Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për të akuzuarit e skandalit me naftën virgine.
Gjykata ka lënë në burg Hajri Elezajn, administrator i « Euroil » sh.a, Ilias Fishekun, administrator në subjektin privat « Fisheku » sh.a, Martin dhe Bajram Fishekun, Dashamir Kasaj, doganierin Edmond Ferraj, si dhe shoferin e firmës “Fisheku” Gani Premçe, Flamur Merkaj, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi dhe Kadri Hajredinin.
Të pandehurit akuzohen për skandalin me naftën virgin, të cilën e shisnin në tregun e brendshëm si të importuar nga jashtë dhe si benzinë. Me anë të këtij mashtrimi, ata arrinin që të fitonin deri në 110 lekë të reja për një litër naftë.
Comments are closed.
Me germa te medha shohim emrat e skandalisteve te naftes virgin ne faqet e gazetave shqiptare jo qeveritare,kurse ato proqeveritare mbajne zi demokratik dhe e kane ulur flamurin blu ne gjysme shtize.Sic duket ari i zi nuk po u shkon neper sylyngjaret e hapura prej shume vite ne cisternat “te bardha” te pushtetareve. Jo pak mendime ka,se po behet buje e madhe se gjoja dosija e karburanteve e paska shpene vet qeveria ne organet e drejtesise. Edhe kjo nje fallsitet e tipit skandal,qe gjoja kjo qeveri kur vjen puna qe fillon te bjere ere e keqe e vendos vete litarin ne gryke.Nje tjeter cudi qe mbin vetem ketu ne shqiperi me pushtetaret me duar te pasterta per ta hequr vete litarin.Marrezi qeveri,apo qeveri marrezeze.U arrestuan disa administratore te skandalit te naftes virgin,mire po vepron drejtesia,por ne vathen e kontrabandes ka deshinj me te fuqishem,te beshem dhe me brire 20 vjecar qe kur eshte nevoja te shembin me goditjen e pare sepse i vine ne ndihme edhe miloret qe i mban ne te dy krahet.Tani gardhit ju hoqen disa hunje per te hyre brenda kupoles se qeverise per te derguar para drejtesise jo pak ministra qe i kane nxire jo vetm duarte,por edhe fytyren e tyre.E pse te them nje ore e me pare nuk eshte e tepert sepse jemi para zgjedhjeve.Nuk do te jete e tepert qe ketyre dhe ata qe dote vine pas tyre e te zene vend prapa hekurave tu konfiksohet e gjithe pasuria materiale e monetare e shkoje ne buxhet te shtetit.