Edhe pse është një nga ngjarjet më të rënda, që prek direkt qytetarët dhe shtetin, nuk ka pasur asnjë fjalë nga qeveria dhe mediat e saj, duke faktuar kështu se njerëzit e arrestuar janë të afërt me pushtetin e Berishës
Mbrëmjen e së premtes lajmi kryesor në media normalisht duhej të ishte arrestimi i disa biznesmenëve pranë qeverisë që merreshin me kontrabandën e naftës vergine. Një skandal i përmasave të mëdha, i denoncuar nga ish- ministri Dritan Prifti. Por asnjë televizion pranë qeverisë nuk është marrë me këtë skandal duke bërë të qartë për shqiptarët se të arrestuarit ishin njerëzit e kryeministrit. Për më tepër, të shtunën në mëngjes, edhe pse ishte lajm kryesor nëpër gazeta, në ato pranë qeverisë nuk figuronte një lajm i tillë. Në gazetën 55, pronë e Fahri Balliut, njeri i lidhur me biznesmenët e arrestuar, asnjë fjalë. Po ashtu edhe tek Koha Jonë. Deputetët e qeverisë, që dalin në konferencë për gjëra bajate nuk janë shfaqur, nga qeveria sigurisht nuk ka pasur asnjë reagim për këto arrestime të rënda.
Shqipëria- jeshile
Disa media raportuan para disa ditësh se ndoshta motivi i kësaj fushate elektorale për zgjedhjet vendore do jetë ai i Shqipërisë jeshile. E shpalli vetë kryeministri që ka ndërmend të bëjë Shqipërinë jeshile. Madje sulmoi ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës për ndotjen. Mirëpo gjithkush e di që ndotësit më të mëdhenj në këtë vend janë makinat, të cilat përveçse janë të vjetra, konsumojnë një karburant që nuk është gjë tjetër veçse një mbeturinë. Sa herë na ka rënë të dëgjojmë kur dërgojmë makinën në servis se atë po e shkatërron nafta e benzina skandaloze që shitet në tregjet shqiptare, që për më tepër shitet me çmime skandaloze. Fitimi i këtyre biznesmenëve është i jashtëzakonshëm, megjithatë sa herë rrisin çmimin dalin nëpër ekrane e bëjnë sikur po luajnë në bursë me çmimet, a thua se ky vend është Franca e Gjermania.
Po ashtu, këto ditë përkuan edhe me një vendim që pritet t’i heqë Tiranës Kopshtin Botanik, një tjetër mushkëri të gjelbër. Qeveria nuk ka reaguar ndaj këtij skandali, ndërkohë që disa deputetë të PS dhe ambientalistë kanë protestuar. Po t’i shtosh kësaj punës së ndotjes dhe fabrikat e çimentos dhe projektet për parqe energjetike në Durrës e Vlorë, atëherë mund t’i bësh krejt kollaj pyetje kryeministrit: Ku e ke Shqipërinë jeshile?
Fitimet marramendëse
Drejtori i Doganave bëri një deklaratë para pak kohësh ku mohoi se ka pasur kontrabandë të naftës vergine. Megjithatë është një skandal më vete që doganat bëjnë sikur nuk shohin një kontrabandë masive që mund të dallohet lehtësisht nëse bën krahasimin mes shifrave të naftës që del jashtë dhe asaj që hyn në vend. Të tjerat janë pastaj gjepura. Edhe drejtoria e Policisë së Shtetit i pati quajtur sulme politike ato të Dritan Priftit për naftën vergine. Tani që prokuroria ka gjetur provat dhe janë arrestimet, çfarë do thotë kjo drejtori, të cilës i kanë kaluar botet para syve, por me urdhër nga lart janë lejuar. Apo dhe kjo është politike?
Vidhej 110 lekë për litër
Biznesmenët e arrestuar një ditë më parë e blinin naftën e papërpunuar nga kompania ARMO. Këtë sasi më pas e deklaronin në doganë sikur e eksportonin drejt Italisë dhe Libisë.
Eksporti fiktiv bëhej me ndihmën e doganës përmes një deklarate të rreme. Nga kjo skemë sigurohej një përftim i dyfishtë i paligjshëm. Së pari si eksportues të naftës ata nuk paguanin akcizën dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.
Sot këto dy detyrime janë rreth 75 lekë për çdo litër nafte. Por në momentin që nafta shitej në tregun duke zbritur akcizën që paguhej për naftën e pastër vendase e përzier me naftë të pastër këto para shkojnë si fitim për biznesin dhe jo në arkën e shtetit.
Përmes skemës së eksportit të rremë përfitohej edhe nga mashtrimi me cilësinë.
Naftë e papërpunuar nuk lejohet të shitet në tregun vendas. Por duke e deklaruar si eksport të rremë tregtarët e futnin në pikat me pakicë të shitjes së karburantit duke e përzier me karburant të pastër.
Nga kjo përzierje kostoja e një litri karburant ulej me 75 përqind për litër, por që çmimin e shitjes e kishte njëlloj si karburanti i papërzier me rreth 170 lekë për litër, duke marrë edhe nga kjo vjedhje rreth 100 lekë për litër.
Në total nga kjo manovër me eksportet e rreme për çdo litër të karburantit të pastër dhe atë “Vergine” se bashku përfitohej rreth 110 lekë për çdo litër të shitur.
Edhe pse deri më tani nuk ka të dhëna të sakta se sa është sasia e tregtuar përmes kësaj skeme mashtrimi në tregun e brendshëm, vjedhja llogaritet në dhjetëra milionë euro, para të cilat kanë arritur deri në nivelet më të larta drejtuese të qeverisë.
Comments are closed.
Eshte e qarte se nuk mund te presesh reagim nga sandri,fahrija etj.etj ,bile as nga frrok qupi(cupi).Bile nuk patem asnje reagim dhe nga z.arvizu,per hetim te gjithanshem,pa anshem etj.etj.Edhe z.Topi heshti !!!
Ly lajm do te jete nje manilupim i Fiilip Cakallit
MARRE NGA TV KLAN. KUR GENJEN O MERO GENJEN NUK TE LE TE GENJESH.
Lajme > Kronika
Kontrabanda e naftës “Vergine”, arrest për 11 persona
Mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ” Arrest në burg” për 11 persona në lidhje me kontrabandën e naftës ” Vergine”.
Në deklaratën e Prokurorisë së Tiranës thuhet se: “ Bazuar në të dhënat e publikuara në shtypin e shkruar dhe viziv në fillim të muajit tetor 2010, si dhe verifikimeve paraprake të kryera, Njësia e Përbashkët Hetimore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar me iniciativën e saj procedimin penal nr. 4155, datë 13.10.2010 për veprat penale të « Mashtrimit me pasoja të rënda », « Shpërdorimit të detyrës », « Falsifikimit të dokumenteve » dhe « Pastrimit të produkteve të veprës penale », të parashikuara nga nenet 143/2, 248, 186 dhe 287 të Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007 – 2009, sasi të konsiderueshme te nënproduktit te naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si « Vergine », është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum. Ky aktivitet është realizuar nga ana e subjektit privat « Euroil » sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe në bashkëpunim me subjektin tjeter privat « Fisheku » sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia e nënproduktit të naftës te quajtur « Vergine » është blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës « Armo » sh.a dhe në mënyrë fiktive është pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit. Por në fakt, ajo është shitur në tregun e brendshëm në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe punonjës të caktuar të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë.
Mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit « Arrest në burg », të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal për shtetasit e mëposhtëm :
1. Hajri Hajredin Elezaj ;
2. Ilias Isa Fisheku ;
3. Martin Ilias Fisheku ;
4. Bajram Isa Fisheku ;
5. Dashamir Veiz Kasaj;
6. Edmond Kaso Ferraj ;
7. Flamur Rexhep Merkaj ;
8. Vladimir Kilo Koteci ;
9. Gani Llazar Prence ;
10. Reshat Hamza Aleksi ;
11. Kadri Rakip Hajredini ;
Arrestimi i personave të mësipërm u bë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, të cilët, së bashku me Njësinë e Përbashkët Hetimore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vijojnë ndërkohë veprimet e mëtejshme hetimore edhe ndaj personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë çështje.
nafta eshte monopol i sali berishes dhe keshtu qe askush nuk do flasi,,,Taci e laci me kompani jane vetem patate te vogla..vetem nje idiot do besonte se saliu nuk do fuste hundet ne businessin me fitimprures kur dhe nje grusht fara kungulli te shesesh ne shqiperi.15% shkon te Saliu
o falcon lexoje pak me lart car kam shkruajtur une
kam dy dite qe hap faqen e internetit te tv ktan jo se e kam zakon por doja te shihja ne se pasqyrohej ky lajm ….ka nje pasqyrim te gjere per projektin e parlametin te ri , semaforet jeshil te prishur ne tirane , diten e veres …por asgje mbi arrestimet ….
Shum e trishte se si mas mediat shqipetare kan rene ne nje nivel te till
indrit lexo postin e dorand mesiper
Ky dorandi do jete Frangaj qe futete neper web site -et puciste .
mua me pelqen kur mero shkruan por nuk me pelqen kur genjen. e respektoj si gazetar kur shkruan te drejten po kur genjen per te fryre dynjane nuk ka lezet.
Sa te kete Sali nuk ka per te patur media asnjeanese ne Shqiperi.
Prokurore prokurore
mere salen per dore
ktu fillon era e qelbur
SE TE TJERET JAN PESHQ TE VEGJEL