Klubi për Politikë të Jashtme ka provuar të organizojë demonstrata kundër institucioneve të Kosovës. Zyrtarë të KPJ-së nuk e mohojnë se një nga qëllimet ka qenë edhe rrëzimi i pushtetit. Ata hartuan edhe Planin e Veprimit. Kishte koordinim edhe me opozitën. Por, Plani u refuzua nga shumica e OJQ-ve. Hashim Thaçi tha se pushteti nuk mund të merret me dhunë, e as të uzurpohet.
Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ) i Veton Surroit përveç si kritikues i ashpër ndaj pushtetit në Kosovë, javëve të fundit ka hartuar plane konkrete për demonstrata që, si qëllim final, do të kishin edhe rrëzimin e koalicionit qeverisës.
Pas një diskutimi joformal mes pjesëtarëve të KPJ-së dhe disa OJQ-ve, më 3 mars është mbajtur një takim i përfaqësuesve të disa OJQ’ve. Takimi është ftuar nga Hajrulla Çeku, hulumtues në Klubin për Politikë të Jashtme dhe është mbajtur në zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) në Prishtinë.
Menjëherë pas takimit, Çeku nëpërmjet një e-maili u dërgon dhjetëra OJQ-ve një Plan të Veprimit, në të cilin janë propozuar hollësisht hapat që duhet ndërmarrë shoqëria civile “për shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”.
Në bazë të një komunikimi me e-mail dhe dokumentit të quajtur Plani i Veprimit, të cilat i ka siguruar gazeta “Express”, mund të kuptohet se plani është hartuar në Klubin për Politikë të Jashtme dhe u është servuar si i gatshëm OJQ-ve dhe individëve të tjerë.
Comments are closed.
KY RRUGACE DUHET LARGUAR MENJEHERE SE PERVEC TE POSHTERSIVE NUK I SJELL ASGJE TE MIRE KOSOVES KY PIS SOLLI NE PUSHTET PACOLLEVICIN PER TE DISKRETITUAR POLITIKEN KOSOVARE KY DUHET DERGUAR NE GJYQIN INTERNACIONAL PER KRIME LUFTE