Topi: Zvarritja e gjyqit për Gërdecin, e papranueshme

15 Mars 2011, 10:28Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi, gjatë një takimi me drejtorin rajonal për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Daniel Fërn, ka folur edhe për tragjedinë e Gërdecit, që sot shënon tre vjetorin.

Presidenti është shprehur se zvarritja e procesit gjyqësor për të pandehurit e kësaj tragjedie është e papranueshmë dhe tashmë ka humbur besimin e qytetarëve tek drejtësia shqiptare.

“Presidenti Topi theksoi rolin e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, sidomos duke pasur parasysh tre vjetorin e tragjedisë së Gërdecit dhe zvarritjen e papranueshme të procesit gjyqësor të saj, në mënyrë që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet plotësisht besimi tek drejtësia”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lini një Përgjigje