Shkodër, vritet për gjakmarrje sapo del me leje nga burgu

14 Mars 2011, 17:44Politika TEMA

Shkodra është tronditur sërish nga një vrasje për gjakmarrje. Vetëm pak pasi kishte dalë me leje nga burgu, persona të paidentifikuar kanë ekzekutuar me armë zjarri 46-vjeçarin Astrit Kurmemajn.

Ky i fundit ishte dënuar për vrasje dhe kishte marrë pesë ditë leje nga burgu i “Shën Kollit”. Burime pranë policisë thanë se ai është qëlluar dy herë dhe mendohet se është vrarë pikërisht për gjakmarrje.

Vetëm pak kohë më parë, po për motive gjakmarrje, në Shkodër u vra edhe pastori Dritan Prroji.

3 komente në “Shkodër, vritet për gjakmarrje sapo del me leje nga burgu”

  1. Epirioti says:

    Shekspiri me duket si nje shkrimtar limonade dhe ngjarjet e shkruara prej tij duken si komike dhe gaztore para ketyre gjemave qe vrasin trupin dhe gerryejne mendjet tona. Me beri pershtypje kjo ngjarje dhe pjese nga historia e tij. I brymosur nga ADN-ja e Kanunit te Leke Dukagjinit, edhe pse vetem te pjeseve vrasese te tij, i ndjeri kreu nje vrasje para 8 vitesh e u denua nga Gjykata me 20 vite burg. Kjo ngjarje eshte pjese e shoqerise shqiptare dhe pjese e sistemit gjyqesor, sistemit arsimor, atij te komunitetit, etj. Nuk dua te zgjatem te motivi i gjakmarrjes. Me beri pershtypje nje fakt. Para pak kohesh, djalit te te ndjerit i kryejne nje atentat, qe fatmiresisht nuk perfundoi me vdekjen e tij. Djali i madh, nder kater femijet e Astritit, duhet te ishte ushqimi i radhes i zinxhirit vrases te papushimte qe “turperon” dhe “nderon” vrasesit e dyanshem te nje rreshti te vetem ne ate mori faqesh te Kanunit. Mendoni deshperimin dhe pergjegjesine prinerore te Astritit ne burg. Frika e marrjes se gjakut te femijet e tij e ka plakur dhe “cmendur” aty ku vuante denimin. Ka perfituar nga rasti te perfitoi per sjellje te mire 5 dite leje duke u ekspozuar(duke “iu lutur” gjakesve) per tu vrare, per tu vetflijuar, per te shpetuar femijet e tij qe ende te vegjel nuk kuptojne ne cfare vorbulle te jashtellogjikshme i ka futur i jati dhe Kanuni. Astriti ia arriti qellimit te tij, arriti te vritej per te shpetuar femijet e tij. S’ka me makabritet qe te bene te dritherohesh sesa kjo ngjarje, eshte me shume se nje vetvrasje, eshte nje “vetvrasje” e kalkuluar. Do behet me tragjike e gjithe kjo ngjarje nese Astriti nuk do kete lene amanet qe gjaku i tij te falet. Kjo do ishte vlera e sakrifices se tij. Ky do ishte shpetimi i vertete i femijeve te tij. Kjo me bren me teper, kjo me bene te shpresoj se femijet e Astritit do vleresojne aktin e te jatit, jo per te vazhduar vdekjet por per te vazhduar jeten, per tu ngritur mbi fjalet dashakeqe te komshinjve, pseudoshokeve, pseudoopinionit qe te mbyska. Veprimi i Astritit ishte sublim, ishte mesazh, ishte rikthim i legjendave te vjetra te Rozafes, te Konstandinit, te Gjergj Elez Alise. Do desha ta shkaterroja perfundimisht ate rresht ne Kanun, ate fjale vrasje, e cila edhe pse e tmerrshme per te gjithe, u mposht me sarkazem nga Astriti per te na dhene nje shembull, per te na treguar se fajin e kemi ne te gjithe, ushqyesit tinzar dhe gjakatar te atij rreshti gjakepires ne Kanun.

    1. dorand says:

      nuk e ka fajin kanuni mer mik kanuni ka mbajtur gjalle veriun e shqiperise per shekuj. duke shprehur keqardhje po te ndjerin duhet me thene se po vrave do te vritesh. pse t ja vejme fajin kanunit kur ti vret? prandaj duhet me e pyte bythen mire para se ta shkrepesh ate te shkrete se eshte kollaj me e shkrepe po duhet me mendu se car vjen mrapa

  2. Robert says:

    Epiroti, kanuni eshte vertet nje rreth vicioz i cili per ne kohen kur ka dal ka qen ligji. Eshte arkaik ne kohet e sotme dhe shteti i sotem nuk ka me vend per kanun. Por meqe denim me vdekje nuk ka a mund ti ta pertypesh ti qe vrasesin e vellait, babit, xhaxhait ta nxjerri drejtesia pas disa vjetesh e te te beje karshillek. Une sjam nga veriu dhe as nuk jetoj ne Shqiperi por larg qofte nje gje e tille do me ndodhte ne familje do veproja sic veprojne ata. E ke ne bibel, kuran, torah ku te duash. Nje sy per nje sy, nje jete per nje jete. Edhe ne shume shtete te amerikes ky parim ndiqet por ketu vrasin vetem doracin. Nqs ne veri do mbahet besa qe u dha ne malesi te madhe qe kanuni te zeri vetem doracin atehere do jete sic thot Dorandi qe nqs ke byth shko e vrit por ska pse te mbyllet gjith fisi jot se ti vrare nje person per nje arsye a nje tjeter.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje