Samiti SHBA- Ballkani Perëndimor, shkon Thaçi, Gruevski e Kosor, nuk merr pjesë Berisha

14 Mars 2011, 15:03Politika TEMA

Agjencia EMG njofton se në samitin SHBA- Ballkani Perëndimor që do mbahet në shtetin e Merilendit më 23 dhe 24 mars, pritet të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Ballkanit. Samiti do zhvillohet mes liderëve politikë dhe biznesmenëve nga SHBA e Ballkani Perëndimor. Por, edhe pse në Samit pritet të jenë kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, apo kryeministrja kroate, Kosor, nuk do jetë kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një samit me rëndësi ekonomike. Samiti organizohet nën kujdesin e qeverisë amerikane dhe kjo kuptohet edhe tek fakti se Ndihmës Zëvendëssekretari i Shtetit, Tom Kauntrimen ka reaguar ashpër ndaj Serbisë, e cila ka vendosur të bojkotojë samitin për shkak se aty merr pjesë Kosova.

1 komente në “Samiti SHBA- Ballkani Perëndimor, shkon Thaçi, Gruevski e Kosor, nuk merr pjesë Berisha”

  1. Frederik says:

    Sigurisht Saliu nuk merr pjese pasi nuk merr pjese Serbia. Hapini syte mire o kosovare te verbuar nga nje dashuri e pallogjikshme per Sali Berishen . Duajeni me shume veten dhe mos bini kaq poshte kur ky kryeminister i veteshpallur po u del drejtpersedrejti kunder. Valle keshtu do ta fitoni mirenjohjen ndaj atyre qe u dhuruan pavaresine , me kaq mosmirenjohje. Te duash Saliun eshte sikur te duash Millosheviçin. Ju qofshi per ate qe beni.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje