Duan të krijojnë një shtet të paqenë multietnik

13 Mars 2011, 13:41Politika TEMA
Duan të krijojnë një shtet të paqenë multietnik

Sa më poshtë është pjesë e një interviste të zv.kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, dhënë gazetarit të Shqip-it, Skerdilajd Zaimi. E gjykoj jo korrekt, madje të dëmshëm, protagonizmin mediatik të institucioneve e të krerëve të tyre, e sidomos kur këta të fundit flasin për çështje që nuk hyjnë në tagrin e tyre institucional, ligjor e kushtetues. Por intervista është me interes në pikëpamje gazetareske. Thuhen gjëra që hedhin dritë mbi çështjen.

Pyetje: Sipas informacioneve që keni, cila është situata demografike dhe pse papritur flitet për sigurinë kombëtare në një vend anëtar të NATO-s?

Përgjigje: Nëse Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, është pikërisht një arsye kryesore harmonia dhe bashkëjetesa mes etnive dhe ndarja e kulteve nga shteti. Nuk është e rastit që Maqedonisë, e cila ka tensione etnike, i është bllokuar anëtarësimi apo Turqia prej shumë kohësh ka marrëdhënie të ngrira në procesin e integrimit. Tendenca për të krijuar një shtet të paqenë multietnik në Shqipëri do ta cenonte drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe do të transformonte vendin në një shtet me sovranitet të kushtëzuar.

Pyetje: Si mund të arrihet që përmes regjistrimit me vetëdeklarim të vihet në pikëpyetje stabiliteti i Shqipërisë?

Përgjigje: Në logjikën juridike, nëse i referohesh ligjit të miratuar në vitin 2000 nga Kuvendi i Shqipërisë “Për regjistrimin e popullsisë”, krejt arbitrarisht dhe jashtë çdo parimi kushtetues i lihet përparësi vetëdeklarimit në korrigjimin e pasaktësive të regjistrave të gjendjes civile. Kjo është e papranueshme që me një dispozitë antikushtetuese të hedhësh në kosh të plehrave regjistrat e gjendjes civile dhe t’i japësh përparësi një vetëdeklarimi të pabazuar në kritere objektive.

Pyetje: Do të ketë masa për ata gjyqtarë që kanë shkelur ligjin në këtë rast?

Përgjigje: Çështja është më e rëndë se një shkelje ligjore, pasi në thelb vetë ligji, i cili ka qenë i detyrueshëm për gjyqtarët, është konsideruar prej tyre si antikushtetues. Tre gjyqtarë nga Saranda, Shkodra dhe Përmeti i janë adresuar Gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar ligjin “Për gjendjen civile” si antikushtetues në dispozitat për kombësinë. Në parim problematika ka buruar nga ligji dhe jo nga gjykata. Është rast unik në praktikat europiane që me ligj u lejohet hapësira qytetarëve të ndryshojnë kombësinë me vendim gjykate.

Pyetje: Në regjistrim do të përfshihen ata qytetarë që kanë banuar në Shqipëri në 12 muajt e fundit. Duke qenë se personat që kanë ndryshuar kombësinë në shumicë jetojnë jashtë, atëherë është logjike që edhe përfshirja e këtij kontingjenti në regjistrim nuk do të bëhet. Atëherë pse ky shqetësim për ndryshimin e raporteve të brendshme?

Përgjigje: Askush nuk mund të thotë me saktësi nëse pjesa më e madhe që kanë ndryshuar kombësinë jetojnë jashtë apo në Shqipëri. Përkundrazi unë kam informacion dhe bindje të plotë që jashtë jetojnë ajo pjesë që ka ndryshuar shtetësinë dhe jo kombësinë. Këto janë dy çështje krejt të ndryshme që nuk duhet t’i ngatërrojmë. Janë me mijëra dhe mijëra shqiptarë, të cilët kanë lënë kombësinë shqiptare ose tentojnë që ta ndërrojnë atë dhe një proces vetëdeklarimi do të zvogëlonte artificialisht numrin e popullsisë shqiptare./respublica.al/

5 komente në “Duan të krijojnë një shtet të paqenë multietnik”

  1. vangjush says:

    Nuk ka ne asnje vend te botes shtete nje etnike kudo ka me shume se nje etni te cilat dallohen sidomos nga gjuha dhe kultura qe kane si p.sh. ne Gjermani ka reth 2 milion turq qe perbejne 3% te shtetasve gjermane ne France ka rreth 5 milion afrikane qe perbejne 7-8% te nenshtetasve franceze (permenda vetem keto dy shtete te cilet jane jane shtetet me te pastra etnikishtpasi te tjerat kane me shume se dy etni dhe ne perqindje me te madhe).Puna eshte se kur nje etni eshte me nje perqindje te krahasueshme me etnine kryesore futet ne etni shtetformuese dhe merr perparesi te tjera si gjuha e kesaj etnie behet gjuhe zyrtare etj si pshMaqedonia,Kosova Belgjika, Kanadaja etj.Te gjitha shtetet e perparuara Evropiane,Amerikes se Veriut dhe Jugut dhe shumica e Azise jane shtete laike qe kane punet e shtetit te ndara nga feja por dhe kane nje tolerance fetare shume here me te larte se shqiptaret(perjashtim ben vetem vendi budalla qe quhet Greqi dhe Serbi).Jo me larg se vitet 1975-80 ne Shqiperi shikohej me sy tjeter edhe nje martese midis dy feve te ndryshme,pra kjo eshte nje mit.Feja gabimisht percakohet si perberes etnologjik(nuk e di se cfare ndryshim ka nje shkodran i krishtere nga nje myslyman qe te dy une i quaj shqiptqre me te njejten vlere.Keshtu nuk ka asnje arsye qe shtetasit shqiptare te mos vetedeklarojne fene aq me teper qe eshte nje zgjedhje e tyre personale qe mund ta ndrojne sa here te duan ose mund te mos besojne fare.E dyta per sa i perket kombesise te gjitha shtetet evropiane qe bejne pjese ne BE dhe SH.B.A. CANADA dhe te tjera qe une nuk po zgjatem cdo 5 vjet bejne regjistrimin e popullsise ku perfshihet vetedeklarimi i kombesise dhe vetedeklarimi i fese qe e quajne Census.(Kush te doje le te shkoje ne websitet e ketyre dhe ti shikoje sa nenshtetas amerikane kanadeze rumune fraceze etj. kane kombesi shqiptare-albanian pasi te gjitha te dhenat jane te hapura)Kjo eshte se si francezet e dine se kane ne France 4 milione myslymane kanadezet kane 500 mije myslymane etj etj.Te gjithe e konsiderojne normale vetedeklarimin dhe ne asnje vend te botes nuk duhet te besh gjyq per kombesine.Kush nga serbet do te deklaronte jam shqiptar ose nga shqiptaret ne kosove jam serb ose nga greket jam turk ose nga romet jam jam gjerman ose shqiptar.Per Shqiperine duket e veshtire se nuk eshte bere asnjehere dhe kur kete e kerkojne te huajt ne behemi paranojake.Ne duhet ta bejme vete kete gje pa na thene te tjeret sepse eshte numuri nje i rregullit ne nje shtet modern dhe duhet ta vazhdojme ta bejme cdo 5 vjet si te tjeret sidomos me kete fluks levizjesh te njerzve qe ka sot Shqiperia.

    1. 1444 says:

      mire e ke ti,ska pse te na thone te tjeret,tja bejme pa na thene njeri varrin Shqiperise,cfare mendje gjeniale!

  2. 21Janari says:

    E ashtuquajtura “çështje e regjistrimit të popullsisë “ është një maskardadë e stisur personalisht nga Prof. Dr. Sali Berisha d.v.
    Skema është e thjeshtë : nxjerrim tellallin Spahiu të bëjë nacionalistin e përvëluar, të cilit i bashkohen disa naivë dhe disa të tjerë maskarenj. Sajohet kështu një çështje e paqënë, duke shpërqëndruar vemendjen e opinion publik dhe nëpërmjet partisë aleate PDIU (Partia e Çamëve) glabërojmë edhe disa vota aq të vlefshme në Zgjedhjet që afrojnë.
    Kjo është me pak fjalë gracka e Berishës!

  3. 1444 says:

    shyqyr qe te kemi ty qe na hape syte dhe nxorre te verteteten, breke me vrima…se ka njerez si ju te dy po iken per lesh Shqiperia!

  4. POSHTE GREKET says:

    Ne nuk mund te krahasohemi me shtetet e tjera sepse ne nuk kemi diskriminim ne shqiperi ne jetojme ne paqe me te gjitha fete dhe idete sepse ne jemi shqiptar dhe duhet te jemi shembull per te gjitha vendet e botes .por kur greku dhe kushdo tjeter po perpiqet te njollos emrin tone si ka bere deri me sot dhe perpiqet qe me llumin qe ka shqiperia te shiturit doja te thoshja do te na detyroj te vetedeklarohemi.Po une nje gje do thome kush ndihet grek te iki nga shqiperia para se te jete shume vone se historia e ka treguar se kush do qe eshte perpjekur te shkaterroj shqiperine e ka gjetur ate qe i meriton.Per mendimin tim nuk eshte gabim te tregosh fene sepse eshte besim dhe ne kemi liri te plote te besimit por kombesine eshte e pafaleshme sepse nuk ndrohet po ke lindur ne shqiperi je shqiptar ska rruge tjeter.poshte komunistat edhe greket dhe anti shqiptaret ..RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje