve të ndershëm që jetën e tyre e kanë ngritur pa u kacavjerrë në hardhinë e të parit të fisit që pushtoi Tiranën. Dua t’u kërkoj ndjesë, se ka shumë prej tyre që Tiranën e kanë fituar me mund, e nuk ua kanë dhënë në pjatë nga torta e pushtetit. Aq më tepër kur problemi nuk është thjesht e vetëm te tropojanët. Janë skraparlinjtë. Janë shkodranët. Janë gjirokastritët. Janë dropullitët…. Problemi është tek koncepti tribal i ardhjes në pushtet “krahinçe”. Krahina nga vjen, është CV-ja jote. Mentaliteti qeverisës është se kur vjen në pushtet e quan normale të tërheqësh në punësim në administratën e shtetit të tërë rrethin prej nga vjen, tërë kushërinjtë deri në 4 breza. Bizneset favorizohen në bazë krahine, shokësh klase e kushërinjsh që më parë as i kishe parë kurrë. Çdo ministër, e kthen ministrinë e vet në oaz ku peshkojnë tërë farefisi e krahina që e ka votuar….. Jo më kot, emrat e të dyshuarve për krimin ndaj jevgjve te Stacioni i Trenit kanë rrjedhur vjedhurazi nga dosjet e shtetit. Sepse janë nga krahina që është në pushtet. Për policinë, romët kanë ikur me dëshirë.

Ky sistem i administrimit të pushtetit me baza krahinore ka rrënjë të thella, që tek Zogu, klani Kapo, e deri sot. Lufta e famshme e klasave jo rrallë u shndërrua në luftë raciste, mbi bazë feje e krahine. Tropojanët vetëm se janë më me fat se korçarët, meqë kanë qëlluar më gjatë “në pushtet” se krahinat e tjera. Jam kurioz të di si do jenë korçarët kur të kenë një kryeministër, president a kryeparlamentar të tyrin. Kjo mënyrë e ndërtimit të shtetit, ka bërë që të tërë të presim rradhën që bashkëfshatari ynë, të ngjitet në piramidë. Sot ata, nesër ne. Sot tropojanët, nesër vlonjatët. Do vijë dhe dita jonë. Të vetmit që nuk kanë kurrë shpresë as të lypin (e jo më të ngjiten) poshtë piramidës së pushtetit janë jevgjit. Prandaj, ata që ndjehen që “janë në pushtet” mund të marrin flakëhedhësen e të bëjnë spastrim racor.

4. Nëse ato do të ishin 45 familje pukjane, matjane, skraparliote, aq më tepër tropojane, askush nuk do kish guxuar t’i digjte. Por, meqë janë familje jevgjish, dhe shteti nuk është e s’do të jetë kurrë i jevgjve, ata mund të digjen kollaj. Ndoshta, ajo tokë dikujt i duhet e pastër. Mos të guxojnë më të kthehen! Në një kohë kur tërë Shqipëria është “tokë e xanun”, barrakat e jevgjve janë më të pambrojturat. Ato nuk kanë peshën e shtëpive të të ardhurve të tjerë të vendosura dhunshëm në tokë të tjetërkujt këto 20 vjet. Ata të tjerët, janë krahina që nesër pasnesër do të vijnë në pushtet. Jevgjit mund të përzihen nga banesat e tyre të mjera, të dhunohen e të digjen, sepse, shteti im është një shtet i ndërtuar mbi racizmin.

5. Racizmi ynë si popull as nuk fillon e as mbaron me jevgjit. Ne kemi shpikur termin “çeçen” për gjysmën e popullsisë. Ne i quajmë “skocezë”, me ironi, ata që vijnë nga Skrapari. Ne i quajmë me përbuzje “turq” myslimanët e Shkodrës, dhe themi “grekët e ****t” për sarandiotët. Ne, tropojanëve u themi ligësisht “malokë”. Në 97’n në jug të bënin provën e gjuhës së “malokut”: po ta shqiptoje “xhashtë” në vend të gjashtë, mund të haje plumbin. Sepse, urrejtja ndaj një personi ishte shnëdrruar në racizëm ndaj krahinës prej nga vinte. Ne, që jemi populli i përbuzur i trotuareve të Evropës. Dhe paradoksi është, që po ata tropojanë që (dyshohet se) dogjën barakat e jevgjve, kur shkojnë në Greqi trajtohen pak më mirë se ata jevgjit e Stacionit të Trenit.

6. Njeriu më i klikuar në Youtube, është Marseli i Selitës, në një këngë të Aurela Gaçes. Dhe kënga nuk është e klikuar aq prej Gaçes, sesa prej jevgut Marsel. Ne nuk i kemi dhënë asnjë shans jevgjve të integrohen. Ne nuk kemi bërë asnjë përpjekje për ta kuptuar kulturën e tyre, e cila, në disa aspekte mund të jetë më superiore, të paktën për nga vlerat njerëzore, se e jona, që jemi racë e bardhë nga jashtë e e zezë nga brenda. Unë kam pasur mundësi të intervistoj jevgj, dhe kam parë me habi që dashuria mund të mbijetojë dhe te fusha e plehrave; që përkushtimi, mund të jetë më i fortë mes njerëzve që skanë as bukë të hanë; që mirësia, mund të jetë më e thellë aty ku ngjyra është më e errët…. Ne nuk kemi për t’i hasur kurrë ata në Living Room, as në zyrat e Ministrisë së brendshme, as në bankat e shkollës së mesme. Ata nuk janë kurrë aty, sepse ato dyer janë të mbyllura për ta, falë edhe heshtjes sonë fajtore. Ne harrojmë që ata ekzistojnë, sepse, i vemti kontakt i yni me ta është ose kur ata lypin, ose kur ne klikojmë videon e Marselit të Selitës. Ose, kur shohim në lajme shkrumbin e barakave të tyre.

7. Unë nuk kam si ta di se çfarë fshihet pas spastrimit racor të jevgjëve nga zona pranë Stacionit të Trenit. Policia nuk do të tregojë se ç’po ndodh. Politika ka halle diabeti – secili e do tortën e pushtetit për vete. Do bëhet ca zhurmë, ndoshta, por ata jevgj, sado “skema kafshate” të ngrejë Kryeministri, nuk kanë për t’u rikthyer më kurrë aty. Edhe sikur të dalim e të lidhemi me zinxhirë te Ministria e Rendit, edhe sikur të vijnë dhjetëra delegacione nga Evropa, ata janë tashmë të djegur pa kthim.

Ne nuk i shpëtojmë dot më, sado shkrime të bëjmë në gazetë e kronika në TV. Jetojmë në vendin ku qeverisin shurdhët e ku çudia më e madhe, 3 ditë zgjat. Në ditë si kjo, e urrej veten që i përkas racës sime. Racës së bardhë, me shpirtin e zi.

15 komente në “Racës sime”

  1. pumbo9 says:

    Te lumte Koloreto!

  2. pelasgian3 says:

    Shkrim me 5 yje.

  3. vangjush says:

    Eshte e dhimbshme se ne pretendojme te behemi pjese e familjes Evropiane dhe gjithashtu na vjen keq qe te tjeret na trajtojne keq dhe disa here me te drejte.Shkrimit noten 10.

  4. lira says:

    Te lumte ! Dergoji nje kopje Arvizut dhe ketyre te BE.

  5. Indrit says:

    Sikur nje dite dhe ket byth mut sali ….ta nxirrnin bashk me Argitat dhe Shkelzenat ” prej rreceve ” perjasht.
    Shpresoj qe drejtesia hyjnore apo njerzore ta ndeshkoj ket pler qe te kuptoj vujtjet qe po i sjell ketij mileti.
    Kulcedrizimi i shoqerise sone …kur ne krye ke nje kulceder

  6. Robert says:

    Kam frike ti shtoj a ti heq ndonje presje ktij shkrimi se e prish.

  7. mendimi_im says:

    Politika ka halle diabeti – secili e do tortën e pushtetit për vete.
    Kjo shprehje nga artikulli mu me mjafton ?

  8. Falcon says:

    Tropojanet shkaterruan firmen me rentabel ne “Shqiperine Demokratike”,Gabi Inc ,qe i veshi dhe i mbathi se erdhen vetem me kanatiere leshi dhe me morrin per tu vra me llastik

  9. mendimi_im says:

    Gazeta Tema, me tere respektin qe kam per stafin tuaj, kam nje keshille per ju:

    Un e di mire qe shefat tuaj dhe shumica qe ju lexon juve jan jo vetem anti tropojan por edhe anti verior ne pergjithesi.
    Por kjo nuk me intereson.

    Un kur komentoj mundohem te mos bej dallime krahinore. Por po ve re se disa komente te miat nuk botohen fare.
    Ve re qe shumica e komentuesve ketu komentojn si te ju doje qefi dhe nuk ju fshihen komentet, sulmojn edhe verioret edhe Tropojanet me ofendime te njepasnjeshme pa bere dallim por duke i futur te tere njerzit ne nje kallep.
    Un e pranoj se ka njerez te ulet dhe te poshter shum edhe nga anet tona, por ju lutem nese un per arsye morale dhe nderi mbroj veten time si Tropojan mos i fshini mendimet e mia, por le ti marrin vesh te tere ketu se cmendon nje Tropojan vete…
    Ju nese doni te informoni boten se Tropojanet jan keshtu dhe jan ashtu por vetem duke u bazuar ne mendimet e atyre qe nuk jan fare Tropojan dhe nuk e kan iden fare se cbehet ne Tropoje atehere kjo qe beni ju si gazete eshte disinformim dhe percarje mes nesh shqiptareve me qellim.

    Un di qe gazeta dhe gazetaret jan asnjanes, pra nuk anojn nga asnjera pale por anojn nga drejtesia dhe e verteta.

    Ju lutem,
    tregoni veten qe jeni te drejte atehere dhe mos anoni andej nga ju pelqen shefave te stafit tuaj.

    Nuk me intereson se cfare shkruani ju si gazete por me intereson qe te mos fshini komentet e mia.
    Nese e beni nje gje te till un nuk merzitem por vetem se me jepni nje shkak me shum te kuptoj qe edhe ju vete jeni te korruptuar.

    Ju faleminderit per mirekuptimin.

    1. AdrianGJ says:

      Une jame i mendimite qe tema ka botuar me shume se cduhet nga komentet tuaja…. Dhe nuk them kete sepse kush je dhe nga je, spese nuk te njofe, por thejesht duke u bazuar ne disa nga komentet tuaja ketu…

      1. mendimi_im says:

        adrian, nuk eshte se gazeta ma ka mbajtur mua hatrin dhe ka botuar komentet e mia te shumta, por jam un qe marr mundimin dhe perkushtohem duke shkruajtur shum jo vetem ne gazeten tema por edhe ne forume te tjera, edhe ne fusha te tjera, edhe ne amambiente te tjera, edhe mes shokesh dhe miqsh, edhe ne pune ku punoj, edhe ne shtepi, edhe ne mbledhje te ndryshme sociale, edhe ne takime pune apo takime te rengut politikan, qeveritar, intelektual. Un jam nje person qe e gre zerin tim kudo, jam njeri qe luftoj sa te mundem te keqen dhe keshilloj ne te miren, jam njeri qe ne radhe te pare aktivizohem ne familjen time duke kontribu ne permisimin e gjendjes edukative dhe morale, un jam njeri qe mbaj dhe kam marredhenie te mira farefisnore, jam njeri qe me duan komshinjte ne vendin ku jam lindur por me dua komshinjte edhe ne vendin ku jetoj, jam njeri qe pershendes ne rruge dhe ne kafe, ne pune dhe ne forume, jam njeri jo perfekt por jam njeri i Lire, jetoj don ti apo nuk don ti, jetoj don filan gazet apo nuk don, jam i lire me te tera konceptet. Jam i lir nga pargjykimi dhe nga urretja, jam i lire nga korrupsioni dhe smira, jam i lir nga kurthet dhe etja pwr para, jam i lir nga tja per post, jam i lir nga perkushtimi per te ven sa me shum pasuri, jam i lir nga duhani, alkoli dhe droga dhe kurvlleku, JAM I ILIR.

      2. mendimi_im says:

        Pastaj ne gazeta paragjykon dhe dikuj i man haterin e dikujt jo i bjen qe ben padrejtesi. Un asnjeher edhe pse mendimet e tua apo te dikuj tjter nuk me pelqejn nuk them qe ju te heshtni se keshtu me pelqen mua. Cdo njeri qofte edhe gabim ka te drejte te flase. Por njerwz si ti adrian duan te ja mbyllin gojen njerzve vetem se nuk ju pelqen atyre. Kjo tregon se sa nivel te ulet ke ti dhe ata si ti. Ti nese gjen gabime tek un, nuk duhet te me mbyllesh gojen por duhet te me keshillosh, te me sugjerosh, te me orientosh ne te drejten perderisa pretendon se je i drejte.
        Por ty nuk te intereson dashamiresia, nuk te intereson vellazerimi dhe puna ne te miren e perbashket. Sepse ju jeni egoist, ego nga greqishtja dmth Un, pra vetem un, ju doni te jeni mir materialisht dhe shpirterisht vetem per egon tuaj, per te tjeret nuk ju beht vone. Kjo gje shihet qarte ne luften krahinore apo qofte edhe ne familje, qofte edhe ne pushtet. Njerezit ateiste jan jo dashamir, jan vetem per mbijetesen e vet ashtu sic ju meson Ati Juaj Darvini, apo Marksi apo lenini, apo i fundit prej llojit te tyre ne kohet moderne i paralizuari ne karrike Hawkings. Le te me qortojn kush te doje nese nuk jan dakort me mua

        1. AdrianGJ says:

          I filliut shume mire komentine tuaj pastaj gabuate si ne shume raste (ne kete blog) duke u kthyer ne komente personale dhe si gjithome te na predikosh per fene….

          Zoteri nuk ka gabim me te madhe se sa te flasesh apo te veprosh me hamendje apo si i thone ne Anglisht “to assume”… Ato qe thashe me siper – qe ishin vetem 2 rreshta – ishin thjeshte te bazuara ne komentet tuaja cinike dhe te pa vlera ne lidhje me artikujte qe komenton….

          Ndersa ti u perigjigje duke me quajtur greke (faleminderite se edhe me shpjegove se cdo te thote egoist kur ti vazhdimishte na tregone se 50 vjete shkolle dhe je me respektuari ne bote:)) ne te vertet nuk jame grek jame shqiptare, dhe shume krenare, nga Shkodra edhe po te isha Grek to te isha po aqe krenare… Pastaj me quajtet ateist – une ne te vertet besoj ne zot – prandaj me duket se u nxituate pak…

          Ti ke te drejte flasesh gjithe diten (sikur beni) por mo priseni qe njerezite te jene dakort me ty…

          Jeni i vetemi ne ket blog qe thuajse ne cdo post na tregoni se feja myslimane eshte ashtu apo ajo katolikja eshte keshtu…. po nuk e kuptoni qe ndoshta ky nuk eshte vendi per kete pune….

          Se fundi cte te them zoterrote kur do te gjykosh Darwinin apo Hawkins….

          1. mendimi_im says:

            nje pergj flash per ty i dashtun shkodran,
            nese del avokat i darvinit dhe hawkins nuk je katolik, por vetem nga emeri…
            Kurse ne lidhje me argumentat e mi fetar te te them keta:
            Science without religion is lame, religion without science is blind, Albert Einstein.
            Pra ne asnje vend te jetes nuk mund te jetojm pa pranin e fese sepse feja permbush nevojat shpirterore, kur shkenca ato materiale. Pra te dyja ja te nevojshme per nje jete te balancuar. Nese ne ket forum flitet me se shumti per padrejtesi atehere padrejtesine nuk e zgjidh shkenca por e zgjidh morali, morali eshte shtyll fetare.

  10. saranda2001 says:

    TE kesh mendime te kunderta dhe te debatosh eshte norme ne nje shoqeri te civilizuar,Me vjen keq kur perdorim fyerje ndaj njeri tjetrit .te gjithe qe nenes i thone nene jane shqiptare dhe duhet te respektojme njeri tjetrin,pavaresisht ku i ka rene per hise te lindim.Une jetoj prej shume kohesh jashte,dhe edhe ketu shqiptaret jane te ndarene shoqata (Tirana ,Duresi,Korca, Myzeqeja e tjera …Sikur ne te jemi nje komb 200 milion.TEduam dhe rtespektojme njeri tjetin une per vete kam respek dhe kujtime te pa shlyeshme nga koha kur punova ne veri te shqiperise(atje ke njerez te shkelqyshem mos i pergjithesoni nen emrin e Berishes.)

Comments are closed.

Lini një Përgjigje