Në një intervistë të botuar të dielën tek Revista “Mapo”, kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi është shprehur për disa detaje, të konsideruara të rëndësishme prej tij, të zhvillimeve parazgjedhore.
Në intervistë Ruçi nuk harron të nënvizojë disa probleme të mprehta sa i përket përgatitjeve dhe infrastrukturës elektorale, probleme që sipas tij, mund të rezultojnë në prishje të plotë ose të pjesshme të procesit zgjedhor.
Në fillim të intervistës së vet Ruçi nuk heziton të sqarojë se Partia Socialiste nuk ka pasur kurrë për qëllim të braktisë proceset zgjedhore. Sipas tij, kërkesat kryesore të PS-s në këto dy vjet kanë qenë dy, të bëhet transparenca për zgjedhjet e 2009-ës e të garantohen zgjedhje të ndershme në maj të 2011-ës.
Për të arritur këto kërkesa ai paraqet dhe strategjinë që propozon PS: t’i jepet akses opozitës në serverin zgjedhor, që askush të mos përjashtohet nga e drejta për të votuar; të pajisen votuesit me karta identiteti, që të mos votohet në emër të tjetërkujt; të ndërtohet një KQZ përfaqësuese e me kredibilitet; dhe të ndëshkohet penalisht kushdo që manipulon zgjedhjet.
Ruçi nuk harron të akuzojë kryetarin e KQZ-s. Ristani, për mosrespektim të kushtetutës në drejtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm për zgjedhjet.
Sipas tij Ristani e ka shkelur kodin si në rastin kur nuk plotësoi kërkesat e anëtarëve socialistë të KQZ-s, gjë që çoi në krizë politike. Përveç kësaj, kryetari i KQZ-s, sipas Ruçit, duhet të mbajë përgjegjësi dhe për tentativat për të “pushtuar” vendet që i takojnë socialistëve në ZAZ.
Më pas Gramoz Ruçi ka folur për përgatitjet e PS-s për zgjedhjet e 2011-ës, përgatitje që kanë qenë si në frymë, ashtu edhe në struktura. Por ndërkohë që përmend këto manipulime, ai nuk harron të ngrejë sërish akuza që ka përmendur dhe në parlament, mbi manipulimin e identiteteve të votuesve, akuza që kohët e fundit i kanë ngritur dhe media të ndryshme, si dhe Gazeta “Shekulli”. Sipas Ruçit, këto probleme nuk kanë për të gjetur zgjidhje në rast se vijon të mungojë vullneti politik.
Meqenëse nuk shpreh ndonjë besim të madh për vullnetin politik të qeverisjes, Ruçi nuk harron t’i kujtojë ndërkombëtarëve nevojën për monitorim që paraqesin proceset elektorale në Shqipëri.
Më së tepërmi ai zgjatet tek pjesëmarrja e vëzhguesve të OSBE-së në këto zgjedhje, pjesëmarrje që nuk mungon ta shohë edhe me një sy kritik. Meqenëse qëndrimi i Ruçit ndaj OSBE-së na u duk tepër interesant, vendosëm ta ribotojmë, duke e cituar prej intervistës të dhënë në Revistën “MAPO”:
Jeni shprehur se ambasadori i OSBE-s nuk e njeh gjendjen në Shqipëri. A vazhdoni ta keni këtë bindje? Më tej akoma, si e shihni qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj krizës politike? A është e saktë të thuhet se faktori ndërkombëtar po kërkon ruajtjen e status quo-së politike në vend?
Që në fillim do të shprehja mirëkuptimin tim dhe të forcës që unë përfaqësoj, për faktorin ndërkombëtar, të cilët hap pas hapi, me gjithë hallet dhe problemet e shumta që ata kanë për vendet respektiven apo problemet e shumta që kanë vendet e ndryshme të botës, kanë gjetur kohët e fundit dhe i kanë kushtuar jo pak kohë e vëmendje problemit shqiptar. E tillë është rezoluta e Parlamentit Europian për transparencën e zgjedhjeve, që mazhoranca nuk e zbatoi.
I tillë është edhe opinioni i raportit të Komisionit Europian dhe 12 rekomandimet e tij, duke refuzuar kërkesën për statusin e vendit kandidat, një proces gjatë të cilit mazhoranca u përkujdes të ndryshonte raportin, kurse opozita, nëpërmjet një rezolute të paraqitur në parlament, kërkoi që të ndryshonte gjendjen në Shqipëri.
I tillë është gjithashtu edhe debati në Parlamentin Europian pas 21 janarit, duke theksuar se në Shqipëri ka një krizë të thellë që duhet të zgjidhet me mjete politike dhe të cilat nuk funksionojnë, për mungesë të vullnetit politik të mazhorancës.
Të tilla ishin edhe vizitat, tri herë rresht, të bëra brenda një muaji, të niveleve të ndryshme nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shqetësimin e drejtpërdrejtë për të zgjidhur krizën shqiptare. E tillë është vizita e disahershme e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian, zoti Lajçek, etj.
Dhe, për ta mbyllur pjesën e dytë të pyetjes tuaj, dua të theksoj se situata në Shqipëri duhet të ndryshojë nga shqiptarët, duhet të ndryshojë me aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë. Dhe meqenëse këta aktorë dhe faktorë, jo vetëm nuk po e ndryshojnë, por po e përkeqësojnë, duhet që populli shqiptar, nëpërmjet mekanizmave demokratike, t’i ndryshojë këta aktorë dhe këta faktorë politikë, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.
Për sa i përket pjesës së parë të pyetjes, që ka të bëjë me përfaqësimin e OSBE-së në Tiranë, dua të theksoj se ky mision është në Shqipëri, sepse Shqipëria ka probleme, që duhen monitoruar dhe ku duhemi ndihmuar që t’i kapërcejmë e t’i zgjidhim.
Ky mision nuk ngjan me prezencën e përfaqësuesve të tjerë diplomatikë, të akredituar në vendin tonë, të cilët kanë për qëllim të krijojnë marrëdhëniet me institucionet e shtetit shqiptar në radhë të parë, duke parë interesat e vendeve që ata përfaqësojnë.
OSBE-ja është një organizatë, ku ne jemi anëtarë dhe misioni i saj më i parë është: zgjedhje të lira dhe demokratike. OSBE-ja dhe ODHIR-i kanë formuluar jo pak vërejtje dhe kanë bërë shumë rekomandime të vlefshme, me qëllim që zgjedhjet e 2011-ës të jenë demokratike, të jenë të lira dhe të jenë të ndershme. Çfarë është bërë për këto deri tani? Asgjë! Cili është roli dhe efektiviteti i përfaqësisë së OSBE-së në Tiranë?
Ja pse unë kam thënë se zoti Ambasador i OSBE s’ka ardhur akoma në Tiranë. Kodi Elektoral në Shqipëri, nga neni i parë deri tek neni i fundit, në dorë dhe në frymë, ka administrimin bipartizan pozitë-opozitë të zgjedhjeve. Cili është roli i përfaqësisë së OSBE-së për të garantuar këtë frymë që ka Kodi? KQZ-ja merr vendime në mënyrë të njëanshme për të zëvendësuar anëtarët e opozitës në të 66 ZAZ-të, pa asnjë referencë ligjore..
Vendimet e rëndësishme të Kodit merren me shumicë të cilësuar, siç thotë vetë Kodi. Ato janë marrë me shumicë të thjeshtë. Kodi Elektoral kërkon që vendimet në KQZ, të firmosen nga kryetari dhe zëvendëskryetari. Ato deri tani janë firmosur vetëm nga kryetari. Natyrshëm lind pyetja: Ku është roli dhe produkti monitorues i Prezencës së OSBE-së në Tiranë?
Së dyti, një drejtim tjetër misionit të OSBE-së në Tiranë janë të drejtat e njeriut. Në Shqipëri janë 1 milion të papunë. Qindra punonjës të administratës publike pushohen nga puna, kanë vendime gjykate për shkeljen që u është bërë dhe sërish nuk iu jepet e drejta. Vriten 26 qytetarë të pafajshëm në Gërdec dhe asnjë fajësi nuk ka.
Atyre nuk ua mori jetën Zoti dhe as sëmundja, por korrupsioni kriminal i pushtetit. Vriten 4 qytetarë, në mes të ditës, 50 metra larg zyrave të Prezencës së OSBE-së, nga dritarja e pushtetit ekzekutiv. Edhe këtë nuk e di OSBE-ja?! Plagosen me plumba të pushtetit 25 qytetarë të tjerë. Rrihen e torturohen sikur të mos ishin njerëz, në qelitë e paraburgimit të policisë shqiptare 135 qytetarë të tjerë.
Është vrarë në prag të fushatës elektorale deputeti i opozitës Fatmir Xhindi dhe kryetari i komunës në Kukës. Për të gjitha këto, ku është zëri i misionit të OSBE-së, që i ka themelet e parimeve të tij në liritë dhe të drejtat e njeriut? Opozitës në parlament i mohohet fjala.
Opozita penalizohet në parlament, duke u përjashtuar deputetë të saj. Ndryshon rregullorja në mënyrë të njëanshme, duke ngushtuar hapësirat demokratike dhe parlamentarizmin, duke e cenuar anëtarët e opozitës. A monitorohet parlamenti nga ky mision në Tiranë?
Së treti, kontrolli parlamentar është një drejtim tjetër i misionit të OSBE-së. A nuk e shikon ky mision që, jo vetëm nuk ka kontroll parlamentar, por ka të kundërtën, pushteti kontrollon parlamentin, presidentin, prokurorinë, menduan opozitën etj. Pra, me pak fjalë, pushteti ka kapur sistemin demokratik të një vendi. Edhe këtë nuk e shikon misioni i OSBE-së?! Ja pse unë kam thënë dhe i qëndroj asaj që kam deklaruar: Ambasadori s’ka ardhur ende në Tiranë.
Comments are closed.
E din mor e din ma kur nuk beni ju per njeri tjetrin ti pret qe te bej DON KISHOTI meARSEN LUPENIN
MOS e harro te pakten fjalen e NASTRADINIT
GAMORIN E NXIRR I ZOTI NGA BALTA
Ulni gjakrat o rob te Zotit, Gramoz Ruci nuk ka qene fare minister i brendshem gjate kohes kur ka ekzistuar neni “per tradheti ndaj atdheut” per kalim kufiri, mos flisni kodra pas bregut dhe sa per 2 Prillin 1991 pyesni me mire ata te shoqates “2 Prilli” se Pjetri dhe Ali Spahia nuk jetojne me se ata e dine mire se kush i vrau. G.Ruci u paraqit ne gjyq ne ate kohe dhe si gjeten asnje fakt qe kishte dhene urdher per te vrare. Po c`ti besh tani, kur keshilltar i Lul-it eshte Ilir Mustafaraj qe dikur ne kohen e lale Hekrit mbulonte policine! Pak e cuditshme apo jo?
dhjetor 91 – maj 91 ka qene minister i brendshem RUCI
e di mire se kam qene efektiv i ministrise deri ne korrik 2007
Pse te kam kaq te mençur o rrapi?
Domethene sipas mendimeve tende te mykura zoti Claus edhe nqs Luli na del i pafajshem tani vertet ska pergjegjesi per vrasjen e 4 demonstruesve??Zoti Claus, dalja i pafajshem ne nje gjyq shqiptar nuk do te thote qe me te vertete te jesh i pafajshem besoj se nuk jeni vertet aq naiv ta besoni kete? Me thuaj kush qeveritar ka dal fajtor ne ndonje gjyq te zhvilluar nga 90 e ketej. Pervec Tosit dmth se ai jo vetem doli i pafajshem , por na mori edhe demshperblim per burgun e bere padrejtesisht. Mozin e njeh gjithe laberia per mbrojtjen qe i dha per vite me rradhe nipit te tij kriminel Afrimit. Sa per ato konspiracise e kafeneve se jo pyet ate e pyet kte te gjithe e dime se ata u vrane nga komiteti qendror.
I njejti skenar ishte si ne 2 prill, por Berisha kishte harruar qe ishte ne “Shqiperine digitale”, i dime shume mire theniet e atij mjekut, “qe ata u vrane nga afer etj,etj” dhe menjehere ato u moren si te verteta, por lavdi zotit qe dikush kishte bere filmime. Tani jam me i bindur qe 2 prilli ishte nje skenar i stisur mire por ne ato kohe nuk ishim ne kohen digitale se kushedi se si do te dilnin ngjarjet. Sa per gjyqin per 2 prillin u denuan 4 veta dhe jam i bindur se po ti kishte gjetur nje dokument Sali Berisha gjyqtari i asaj kohe nje fare Gjin Gjonaj nese e jap sakte kete emer, do te kishte dhene denim per Rucin. Ne ate gjyq qellohej me kepuce, ja keshtu beheshin gjyqet ne ate kohe, gjueti shtrigash hesapi, pra do te ishte alogjike te mos denohej Ruci, por fakt eshte se nuk gjeten gje. Per Lul-in ekziston nje film qe nuk ka perendi ta hedhi poshte, te dale si te dale, ai film ekziston dhe do te ekzistoje, e drejtesia do te vendose nje dite.
Intervista eshte vertet e kendshme , por do te ishte me vlerat e duhura kur opozita te dilte ne media dhe te komunikonte gjithe keto akuza drejtuesve te OSBE – se ne Shqiperi duke i vene ne pergjegjesi politike. Seicili prej tyre kushdoqofte , mund te luaje politikisht me shqiptaret deri tani pasi ata sillen si te perulur , por kundershtaret politike te tyre ne vendin e tyre nuk do te rrine pa e shfrytezuar kete informacion duke u dhene kosto politike ne rastin kur ata , dmth drejtuesit e OSBE-se ne Shqiperi abuzojne me lirite dhe te drejtat e njeriut qe ne perendim ne kuptimin ligjor jane te shenjta. Deri kur do te sillemi te perulur ?
Per saktesi quhej Qazim Gjonaj gjyqtari-instrument ne duart e dr.Tyryry-se e qe pas atij gjuykimi qesharako-politik u shperblye me postin e kreut te Gjykates se Apelit.Pas 20 vjetesh ende nuk jane denuar vrasesit e vertete te djemve te Shkodres ne masakren e dirigjuar nga doktor-krimineli e zbatuar nga Azem Hajdari,Pjeter Arbnori,Ali Spahia & co.E pate sot ne top-chanel ishprokurorin Neshat Fanaj te gjyqit te Shkodres,qe fliste pa pike logjike formale por vetem operonte me terminologji manipulative procedurash per krimin shteteror te Gerdecit?Sot ky Neshati fliste ne statusin e anetarit te Keshillit te Larte te drejtesise,e ka zgjedhur ketu krim-shteti i tyryry-se.
e moj e gjora shqiperi e te gjoret shqiptare. tani degjojme rucin te na japi mend qe ky komunist i felliqur nuk duhet te ishte jo ne parlament po as ne tirane. ky qen duhet te ishte internuar sic na kishin internuar neve ne kohen e enverit. po mire e ka ky kur nuk del njeri t ja thyej dhembet me pinca 1 nga 1 mire e ka le te na jape mend tashi. ruci thote osbe eshte kundra eu eshte kundra usa eshte kundra ke keni pro mor aman u harrova keni ane spiridhiamosin grek qe shkoni e i beni salltanet. tamam si enveri qe thoshte nuk na do asnjeri as usa as eu as rusi as kina vetem enveri ishte i zgjuar tani na doli ruci me edin…….. eh kur nuk fluturojne lopet te te kishin hedhur nje bajge ne koke o i gjore